Beselidhja e VjeterOsea: e keqja e Samarisë
- 1 Ndërsa doja të shëroj Izraelin, doli në shesh fajësia e Efraimitedhe e keqja e Samarisë;gënjeshtra është vënë në veprim:brenda në shtëpi depërtojnë vjedhësit, përjashtë cubat bëjnë emnesë!
- 2 E ndër mend s`u shkon aspakse asnjë të keqe s`e harroj.Tani janë të rrethuar prej veprave të veta:ato qëndrojnë përpara meje.
- 3 Me të këqijat e tyre e gazmojnë mbretin, e princat me rrena të veta.
- 4 Të gjithë janë kurorëshkelës, janë në ngjasim të furrës së skuqur, kur bukëpjekësi pushon të përpushë zjarrin, pasi kllisë brumin ia hedhe pret derisa të brumoset mirë.
- 5 Ditën e mbretit tonëu sëmurën princat nga vapa e verëse ai të dehurve dorën ua shtrin.
- 6 Në synim pritash zemrën e bënë furrë, furia u kotet gjithë natën, në mëngjes ndizet porsi flaka e zjarrit.
- 7 Të gjithë janë ndezur flakë si furrae i përpijnë gjyqtarët e vet.Kështu të gjithë mbretërit e tyre sharruan e kush prej tyre s`mbeti të më thërrasë në ndihmë!Izraeli sharroi duke thirrur në ndihmë të huajt
- 8 Efraimi po përzihet me kombe, Efraimi u bë bukë ndore e pasjellë.
- 9 Të huajt ia hëngrën fuqinë e tije s`e di, kokën gjok thinjat ia bënëe s`kujtohet!
- 10 Krenaria e Izraelitkundër tij i bën dëshmi, e s`u kthyen te Zoti, Hyji i vet, me të gjitha këto as që e kërkojnë!
- 11 Efraimi u bë si pëllumbii pamend e i humbur:Egjiptin thërrasin, ikin në Asiri.
- 12 Por, posa ata të jenë nisur, rrjetën time mbi ta do ta shtrij, do t`i rrëzoj porsi shpendët e ajrit, një emnesë do të bëj mbi tasi u qe thënë, në mbledhjen e tyre.Mosmirënjohja e ndëshkimi i Izraelit
- 13 Vaj për ta që u larguan prej meje!Do të sharrojnë pse u çuan kundër meje!Vallë, thua vetë ata t`i shpërblej, duhet kundër meje ndërsa gënjeshtra hapin?
- 14 Në ndihmë nuk më thërrasin me gjithë zemër, por ulërijnë në shtrojat e veta;përgjaken në f`tyrë për drith e verëe peshë çohen kundër meje.
- 15 E unë krahun ua kisha forcuare ata të zeza djerrojnë kundër meje!
- 16 I kërkojnë ndihmë atij që s`mund të ndihmojë, janë bërë porsi harku i prishur.Krerët e tyre prej shpatës do të bien, për shkak të gjuhës së vet të pacipë:do të përqeshen në dheun e Egjiptit.