Beselidhja e VjeterOsea: Prishja e gjithmbarshme
- 1 Dëgjojeni fjalën e Zotit, bijtë e Izraelit, sepse Zoti është në gjyqme banorët e tokës:Sepse mbaroi besa, dashuri më s`ka, përmbi tokë s`ka më njohje të Zotit!
- 2 Mallkim e gënjeshtër, vrasje, vjedhjee pabesnikëri vërshuane gjaku gjakun e zë!
- 3 Këndej toka rënkon, banorët e saj po mekenbashkë me egërsirat e malit, me shpendët e qiellit, do të cofin madje edhe peshqit e detit!Kundër priftërinjve
- 4 Askush të mos paditë, askush të mos kundërshtojë, kundër teje, o prift, e hodha padinë!
- 5 Ti po marrakotesh ditën, natën po rrëzohet edhe profeti me ty:nënën tënde do ta shfaros!
- 6 Populli im po mbaron prej padijeje.Pse ti e përbuze dijen, do të të përbuz për priftërinë time, e pse e ke harruar Ligjin e Hyjit tënd, bijtë e tu edhe unë do t`i harroj.
- 7 Aq sa janë kundër meje;mëkatuan:nderin e tyre, në çnderim do ta kthej!
- 8 Ushqehen me mëkat të popullit tim, e për të mëkatuar shpirtin ua përkrahin.
- 9 Një fat do të kenë populli e prifti:do ta paguajnë sjelljen e vet, do të shpaguhen për veprat e veta!
- 10 Do të hanë, por nuk do të ngihen, do të fëlligështojnë, por nuk do të shtohen, sepse e lanë Zotinduke mos e nderuar.Nderimi i Izraelit është idhujtari e shfrenim
- 11 Fëlligështia, vera e pija lënë pa mend.
- 12 Një cungu druri i kërkon këshillë populli im, por përgjigjen po m`ia kthen shkopi!Ua mor mendtë shpirti i fëlligështisë, e lënë Hyjin për të bërë lavirësi!
- 13 Mojeve të maleve po flijojnë, majeve të kodrave kem djegin, nën qarr e plep edhe tërbjesh, sepse e mirë është hija e tyre!Këndej lavire u bënë bijat tuaja, rejat tuaja shkelin kurorën.
- 14 S`do t`ua ndëshkoj bijat për lavirësi, as rejat tuaja nëse e shkelin kurorën, pasi ata vetë po shkojnë me laviree bashkë me lavire në tempull po flijojnë:prej të pamendëve populli sharron!Qortim Judës e Izraelit
- 15 Nëse bën fëlligështi ti, o Izrael, së paku Juda të mos mëkatojë!Ruaj se shkoni në Galgalë, mos u ngjitni në Betaven, mos u përbeni me Zotin e gjallë!
- 16 Porsi lopa kryeneçe, Izraeli kryeneç u bë.A do të mund t`i kullotë Zotiporsi qengjat në vend të pathurur?
- 17 Me idhuj u lidh Efraimi, hiqu tij!
- 18 Kaloi në zdërhadhjet e tyre, bëri fëlligështi e fëlligështipor më shumë për vete bëriturpësi e fëlligështi.
- 19 I mbart era mbi krahët e vet, do të kenë turp për flitë e veta.