Beselidhja e VjeterLevitiku: Vitet e shenjta
- 1 Në malin e Sinait Zoti foli me Moisiun e tha:
- 2 Fol me bijtë e Izraelit e thuaju:Kur të hyni në tokën që do t`jua jap unë, toka le ta shenjtërojë të shtunën në nder të Zotit.
- 3 Gjashtë vjet mbille arën tënde dhe gjashtë vjet kije vreshtin tënd dhe mblidhi frytet e saja;
- 4 porse të shtatin vit, edhe toka le ta ketë pushimin shtunor;krejt viti e shtunë në nder të Zotit: mos e mbill arën tënde as mos e kij vreshtin tënd!
- 5 Çfarë toka të prodhojë vetvetiu, mos e korr as mos e vil rrushin e vreshtit tënd të pakirë.
- 6 Ushqehuni me çka të japë vetvetiu toka gjatë vitit shtunor: ti, shërbëtori yt, shërbëtorja jote, mëditësi yt dhe shtegtari që banon ndër ju,
- 7 bagëtitë e tua dhe egërsirat që jetojnë në tokën tënde: le të ushqehen prej sa toka të prodhojë vetvetiu.Viti jubilar
- 8 Numërojini shtatë javë vitesh, d. m. th. shtatë herë shtatë, që të gjitha së bashku bëjnë dyzetë e nëntë vjet.
- 9 Atëherë bjerini trumbetës në muajin e shtatë, të dhjetën ditë të muajit, Ditën e shpërblimit, bini trumbetës anekënd vendit tuaj.
- 10 Të pesëdhjetin vjet shpalleni vit të shenjtë; kumtoni në mbarë vendin çlirimin e të gjithë banorëve. Ky le të jetë për ju jubile: le të kthehet secili në pronën e vet, le të kthehet secili në fisin e vet të mëparshëm.
- 11 I pesëdhjeti vit le të jetë për ju jubile: mos mbillni, mos kori çka të lind vetvetiu në arat dhe mos i vilni vreshtat e pakira,
- 12 sepse është jubileu, një gjë e shenjtë për ju. Hani çka të mbijë vetvetiu në ara.
- 13 Në këtë vit jubilar secili prej jush le të kthehet në pronën e vet.
- 14 Kur t`i shitësh ndonjë gjë të afërmit tënd ose të blesh ndonjë gjë prej tij, askush të mos e shfrytëzojë vëllanë e vet, por të blejë prej tij sipas numrit të vjetëve pas jubileut
- 15 dhe ai le të shesë sipas numrit të viteve të fryteve.
- 16 Sa më shumë vite të mbesin pas jubileut, ashtu të rritet edhe çmimi dhe sa më pak kohë të numërosh, aq më pak të kushtojë shitja: sepse i duhet të shesë kohën e fryteve.
- 17 Mos i shrytëzoni bashkatdhetarët tuaj, por druaje Hyjin tënd, sepse unë jam Zoti, Hyji juaj.Dorëzania hyjnore për vitin shtunor
- 18 Mbani urdhërimet e mia dhe urdhëresat, ruani dhe zbatoni që të mund të jetoni mbi tokë pa farë frike
- 19 e që toka t`ju prodhojë frytet e veta me të cilat të mund të ushqeheni e të ngiheni e që të mund të jetoni përmbi tokë pa frikën nga sulmi i askujt.
- 20 Por nëse do të thoni: `Çka do të hamë të shtatin vit, nëse nuk do të mbjellim e nuk do t`i mbledhim frytet tona`?
- 21 Unë do ta bekoj vitin e gjashtë dhe do të prodhojë frytet e tri vjetëve:
- 22 do të mbillni të tetin vjet e do të ushqeheni me frytet e vjetra deri të nëntin vit: derisa të mbërrijnë prodhimet e reja, do të ushqeheni me të vjetrat.Kthimi i pronësisë
- 23 Toka nuk mund të shitet për përgjithmonë, sepse është imja, kurse ju jeni tek unë vetëm të ardhur e pendarë.
- 24 Këndej, në mbarë vendin, ku do të keni pronë, do ta shisni me qyshke që toka të shpërblehet.
- 25 Nëse vëllai yt bie ngushtë e i duhet të shesë ndonjë pjesë të pronës së vet, le të vijë si shpërblyes i afërmi i tij dhe le ta shpërblejë atë që ka shitur ai.
- 26 Nëse nuk ka atë që mund ta shpëblejë dhe ai ia del ta fitojë çmimin për ta shpërblyer,
- 27 le t`i numërojë vitet prej kohës që e ka shitur dhe t`ia kthejë tepricën blerësit e kështu ta kthejë pronën e vet.
- 28 Nëse nuk i gjen mjetet për ta kthyer, toka le t`i mbesë blerësit deri në vitin e jubileut. Në vitin e jubileut çdo shitje le të kthehet tek i zoti, t`i kthehet atij që e ka pasur më parë.
- 29 Kush e shet shtëpinë brenda mureve të qytetit, mund ta shpërblejë derisa të mos mbushet viti i shitjes.
- 30 Nëse nuk e shpërblen e viti kalon, blerësi do ta ketë në posedim ai dhe pasardhësit e tij, brez pas brezi, dhe nuk do të mund të shpërblehet as në jubile.
- 31 Por, nëse shtëpia ndodhet në fshat, që nuk është i rrethuar me mure, le të shitet me të drejtat e arave: mund të shpërblehet dhe në jubile le t`i kthehet të zotit.
- 32 Shtëpitë e levitëve që gjenden në qytetet e pronës së tyre, mund të shpërblehen prej tyre në çdo kohë.
- 33 Nëse e shpërblen ndokush prej levitëve, shtëpitë dhe qyteti në jubile le të t`i kthehen pronarit, sepse shtëpitë e qytetit të levitëve mbahen ndër izraelitë për pronë të tyre.
- 34 Kurse kullotat rreth qyteteve të tyre nuk mund të shiten, sepse janë prona e tyre e përhershme.B. Lidhur me popullin: huazim dhe shpërblim
- 35 Nëse vëllai yt bie në skamje e nuk ka me se të shpaguhet me ty, pranoje si të huajin e shtegtarin e le të jetojë me ty.
- 36 Mos merr kamatë prej tij dhe as më shumë se i ke dhënë: druaje Hyjin tënd që të mund të jetojë vëllai yt te ti.
- 37 Paratë e tua mos ia jep me kamatë, dhe mos kërko më shumë se është e drejtë për ushqim që i jep.
- 38 Unë jam Zoti, Hyji juaj, që ju nxora nga dheu i Egjiptit për t`jua dhënë tokën e Kanaanit e për të qenë Hyji juaj.
- 39 Nëse vëllai yt i shtyrë prej skamjes të shitet ty, mos e detyro të të shërbejë si skllav,
- 40 por mbaje si rrogëtar e mëditës. Le të punojë te ti deri në vitin e jubileut
- 41 e atëherë le të dalë bashkë me fëmijët e tij e të kthehet në fisin e vet e në pronën e t`et.
- 42 Janë shërbëtorët e mi dhe unë i nxora nga dheu i Egjiptit: nuk bën të shiten si skllevër.
- 43 Mos u sill me të ashpër pse je më i zoti, por druaje Hyjin tënd.
- 44 Skllav e skllave mund të kesh prej popujve që janë përreth; prej popujve përreth bleni skllav e skllave.
- 45 Mund të bleni edhe prej të huajve që banojnë ndër ju e prej familjeve të tyre që janë ndër ju dhe që u lindën në vendin tuaj. Të tillët mund të bëhen prona juaj
- 46 dhe me të drejtën trashëgimore mund t`i kaloni në pasardhësit tuaj dhe mund t`i keni në pronë si skllevër përgjithmonë. Kurse kundrejt vëllezërve, izraelitëve, askush s`guxon të sillet keq.
- 47 Nëse u pasurua i huaji ose shtegtari ndër ju dhe vëllai juaj si i varfër iu shit atij ose kujtdo prej farës së tij,
- 48 mund të shpërblehet pasi të jetë shitur. Dikush prej vëllezërve të tij le ta shpërblejë
- 49 ja ungji, ja djali i ungjit ose kushdo prej farefisit. Po qe se edhe ai vetë mundet, le ta shpëblejë vetveten,
- 50 duke llogaritur me blerësin kohën që kur i është shitur deri në vitin e jubileut. Çmimi i shpërblimit të tij të jetë sipas vjetëve. Koha që e ka kaluar te pronari i tij le të vlerësohet si kohë e rrogëtarit.
- 51 Nëse janë shumë vjet që mbeten deri te jubileu, sipas këtyre vjetëve le t`i kthejë blerësit sipas çmimit të blerjes;
- 52 nëse janë pak, le t`i llogaritë me blerësin e le t`i kthejë për shpërblimin e vet sipas viteve të shpërblimit.
- 53 Kundrejt tij le të sillet sipas rregullave që vlejnë për rrogëtar që merret prej vitit në vit. Ndër sy të tu të mos sillet ashpër me të.
- 54 Nëse nuk mund të shpërblehet në këtë mënyrë, në vitin jubilar le të dalë ai e fëmijët e tij:
- 55 sepse bijtë e Izraelit janë shërbëtorët e mi. Unë i nxora nga dheu i Egjiptit. Unë Zoti, Hyji juaj.