Beselidhja e VjeterLevitiku: Ndëshkimet
- 1 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 2 Thuaju kështu bijve të Izraelit: Ai njeri, prej bijve të Izraelit ose prej të ardhurve, që jeton në Izrael, i cili t`ia flijojë idhullit Molok ndonjë fëmijë të vet, le të vritet: populli i vendit le ta vrasë me gurë.
- 3 Edhe vetë do të sillem kundër këtij njeriu e do ta shfarosë prej popullit të vet pse ia dhuroi fëmijën e vetë Molokut, e fëlliqi Shenjtëroren time dhe e përdhosi emrin tim të shenjtë.
- 4 E nëse populli i atij vendi do t`i mbyllë sytë e vet për të mos e parë atë njeri që ia dhuron fëmijën e vet Molokut, e nuk e mbyt,
- 5 unë vetë do ta sjell fytyrën time kundër tij dhe kundër farefisit të tij, do ta mbys atë dhe të gjithë ata prej popullit të tij që ia miratuan të lavirësohet me Molokun.
- 6 Ai njeri që t`u sillet shortarëve dhe magjistarëve e të lavirësojë me ta, unë do të jem kundër tij dhe do ta zhduk nga gjiri i popullit të vet.
- 7 Shenjtërohuni dhe jini të shenjtë! Unë jam Zoti, Hyji juaj!B. Mëkatet kundër familjes
- 8 Mbani ligjet e mia dhe zbatoni ato: Unë jam Zoti që dua t`ju shenjtëroj.
- 9 Njeriu që e përbuz të atin dhe t`ëmën, le të vritet: ai e përbuz të atin e vet ose t`ëmën e vet: gjaku i tij u derdhtë mbi të.
- 10 Kush bën kurorëthyerje me gruan e një tjetri: njeriu që bën kurorëthyerje me gruan e të afërmit të vet: le të vritet kurorëthyesi dhe kurorëthyesja.
- 11 Kush të flejë me njerkën e vet dhe kështu e zbulon lakuriqësinë e t`et, le të vriten të dy: gjaku i tyre rëntë mbi ta.
- 12 Nëse ndokush fle me renë e vet, të dy le të ndëshkohen me vdekje: ata bëjnë gjaktrazim: gjaku i tyre rëntë mbi ta.
- 13 Nëse mashkulli bie me mashkull si bihet me femër, të dy bëjnë vepër të urryer: le të ndëshkohen me vdekje: gjaku i tyre rëntë mbi ta.
- 14 Ai që martohet me bijën dhe me nënën e saj, bën poshtërsi: le të digjet gjallë me to në zjarr: që ndër ju të mos ketë shëmti kaq të madhe.
- 15 Ai që mban marrëdhënie seksuale me kafshë, le të dënohet me vdekje! Vriteni edhe kafshën.
- 16 Gruaja që i afrohet cilësdo kafshë për t`u fëlliqur me të: vritie atë dhe atë: gjaku i tyre u derdhtë mbi to!
- 17 Kush të ketë marrë motrën e vet: bijën e t`et ose të s`ëmës e t`ia ketë parë lakuriqësinë e saj dhe ajo të atij: është vepër e turpshme: le të vriten në sytë e popullit të vet. Pasi e zbulon lakuriqësinë e motrës së vet: le t`i mbartë edhe rrjedhimet e fajësisë së vet.
- 18 Kush bie me grua, ndërsa ka rrjedhjen mujore dhe ia zbulon lakuriqësinë e saj;zbulon burimin e saj, po edhe ajo ia zbulon burimin e gjakut te vet;le të zhduket prej gjirit të popullit të vet.
- 19 Mos e zbulo lakuriqësinë e motrës së nënës sate as të motrës së babait tënd: kush bën gjë të tillë zbulon turpësinë e mishit të vet, le t`i mbartin edhe rrjedhimet e fajësisë së vet.
- 20 Kush bie me gruan e vëllait të t`et ose me gruan e vëllait të s`ëmës zbulon turpësinë e gjinisë së vet: të dy le t`i mbartin edhe rrjedhimet e mëkatit të vet: le t`u shuhet fara.
- 21 Kush merr gruan e vëllait të vet, është fëlliqësi, zbulon lakuriqësinë e vëllait të vet: le t`u humbasë fara.Porositë përfundimtare
- 22 Mbani të gjitha ligjet e mia e zbatoni urdhërimet e mia, që edhe ju të mos ju vjellë toka në të cilën do të hyni e do të banoni.
- 23 Mos jetoni sipas ligjeve të popujve që unë do t`i dëboj para jush. Ata i bënë të gjitha këto, e prandaj edhe më janë neveritur.
- 24 Kurse juve unë ju kam thënë: Ju do ta meri pronë tokën e tyre e unë do t`jua jap në trashëgim një tokë në të cilën rrjedh qumësht e mjaltë. Unë Zoti, Hyji juaj, që ju kam ndarë veçmas nga popujt e tjerë.
- 25 Dallojeni, pra, edhe ju kafshën e pastër prej të papastrës, shpendin e pastër prej shpendit të papastër, që të mos i fëlliqni shpirtrat tuaj me kafshë, me shpend e me çdo gjë që zvarrit përmbi tokë dhe që për ju i ndava veçmas si të papastra.
- 26 T`ju kem, pra, shenjtër, sepse i shenjtë jam unë Zoti dhe ju ndava veçmas prej popujve të tjerë që të jeni të mitë.
- 27 Njeriu ose gruaja që ka në vete shpirtin e shortisë ose të magjisë, le të ndëshkohet me vdekje: le të vriten me gurë: gjaku i tyre rëntë mbi ta!Shenjtëria e PriftërisëA. Priftërinjtë