Beselidhja e VjeterLevitiku: Rregulloret plotësuese
- 1 Tashti, Nadabi e Abihui, bijtë eAronit, i morën kemoret e veta, qitën në to zjarr e, përmbi zjarr, temianin e kushtuan në praninë e Zotit zjarr të pashuguruar, që Zoti nuk ua kishte urdhëruar.
- 2 Por, prej pranisë së Zotit doli zjarri dhe i përpiu;e ata vdiqën të dy në praninë e Zotit.
- 3 Moisiu i tha Aronit: Ja, ç`do të thotë ajo që tha Zoti:`Në ata që më afrohen, dua të jem i shenjtëruar, dhe në sy të mbarë popullitdua të jem i lavdëruar`.Aroni s`bëri vër me gojë.B. Kufomat e mbartura jashtë
- 4 Moisiu i thirri Misaelin dhe Elsafanin, bijtë e Ozielit, ungjit të Aronit, e u tha: Shkoni e meri vëllezërit tuaj prej Shenjtërores dhe çoni jashtë zemërimiës.
- 5 Ata u afruan e menjëherë i morën ashtu siç ishin të veshur me këmishat e tyre e i qitën jashtë siç u qe urdhëruar.C. Rregulla të zisë të veçanta për priftërinj
- 6 Pastaj Moisiu i tha Aronit, Eleazarit e Itamarit, bijve të tij: Mos i shprishni flokët tuaj, as mos i shqyeni petkat që të mos vdisni e të mos e sillni hidhërimin mbi mbarë bashkësinë. Vëllezërit tuaj dhe mbarë Shtëpia e Izraelit le t`i qajnë ata që i dogji zjarri, të cilin e ndezi Zoti.
- 7 Mos u largoni e mos dilni jashtë derës së Tendës së takimit, ndryshe do të vdisni, sepse në ju është vaji i shugurimit të Zotit.Ata bënë gjithë si urdhëroi Moisiu.Ç. Ndalimi i përdorimit të verës
- 8 E Zoti i tha Aronit:
- 9 Verën e çdo pije që mund të dehë, mos e pi ti as bijtë e tu kur hyni në Tendën e takimit. Kështu nuk do të vdisni. Është ligj i përhershëm për ju brez pas brezi;
- 10 që të jeni në gjendje ta dalloni sendin e shuguruar prej të thjeshtit, të pastrin prej të papastrit
- 11 e t`ua mësoni bijve të Izraelit të gjithë ligjet e mi që Zoti ua dha nëpër Moisiun.D. Pjesa e priftërinjve prej flive
- 12 Atëherë Moisiu i tha Aronit dhe bijve të tij që mbetën gjallë, Eleazarit e Itamarit: Prej flisë kushtimore bimore meri sa tepron pasi të jenë bërë flitë e djegura në nder të Zotit, dhe hajeni të pabrume pranë lterit, sepse është gjë tejet e shenjtë.
- 13 Hajeni në vendin e shuguruar, sepse kjo është pjesa që të është dhënë ty dhe bijve të tu prej flive të djegura në nder të Zotit;kështu më qe dhënë urdhri.
- 14 Kurse gjoksin e flisë së lartësimit dhe shpatullën e flisë së ritit të ndihmesës hajeni në një vend të pastër ti e bijtë e tu e bijat e tua me ty, sepse këto janë ndihmesë dhënë ty e fëmijëve të tu prej flive të pajtimit të izraelitëve.
- 15 Shpatullën e gjoksin le ta sjellin bashkë me pjesët e dhjamit që do të digjen, që këto të kushtohen me ritin e lartësimit para Zotit; dhe janë pjesë që të përkasin ty dhe bijve të tu. Është ligj i përhershëm, siç urdhëroi Zoti.DH. Rregullore të veçanta lidhur me flitë e mëkatimit
- 16 Atëherë Moisiu kërkoi të dijë si u flijua cjapi i flisë së mëkatimit, mori vesh se e kishin djegur. U hidhërua në Eleazarin e Itamarin, bijtë e Aronit, që kishin mbetur gjallë, e tha:
- 17 Pse nuk e hëngrët flinë e mëkatimit në vendin e shuguruar? Ajo është gjë tejet e shenjtë dhe Zoti jua dha për t`ia hequr mëkatin bashkësisë e që të kryhet mbi të riti i zgjidhjes në praninë e Zotit,
- 18 sidomos pasi nuk është shpënë gjaku i saj brenda në Shenjtërore, është dashur ta kishit ngrënë në Shenjtërore, si më qe urdhëruar.
- 19 Aroni u përgjigj: Sot, ja, u kushtua flia e mëkatimit dhe flia e shkrumbimit e tyre para syve të Zotit. Por, ti po sheh se çka më ndodhi! Si munda ta ha e t`i pëlqeja Zotit?
- 20 Kur Moisiu i dëgjoi këto fjalë, e pranoi arsyetimin.