Beselidhja e VjeterLevitiku: Disa raste të flisë për mëkat
- 1 Kur një njeri mëkaton pse nuk dëshmon pasi ta ketë dëgjuar formulën e përbetimit e ka mundur të jetë dëshmitar, pasi vetë ka parë ose ka qenë vënë në dijeni, e nuk shpall çka di, atëherë ai e mbart peshën e fajit të vet;
- 2 ose, kur një njeri, pa u kujtuar, prek ndonjë gjë të papastër qoftë ngordhësirë, egërsire, bagëtie shtëpiake, ose zvarraniku, atëherë ai bëhet i papastër dhe fajtor;
- 3 ose edhe prek, prapë me padije, ndonjë gjë të papastër të njeriut;çfarëdo fëlliqësie që e bën të papastër;atëherë, që kur vihet në dijeni, ai bëhet fajtor;
- 4 ose prapë, kur dikush, me padije, pa paramendim, bën ndonjë be, qoftë për të mirë e qoftë për të keq, në çdo rast kur një njeri mund të përbehet pa u menduar mirë;atëherë, si të vihet në dijeni për këtë gjë, bëhet fajtor.
- 5 Nëse, pra, ndokush bëhet fajtor në ndonjë, ndër këto raste, le ta rrëfejë fajin e vet,
- 6 e atëherë le ta sjellë, në emër të shpagimit në nder Zotit për mëkat që ka bërë, një femër prej bagëtive të imëta qengje ose edhe dhi si fli për mëkat; atëherë prifti do ta bëjë mbi të ritin e zgjidhjes për mëkatin e tij.Flia e mëkatimit të njeriut të thjeshtë të popullit /vazhdim/
- 7 Nëse ndokush nuk është në gjendje për shkak të skamjes të kushtojë një kokë bagëtie të imët, atëherë le t`i kushtojë Zotit për fajin e vet dy turtuj ose dy pëllumba: njërin si fli mëkatimi e tjetrin fli shkrumbimi.
- 8 Le t`ia japë ata priftit, i cili të parin ta kushtojë fli mëkatimit. T`ia përdredhë qafën, por të mos ia këputë kokën, por ajo të jetë e kapur me qafë;
- 9 me gjakun e tij të stërpikë anët e lterit, e aq sa tepron, le ta shtrydhë në rrëzë. Kjo është fli për mëkat.
- 10 Tjetrin le ta djegë fli shkrumbimi, ashtu si bëhet zakonisht. Atëherë prifti le të kryejë mbi të ritin e zgjidhjes për mëkatin që ka bërë, dhe ai do t`i falet.
- 11 Nëse nuk i ka ndoresh dy turtuj ose dy pëllumba, le të kushtojë për fajin e vet të dhjetën pjesë të efit miell të mirë si fli mëkatimi. Në të, të mos qesë vaj, as të mos vërë kem, sepse është fli mëkatimi.
- 12 Le t`ia japë priftit, e ky le ta mbushë plot grushtin me të si fli përkujtuese e le ta djegë në lter mbi flitë e shkrumbimit në nder të Zotit: kjo është fli mëkatimi.
- 13 Prifti kështu le ta kryejë mbi të ritin e zgjidhjes për mëkat që e ka bërë në cilindo rast prej të përmendurve më sipër, dhe Zoti do ta falë. Pjesa tjetër i takon priftit, si në kushtimin e flisë kushtimore bimore.Flia e shpërblimit
- 14 Zoti foli me Moisiun e i tha:
- 15 Kur ndokush mëkaton me padije, duke iu shmangur detyrës në të drejtat e shenjta të Zotit, i duhet të sjellë në emër të shpërblimit bërë Zotit një dash të patëmetë, të marrë nga bagëtitë e imëta, me vlerë të disa siklave të argjendtë sipas peshës së siklit të shenjtërores, për ta kushtuar si fli shpërblimi.
- 16 Dëmin që ka bërë le ta shpaguajë e le të shtojë edhe të pestën pjesë mbi të e t`ia japë priftit. Prifti atëherë le ta kryejë mbi të ritin e zgjidhjes me anë të flisë së shpërblimit duke kushtuar dashin, dhe mëkati do t`i falet.
- 17 Nëse ndokush mëkaton me padije e bën diçka që Zoti e ka ndaluar, është fajtor dhe le të përgjigjet për fajin e vet.
- 18 Le të sjellë te prifti një dash të patëmetë prej grigjës, sipas çmimit të vet, për fli shpërblimi e prifti do të kryejë mbi të ritin e zgjidhjes për mëkatin e bërë me padije, dhe ai do t`i falet:
- 19 është fli shpërblimi; njeriu kishte rënë në faj para Zotit.
- 20 Zoti i tha përsëri Moisiut:
- 21 Kur ndokush mëkaton e bën paudhësi ndaj Zotit duke gënjyer shokun lidhur me një gjë që i lihet ta ruajë, ose e shfrytëzon dhe i nxjerr ndonjë gjë me dredhi ose me dhunë;
- 22 ose gjen ndonjë gjë të humbur dhe e mohon, ose nëse bën dëshmi të rreme duke u betuar rrejshëm për çfarëdo mëkati që mund të bëjë njeriu;
- 23 nëse mëkaton e bëhet kështu përgjegjës, le të kthejë gjithçka që ka marrë me dhunë ose me dredhi, sendin që i është lënë ta ruajë, sendin që e ka gjetur
- 24 dhe krejt ato gjëra për të cilat bën be rrejshëm. Për më tepër le t`ia shtojë mbi dëm atij që ia ka bërë edhe një të pestën e vlerës ditën kur e kushton flinë e shpërblimit.
- 25 Në emër të shpërblimit ndaj Zotit, le të sjellë një dash prej grigjës, të pa të metë si të çmohet.
- 26 Kur prifti ta ketë bërë mbi të ritin e zgjidhjes para Zotit, do t`i falet çfarëdo që të ketë bërë për çka është fajtor.