Beselidhja e VjeterJoeli: Gjykimi i popujve
- 1 Sepse, ja, ndër ato ditëe në atë kohë, kur ta përmirësoj fatine Judës e të Jerusalemit,
- 2 do t`i mbledh të gjithë popujte do t`i çoj në fushën e Jozafatit.Atje do të bëj gjyq me talidhur me popullin tim, Izraelin, pronën time, që i shpëdanë nëpër kombedhe e ndanë tokën time.
- 3 Mbi popullin tim hodhën short, i ndërruan djelmoshat me lavire, vajzat i shitën për verë e pinë!Paditje kundër fenicianëve e filistenjve
- 4 Çfarë mendoni në të vërtetë, të më bëni ju, Tir e Sidon, dhe mbarë krahinat e Filistesë? Pse, a thua doni të më hakmerreni? Po edhe nëse do të hakmerreni kundër meje, unë aspak pa u vonuar, hakmarrjen tuaj do ta sjell mbi kokën tuaj!
- 5 Sepse ju jeni ata që e morët argjendin tim, arin tim dhe i mbartët dhe i çuat gjërat e mia të çmueshme në tempujt tuaj,
- 6 ju që ua shitët bijtë e Judës e të Jerusalemit grekëve për t`i tretur sa më larg prej atdheut të tyre,
- 7 ja, pra, unë do t`i çoj nga vendi ku ju i shitët dhe hakmarrjen tuaj do ta kthej mbi kokën tuaj.
- 8 Do t`i shes bijtë tuaj e bijat tuaja me dorë të bijve të Judës. Do t`ua shesin sabenjve, një populli të largët. Sepse kështu ka folur Zoti.Grishja të mblidhen popujt
- 9 Shpalleni këtë ndër popuj:shenjtërohuni për luftë!Çoni në këmbë trimat!Le të vijnë, le të sulentë gjithë luftëtarët!
- 10 Ktheni plorët tuaj në shpata, drapërinjtë tuaj në heshta, le të thotë i ligshti:`Trim i fortë jam unë!`
- 11 Shpërtheni e ejani, të gjithë popujt e rrethitdhe këtu bashkohuni!Silli, o Zot, trimat e tu!
- 12 Le të çohen e le të ngjiten të gjitha kombetnë fushën e Jozafatit, sepse aty do të ulem të gjykojtë gjitha kombet përreth!
- 13 Në dorë meri drapërinjtë, sepse u poqën të korrat!Ejani e shtrydhni se shtrydhësi është plot:tinarët po ngufin e derdhen, kaq e madhe ështe e keqja e tyre!
- 14 Popuj, o popuj, në Luginën e Vendimit, sepse është afër Dita e Zotitnë Luginën e Vendimit!Dita e Zotit
- 15 U terratisën diell e hënë, yjet e humbën shkëlqimin e vet!
- 16 Ulërin Zoti nga Sioni, i jehon zëri nga Jerusalemi;dridhen qielli edhe toka!Për popull të vet strehim është Zoti, fortesë për bij të Izraelit!
- 17 Do ta dini se unë jam Zoti, Hyji juaj, që banoj në Sion, Malin tim të shenjtë!Vendi i shenjtë do të jetë Jerusalemi, n`për të s`do të kalojnë më të huajt!III. KOHA PARAJSORE E RIPËRTËRITJES SË IZRAELIT
- 18 Atë ditëmalet do të rigojnë musht, dhe me qumësht do të rrjedhin kodrat, të gjithë përrenjtë e Judësdo të rrjedhin ujë;prej Shtëpisë së Zotit do të dalë burimido ta ujitë luginën Setim.
- 19 Egjipti shkretëtirë do të bëhet, Idumeja e përzhitur dhe e djegurpër dhunë të bërë bijve të Judës, pse gjak të pafajshëm derdhën në tokë të tyre.
- 20 E Judeja përherë do të banohet, prej breznie në brezni Ruzalemi!
- 21 Gjakun e tyre do ta marr, s`do ta lë hupës t`u shkojë, në Sion Zoti do të banojë.