Beselidhja e VjeterAmosi: Zgjedhje e ndëshkime
- 1 Dëgjojeni këtë fjalë që Zoti e tha nëlidhje me ju, bijtë e Izraelit, dhe në lidhje me të gjitha vëllazëritë, që i nxora nga dheu i Egjiptit. Thotë:
- 2 Vetëm juve ju zgjodhanga të gjitha fiset e tokës, prandaj do t`ju ndëshkojpër të gjitha fajësitë tuaja.S`mund t`i qëndrohet thirrjes profetike
- 3 A udhëtojnë, vallë, dy vetë së bashkupo qe se nuk bien në përkim?
- 4 Vallë, ulërin në pyll luanipo qe se pre nuk ka?Lëshon zë luanthi në strofullnë qoftë se zënë nuk ka asgjë?
- 5 A thua bie shpendi në tokënë qoftë se hedhur s`i është laku?A thua shkrehet nga toka kurthipara se të ketë zënë ndonjë gjë?
- 6 Bie boria, vallë, në qytete populli nuk kushtrimohet?Fatkeqësi thua vjen në qytetqë shkaktuar të mos jetë prej Zotit?
- 7 Zoti Hyj në të vërtetë gjë s`bën pa ua pasur zbuluar syniminshërbëtorëve të vet, profetëve.
- 8 Ulërin luani, kush nuk trembet?Foli Zoti Perëndi:kush të mos profetizojë?Samaria e prishur do të mbarojë
- 9 Lajmëroni në pallate të Asyrisëe në pallate të dheut të Egjiptit;thoni: `Mblidhuni në male të Samarisë!`Vëreni ç`pshtjellime janë në të, sa të dhunuar në gjirin e saj!
- 10 Nuk dinë të veprojnë me drejtësi thotë Zoti, grumbullojnë në pallate të vetadhunë rrëmbime!
- 11 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj:Armiku do të rrethojë vendin;do të thyhet fuqia jote, pre do të bëhen pallatet e tua!
- 12 Kështu thotë Zoti:Si i nxjerr bariu nga goja e luanitdy kërcinj o një copë veshi, kështu do të shpëtojnë bijtë e Izraelitqë banojnë në Samarinë kënd të shtratite në shtrojë të Damaskut.Kundër Betelit e godinave të bukura
- 13 Dëgjoni e dëshmoni shtëpisë së Jakobit thotë Zoti, Hyji i Ushtrive
- 14 Ditën kur unë t`i ndëshkojkeqbërjet e Izraelit, do të ndëshkoj atë e lterët e Betelit, do të këputen brirët e lterit, për tokë do të bien.
- 15 Do ta rrënoj shtëpinë e dimërimitbashkë me shtëpinë e verimit, do të shemben shtëpitë e fildishta, do të zhduken shtëpitë e mëdha!, është fjala e Zotit.Kundër grave të Samarisë