Beselidhja e VjeterOsea: Mjerimet e shpëguljes
- 1 Izrael, mos u gëzo, mos galdo si popujt e tjerë, sepse e le Zotin tënd për të lavirësuar, të pëlqeu shpagimi, mbi të gjitha lëmet e drithit.
- 2 Lëmi as tinari nuk do t'i ushqejnë, edhe vera në gënjeshtër do t'i lërë.
- 3 S'do të qëndrojnë në tokën e Zotit, Efraimi do të kthehet në Egjipt, në Asyri do të hajë ushqime të ndyta.
- 4 Zotit verë s'do t'i njomin më, flitë e tyre s'do t'i pëlqejnë më.Buka e tyre si buka e vajtorëve:kush ta hajë i papastër do të bëhet buka e tyre veç do t'u mbajë frymën -nuk do të hyjë në shtëpinë e Zotit.
- 5 Çfarë do të bëni në ditë të kremte, ditën e festimit të Zotit?
- 6 Ja, ikën para shfarosjes, Egjipti do t'i bashkojë, Memfisi do t'i varrosë:argjendin të lakmueshëm të tyre, hithrat do ta trashëgojnë, tendat do t'ua mbulojnë ferrat.Lajmërimi i ndëshkimit shkakton pëdjekjen e profetit
- 7 Arritën ditët e ndëshkimit, arritën ditët e shpagimit:le ta dijë Izraeli!'I marrë; bërtet; është profeti!E la mendja njeriun e frymëzuar!'Për fajësinë tënde të madhe, janë të shumta armiqësitë e tua.
- 8 Efraimi, populli i Hyjit tim, profetin po e spiunon; në të gjitha udhët i është vënë rrjeta, sulmohet der në Shtëpi të Hyjit të tij.
- 9 U prishën veç deri atyporsi në ditët e Gabaasë!S'i harron fajësitë e tyre:do t'i ndëshkojë mëkatet e tyre.Ndëshkimi i fajit në Beelfegor
- 10 Unë e gjeta Izraelin, porsi rrushin në shkretëtirësi kokrrat e para të fikut të lashtëetërit tuaj i pashë.Posa arritën në BeelfegorTurpësisë ia kushtuan vetenedhe u bënë të neveritshëmporsi ajo gjë që e dashuruan.
- 11 Si shpendi Efraimit do t'i ikë nderi:jo më lindje, shtatzani as ngjizje!
- 12 Po edhe nëse do të rrisin fëmijë, prej njerëzve do t'i shfarosë; po, oh po, mjerim për takur unë të heq dorë prej tyre!
- 13 Efraimi, me aq sa pashë, bijtë e vet i vuri shpend për gjah, Efraimi bijtë po i çon në therore!
- 14 'Jepu, o Zot! E çka t'u japësh?Barkun e shuar, gjinjtë e thatë!'Ndëshkimi i fajit të Galgalës
- 15 Tërë faji i tyre u dëftua në Galgalë, pikërisht atje i mora mëri.Për veprat e tyre të këqijado t'i dëboj nga shtëpia ime.S'do të vazhdoj unë më t'i dua; të parët e tyre të gjithë janë kryengritës.
- 16 Efraimi u godit, rrënjët iu thanë, kurrë nuk do të japë më fryte.Po edhe në qoftë se do të lindin fëmijë, do t'i vrasfrytet e dashura të kraharorit të tyre.
- 17 Hyji im do t'i përbuzë, sepe Atë nuk e dëgjuandhe do të enden nëpër kombe!