Beselidhja e VjeterAmosi: Moabi
- 1 Kështu thotë Zoti:Për tri keqbërjet e Moabite për katërs`do ta kthej prapa vendimin:Pse i dogji eshtrat e mbretit të Edomitderisa ia bëri hi,
- 2 do ta çoj zjarrin në Moab, do t`ia përpijë Kariotit pallatet, do të mbarojë në kryengritje Moabi, në britma lufte, në zë të borisë!
- 3 Do të bëj të zhduket prej tij gjyqtari, do t`i vras me të të gjithë të parët e tij!, është fjala e Zotit.Juda
- 4 Kështu thotë Zoti:Për tri keqbërjet e Judëse për katërs`do ta kthej prapa vendimin:pse e lanë Ligjin e Zotite s`ia mbajtën urdhërimet mendjen ua morën idhujt e tyre -pas të cilëve u shkuan etërit:
- 5 do ta çoj zjarrin në Jude, Jerusalemit t`ia përpijë pallatet!Izraeli
- 6 Kështu thotë Zoti:Për tri keqbërje të Izraelite për katërs`do ta kthej prapa vendimin:pse e shitën për argjend të drejtine skamnorin për një palë sandale,
- 7 pse shkelin mbi kokë të skamnorëveporsi mbi pluhurin e tokës, e bëjnë të lënë udhën njerëzit e vegjël, pse djalë e babë flejnë me të njëjtën vajzë, për ta dhunuar emrin tim të shenjtë;
- 8 pse mbi petka peng të marrashtrihen përbri të çdo lteri, e pinë verën marrë për dënimnë shtëpinë e Hyjit të vet.
- 9 Para tyre unë e kishashfarosur Amorreuntë gjatë si cedrat për lartësitë fortë si lisat për fuqi:ua zhduka në ta frutatedhe rrënjët për nën ta.
- 10 Unë ju nxora nga dheu i Egjiptitu priva nëpër shkretëtirërngjatë dyzet vjetëvepër të pronësuar dheun e Amorreut.
- 11 Ngrita profetë prej bijve tuaje nazirenj prej të rinjve tuaj.Pse a s`është kështu, bij të Izraelit?, është fjala e Zotit.
- 12 I bëtë përdhunë verë të pinë nazirenjtëe profetëve u urdhëruat:`Mos profetizoni!`
- 13 Mirë, pra, përtokë do t`ju shtrydhsiç shtrydh qerrjame sanë e ngarkuar;
- 14 i shpejti s`do të mund të ikë, të fortit gjë s`do t`i vlejë fuqia, s`do ta shpëtojë veten i fuqishmi;
- 15 shigjetari s`do të mund të qëndrojë, këmbëshpejti nuk do të shpëtojë, kalorësi s`do të shpëtojë jetën
- 16 më zemraku ndër trima trimashlakuriq atë ditë do të ikë! thotë Zotynë.