Beselidhja e VjeterLevitiku: Papastria seksuale:
- 1 Zoti foli me Moisiun e me Aronin e tha:
- 2 Thuajuni bijve të Izraelit: Kur ndonjë njeri të ketë derdhje prej vetes, kjo derdhje është e papastër.
- 3 Ja në çka qëndron kjo papastërti: nëse trupi i tij e lëshon këtë derdhje ose edhe nëse s`e lëshon: është i papastër.
- 4 Çdo shtrojë ku ai të shtrihet do të jetë e papastër dhe çdo gjë në të cilin të rrijë, do të jetë i papastër.
- 5 Çdo njeri që ta prekë shtratin e tij, ai duhet t`i lajë petkat e veta dhe ai vetë duhet të lahet me ujë e do të jetë deri në mbrëmje i papastër.
- 6 Nëse ulet në vend ku ai pati ndenjur, le t`i lajë petkat e veta e le të lahet vetë, e do të jetë deri në mbrëmje i papastër.
- 7 Kush ta prekë trupin e tij, le t`i lajë petkat e veta e le të lahet vetë me ujë e do të jetë deri në mbrëmje i papastër.
- 8 Nëse njeriu i tillë pështyn dikënd që është i pastër, ky le t`i lajë petkat e veta, le të lahet vetë në ujë e le të jetë deri në mbrëmje i papastër.
- 9 Çdo shalë mbi të cilën ka ndenjur, le të jetë e papastër.
- 10 Kushdo që ta prekë çdo gjë që ka qenë nën atë që vuan nga të derdhurit e farës, do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Ai që të mbartë ndonjë gjë prej këtyre, le ta lajë të veshmen e vet e le të lahet vet në ujë dhe le të jetë i papastër deri në mbrëmje.
- 11 Dhe secili, kë ta prekë me duar të palara ai që vuan nga të derdhurit e farës, le t`i lajë petkat e veta e le të lahet vetë me ujë dhe le të mbetet i papastër deri në mbrëmje.
- 12 Nëse e prek enën prej dheu, le të thehet, kurse ena e drurit, le të lahet me ujë.
- 13 Nëse shërohet ai që vuan na kjo sëmundje, atëherë le t`i numërojë shtatë ditë për pastrimin e vet e, pasi t`i ketë larë petkat e të jetë larë vetë në ujë të gjallë, le të jetë i pastër.
- 14 Të tetën ditë le t`i marrë dy turtuj ose dy pëllumba, le të vijë të paraqitet te Zoti te dera e Tendës së takimit e le t`ia japë ata priftit.
- 15 Prifti njërin le ta kushtojë fli mëkatimi e tjetrin fli shkrumbimi; prifti le të kryejë mbi të para Zotit ritin e zgjidhjes dhe i tilli do të pastrohet nga sëmundja e derdhjes.
- 16 Kur ndonjë njeri ka pasur të derdhurit e farës, le ta lajë me ujë krejt trupin e vet e le të mbesë i papastër deri në mbrëmje.
- 17 Petkun dhe lëkurën mbi të cilën ka rënë fara e derdhur, le ta lajë me ujë dhe le të mbetet e papastër deri në mbrëmje.
- 18 Kur burrë e grua të bien si burrë e grua, të dyve u duhet të lahen me ujë e janë të papastër deri në mbrëmje.B. E gruas
- 19 Gruaja që në krye të muajit vuan nga derdhja e gjakut, le të jetë shtatë ditë e papastër. Kushdo që ta prekë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
- 20 Në çkado të shtrihet ose të rrijë ndenjur ajo gjatë kohës së ndarjes, do të jetë e papastër.
- 21 Kush ta prekë shtrojën e saj, le t`i lajë petkat e veta dhe pasi të jetë larë edhe ai vetë, le të mbesë i papastër deri në mbrëmje.
- 22 Çdo ulëse mbi të cilën ajo të ketë ndenjur, kush ta prekë, le t`i lajë petkat e veta e le të lahet në ujë e do të jetë deri në mbrëmje i papastër.
- 23 Dhe kushdo të prekë shtrojën e çkado që ka qenë mbi shtrojën e saj ose mbi çdo gjë mbi të cilin ajo ka ndenjur, le të jetë i papastër deri në mbrëmje.
- 24 Ai njeri që të bjerë me të si burrë e grua në kohën e derdhjes mujore të gjakut, le të jetë i papastër për shtatë ditë, dhe çdo shtrojë në të cilën të flejë, le të jetë e papastër.
- 25 Gruaja që vuan për shumë ditë prej derdhjes së gjakut jo në kohën e pastrimit mujor ose nuk i pushon derdhja mujore e gjakut, derisa të vuajë nga kjo sëmundje, le të jetë e papastër si të ishte në derdhjen mujore të gjakut.
- 26 Çdo shtrojë në të cilën të flejë dhe send në të cilin të rrijë, le të jetë i papastër.
- 27 Kushdo t`i prekë ato, le të jetë i papastër; le t`i lajë petkat e veta dhe ai vetë le të lahet me ujë dhe le të mbetë i papastër deri në mbrëmje.
- 28 Nëse i ndalet gjaku dhe pushon së rrjedhuri, le t`i numërojë shtatë ditë e atëherë do të jetë e pastër.
- 29 Të tetën ditë le të marrë për vete dy turtuj ose dy pëllumba e le t`ia japë priftit te dera e Tendës së takimit.
- 30 Prifti njërin le ta kushtojë si fli mëkatimi, kurse tjetrin si fli shkrumbimi. Atëherë le ta kryejë mbi të ritin e zgjidhjes para Zotit për ndotjen e rrjedhjes së gjakut të saj.Përfundimi
- 31 Mësoni, pra, bijtë e Izraelit që t`i ruhen papastrisë, që të mos vdesin në ndotjet e veta duke e përdhosur Banesën time që është ndër ju.
- 32 Kjo është rregullore për njeriun që pëson nga sëmundja e derdhjes së farës dhe prej të cilit derdhet fara e bëhet i papastër,
- 33 dhe për gruan që është e papastër për shkak të derdhjes mujore të gjakut ose që vazhdon të derdhë gjak edhe më tutje, dhe për njeriun që fle me gruan e papastër.