Beselidhja e VjeterLevitiku: Priftëria dhe flitë
- 1 Zoti foli me Moisiun dhe i tha:
- 2 Urdhëroj Aronit e bijve të tij: Ky është riti i flisë së shkrumbimit: do të digjet në zjarr të lterit gjithë natën deri në mëngjes: zjarri i lterit do të rrijë ndezur në të vazhdimisht.
- 3 Prifti le të veshë këmishën e lirit dhe të veshë të linjtat, pastaj le të mbledhë hirin e yndyrsuar në çka zjarri e shndërron flinë e shkrumbimit në lter e atë ta qesë afër lterit.
- 4 Pastaj le t`i zhveshë ato petka e të veshë të tjera për ta shpënë hirin në një vend të pastër jashtë zemërimiës.
- 5 Zjarri në lter le të rrijë vazhdimisht i ndezur, të mos ndalet assesi. Zjarrin do ta mbajë prifti duke i vënë dru për çdo ditë në mëngjes dhe në to ta rendit flinë e shkrumbimit, e përmbi të le të djegë dhjamin e flive të pajtimit.
- 6 Në lter duhet të rrijë vazhdimisht zjarri i ndezur; të mos lihet assesi të shuhet.B. Flia kushtimore bimore
- 7 Ky është riti për flinë kushtimore bimore:le ta kushtojnë bijtë e Aronit në praninë e Zotit e pranë lterit:
- 8 prifti le të marrë prej saj një grusht më të mirit miell që është i njomur me vaj dhe të marrë tërë kemin që është i vënë mbi miell: le ta djegë atë në lter si fli përkujtuese, erë të mirë në nder të Zotit,
- 9 e tepricën, në trajtë të bukëve të pabrume, le ta hanë Aroni e bijtë e tij në vend të shenjtë; le ta hanë në tremën e Tendës së takimit.
- 10 Prandaj, të mos piqet me brumë, sepse ua dhashë atyre si pjesë prej ushqimeve që digjen në nderin tim e unë ua jap atyre;pjesë shumë e shenjtë, pikërisht si fli për mëkat e flia e shpërblimit.
- 11 Vetëm meshkujt që rrjedhin prej bijve të Aronit mund ta hanë. Kjo është një rregullore e përhershme brez pas brezit ndër ju, pjesa që u takon prej ushqimeve që digjen në nder të Zotit; kushdo që t`i prekë ato, do të jetë i shenjtëruar.
- 12 Zoti foli përsëri me Moisiun e i tha:
- 13 Ky është kusht që do t`ia kushtojnë Zotit Aroni e bijtë e tij ditën e shugurimit të tyre: le të kushtojnë të dhjetën pjesë të efit më të mirit miell si fli të përhershme: gjysmën e saj në mëngjes e gjysmën tjetër në mbrëmje.
- 14 Le të përgatitet në fultere me vaj. Sille të nxehtë dhe të ndarë në pjesë të vogla e kushtoja Zotit për erë të këndshme si fli kushtimore bimore.
- 15 Ai ndër bijtë e tij që do ta trashëgojë si prift i shuguruar me lyerje le ta bëjë këtë. Ligj i përhershëm: e krejt le të digjet në nder të Zotit.
- 16 Çdo fli e kushtuar prej priftit, duhet të digjet krejtësisht; prej saj s`guxohet të hahet gjë.C. Flia e mëkatimit
- 17 Zoti i tha përsëri Moisiut:
- 18 Thuaj Aronit e bijve të tij: Ky është riti i flisë së mëkatimit le të theret edhe kjo, në praninë e Zotit aty ku theret flia e shkrumbimit: është gjë shumë e shenjtë.
- 19 Prifti që e paraqet këtë fli, le ta hajë në vendin e shuguruar, në tremen e Tendës së takimit.
- 20 Çkado që të prekë, mishrat e saj, do të jetë e shuguruar; nëse stërpiket petku me gjakun e saj, le të lahet në vendin e shuguruar.
- 21 Ena e dheut, në të cilën qe zier, le të thyhet, por në qoftë se është e bronztë, le të fërkohet mirë e le të lahet me ujë.
- 22 Çdo mashkull i gjakut të priftërinjve mund të hajë prej mishit të kësaj flie;është gjë tejet e shenjtë;
- 23 kurse asnjë fli e kushtuar për mëkat, prej të cilës gjaku çohet në Tendën e takimit për ritin e zgjidhjes në Shenjtërore, të mos hahet, por le të shkrumbohet në zjarr.Ç. Flia e shpërblimit