Beselidhja e VjeterLevitiku: Dita e madhe e pajtimit
- 1 Zoti foli me Moisiun pasi vdiqën dy bijtë e Aronit, të cilët qenë vrarë kur u afruan në praninë e Zotit,
- 2 dhe i urdhëroi:Thuaj Aronit, vëllait tënd, të mos hyjë në çdo kohë në Shenjtërore që është pas tisit, para Pajtimores me të cilën mbulohet Arka, që të mos vdesë. Unë do të dëftohem në re përmbi Pajtimore.
- 3 Le të hyjë në këtë mënyrë: le të marrë një mëzat për fli për mëkat dhe një dash për fli shkrumbimi.
- 4 Le të veshë këmishën e shenjtëruar të linjtë, le t`i veshë edhe të linjtat e linjta, të ngjeshet me brez të linjtë e në kokë le të vërë kësulën e linjtë. Këto janë petkat e shuguruara që duhet t`i veshë të gjitha pasi të jetë larë me ujë.
- 5 Le të marrë prej bashkësisë së izraelitëve dy cjep për fli mëkatimi e një dash për fli shkrumbimi.
- 6 Pasi Aroni ta ketë kushtuar mëzatin fli për mëkat të vet e ta ketë kryer ritin e zgjidhjes për vete e për shtëpinë e vet,
- 7 le t`i vërë në praninë e Zotit dy cjeptë në hyrje të Tendës së takimit.
- 8 Atëherë Aroni le të qesë short mbi dy cjeptë: njërin short Për Zotin e shortin tjetër Për Azazelin.
- 9 Cjapin që me short t`i ketë rënë Zotit, le ta kushtojë fli mëkatimi,
- 10 kurse atë që me short do t`i bjerë Azazelit, le ta vërë të gjallë në praninë e Zotit për të kryer mbi të ritin e zgjidhjes e për t`ia shpënë Azazelit në shkretëtirë.
- 11 Le ta marrë, pra, Aroni mëzatin për fli mëkatimi e pasi ta ketë kryer ritin e zgjidhjes për vete e për shtëpinë e vet, le ta therë.
- 12 Le ta marrë kemoren, le ta mbushë me prush prej lterit që është në praninë e Zotit, le të marrë një parë grushta temjam të erëndshëm për kemim në praninë e Zotit e të hyjë përtej tisit në Shenjtërore.
- 13 Le ta qesë kemin e erëndshëm në zjarr në praninë e Zotit që reja e tymit të tij ta mbulojë Pajtimoren që është mbi Dëshminë.
- 14 Pastaj të marrë ca prej gjakut të mëzatit e me gisht të stërpikë shtatë herë përballë të Pajtimores.
- 15 Pasi ta ketë prerë capin fli për mëkat të popullit, le ta shtjerë gjakun e tij brenda tisit siç u urdhërua për gjakun e mëzatit për ta stërpikur Pajtimoren përballë.
- 16 Atëherë le ta kryejë ritin e zgjidhjes mbi Shenjtërore për papastritë, për padëgjesat e për të gjitha mëkatet e izraelitëve. Po kështu le të veprojë edhe për Tendën e takimit që është e ngrehur ndër ta, mes papastrisë të banimit të tyre.
- 17 Asnjë njeri të mos jetë në Tendën e takimit kur kryeprifti të hyjë në Shenjtërore për të bërë ritin e zgjidhjes për vete, për shtëpinë e vet e për mbarë bashkësinë e izraelitëve derisa ai të dalë.
- 18 Kur të ketë dalë te lteri që është para Zotit, le ta kryejë edhe mbi të ritin e zgjidhjes: le të marrë gjakun e mëzatit e të cjapit e le ta qesë mbi brirët e tij gjithkund përreth,
- 19 le ta stërpikë shtatë herë me gjak me gisht, le ta pastrojë prej papastrive të bijve të Izraelit e le ta shenjtërojë.
- 20 Pasi ta ketë kryer ritin e zgjidhjes të Shenjtërores, të Tendës së takimit e të lterit, atëherë ta sjellë cjapin e gjallë.
- 21 Atëherë Aroni le t`ia vërë të dy duart e veta mbi kokë cjapit, përmbi të le t`i rrëfejë të gjitha paudhësitë, fajet e mëkatet e bijve të Izraelit. Pasi t`i ketë shkarkuar kështu mbi kokën e cjapit, le ta çojë atë me anë të një njeriu të përshtatshëm në shkretëtirë.
- 22 Pasi cjapit t`ia ketë ngarkuar mbi vete të gjitha fajet e izraelitëve e ta ketë shpënë në vend të pabanuar e pasi të ketë qenë lëshuar në shkretëtirë,
- 23 atëherë le të hyjë Aroni në Tendën e takimit, le t`i heqë petkat e linjta, me të cilat u vesh më parë, kur hyri në Shenjtërore, le t`i lërë aty,
- 24 atëherë në vendin e shenjtë le ta lajë trupin e vet me ujë dhe le t`i veshë petkat e veta. Atëherë le të dalë për të kushtuar flinë e vet të shkrumbimit e të popullit, dhe le ta kryejë ritin e zgjidhjes për vete e për popull.
- 25 Dhjamin e flisë së mëkatimit le ta djegë mbi lter.
- 26 Kurse ai që e shpuri capin e lëshuar për Azazelin, le t`i lajë petkat e veta e trupin e vet me ujë e atëherë le të hyjë në zemërimië.
- 27 Kurse mëzatin e cjapin që qenë kushtuar fli të mëkatimit, gjaku i të cilëve qe shpënë në Shenjtërore që të kryhej riti i zgjidhjes, le t`i çojnë jashtë zemërimiës e le të digjen në zjarr lëkurat, mishi dhe uti i tyre.
- 28 Ai që t`i djegë le t`i lajë petkat e veta, le ta lajë trupin e vet me ujë e vetëm atëherë le të hyjë në zemërimië.
- 29 Ky ligj le të jetë për ju i pandryshueshëm: të shtatin muaj, të dhjetën ditë të muajit, agjëroni e mos bëni asnjë punë: as vendasi as i ardhuri që banon ndër ju.
- 30 Këtë ditë do të bëhet mbi ju riti i zgjidhjes me qëllim që të pastroheni. Ju do të jeni të pastër para Zotit prej të gjitha mëkateve tuaja.
- 31 Le të jetë për ju pushim shtunor, kur agjëroni. Ligj i përhershëm.
- 32 Ritin e zgjidhjes le ta kryejë prifti i shuguruar që ka qenë veshur me pushtet për të kryer shërbesën priftërore në vend t`et. Le të vishet me petkat e linjta të shuguruara
- 33 le ta kryejë ritin e zgjidhjes mbi Shenjtëroren tejet të shenjtë, Tendën e takimit, lterin, priftërinjtë, dhe mbarë bashkësinë e popullit.
- 34 Kështu le të jetë për ju ligj i përhershëm lidhur me ritin e zgjidhjes, një herë në vit, të gjitha mëkateve të bijve të Izraelit.E u bë si i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.