Beselidhja e VjeterOsea: Kthim i çiltër i Izraelit kah Hyji
- 1 Do ta paguajë Samariase u çua kundër Hyjit të vet:trimat do të bien prej shpatës, foshnjat do të bëhen kortarë, shtatzënave do t'u çahet barku!III. KTHIMI I IZRAELIT E PAMJE E MIRË PËR TË ARDHMENKthim i çiltër i Izraelit kah Hyji
- 2 Kthehu, o Izrael, te Zoti, Hyji yt, faji yt që more në thua!
- 3 Bëni gati fjalët e lutjesedhe kthehuni kah Zotie thoni: 'Na shlyej fajet, prano të mirën që mund të bëjmëe do të kushtojmë frytin e buzëve tona.
- 4 Asyria s'do të na shpëtojë, kalit në shpinë nuk do t'i hipimas s'do t'i thërrasim më 'Hyjnitë tona!'veprat e duarve tona, sepse në tybonjaku e gjen mëshirën.'
- 5 Do t'ua shëroj pabesnik'rinë, do t'i dua me bujari, sepse m'u largua zemërimi prej tyre.Vesë do të jem për Izraelin, porsi zambaku do të lulëzojë, si cedri në Liban do të lëshojë rrënjët.
- 6 Hapët e drejtë do t'i shtrijë gemat, bukurinë do të ketë të ullirit, era e tij erë e Libanit.
- 7 Do të vijnë të rrinë nën hijen time, do të bëjnë të përparojë gruri, porsi vreshti do të ngallisëverë të përmendur si vera e Libanit.
- 8 Efraimi ç'ka më me idhuj të përbashkët?Unë e vështroj e kujdesem për të.Unë si bredhi gjithmonë i blertë:prej meje të vjen fryti yt!Qortimi përfundues
- 9 Kush është i urtë, t'i marrë vesh këto, Kush është i mençur, do t'i dijë këto!Të drejta janë rrugët e Zotite të drejtët nëpër to ecin, ndërsa të këqijtë në to marrin në thua.