Beselidhja e VjeterOsea: Ndëshkimi i idhujtarisë
- 1 Kur Efraimi merrte fjalën, shtinte tmerr; ishte princ ai në Izrael.Por me Baal u bë fajtore sharroi!
- 2 Edhe tani vazhdojnë të mëkatojnë:punojnë një vepër shkrirjeje, me argjend të vetme teknikë të vetën -disa idhuj!Vepër mjeshtrash e asgjë tjetër.Këtyre; i urdhërojnë; flijojuni!Edhe njerëzit puthin viçat!
- 3 Këndej do të jenëporsi reja e mëngjesit, porsi vesa para diellit, byk që era e humb nga lëmi, porsi tymi kur del prej oxhakut.Ndëshkimi i mosmirënjohjes
- 4 E pra, unë jam Zoti, Hyji yt, që prejdheut të Egjiptit, tjetër Hyj mos njih pos meje, shëlbues tjetër pos meje nuk ka.
- 5 Unë të ushqeva në shkretëtirë, në atë vend të thatë.
- 6 Në kullotë të mirë erdhën e u nginë, kur u nginë çuan kokëe prandaj edhe më harruan.
- 7 Kështu për ta luaneshë do të bëhem, si leopardi do t'u rri në pritë.
- 8 Do t'u sulem, si arusha, zogjsh grabitur, do t'ua shqyej gjoksin rreth zemrës, si luani në vend do t'i përlaj, egërsirat kortarë do t'i bëjnë.Mbarimi i mbretërisë
- 9 Unë po të shfarosë, o Izrael; kush është ai që mund të të ndihmojë?
- 10 E ku është tani ai mbreti ytqë të të shpëtojë në qytete të tua.E gjyqtarët e tu për të cilët the:'Më jep një mbret e disa princa'?
- 11 Ta jap mbretin në zemërimin time ta heq në zemërimin tim.Rrënimi i pashmangshëm
- 12 Lidhur mirë janë fajet e Efraimit, në vend të fshehtë ruhet mëkati i tij.
- 13 Dhimbjet e lindëses mbi të do të bien; do të jetë djalë që mend nuk ka, pse nuk del në kohë të vetnga kraharori i s'ëmës së vet.
- 14 Do t'i çliroj nga dora e Nëntokës?Vallë prej vdekjes t'i shpëtoj?Ku është, o vdekje, murtaja jote?Ku është, Nëntokë, murtaja jote?Dhimbja u fsheh prej syve të mi!
- 15 Ndërsa ai mes vëllezërish përparon, do të lëshohet era përcëlluese, era e Zotit prej shkretëtirës do të vijë, do t'ia thajë burimet, krojet do t'ia shterojë, do të rrëmbehet thesari, çdo enë e paçmueshme.