Beselidhja e VjeterAmosi: Zoti Hyj u përbetua
- 1 Dëgjojeni këtë fjalë, o ju lopët e Basanit, që jeni në mal të Samarisë, që të ligshtët i shtypni, që i mundoni varfanjakët, që u thoni burrave tuaj:`Na sill të pimë!`
- 2 Zoti Hyj u përbetuanë shenjtërinë e vet:Ja, dita juve ju erdhi, kur do t`ju ngulin në heshtëe pasardhësit tuaj me fuzhnjën,
- 3 njëra pas tjetrës do të dilnin`për birucae do të flakeni në Armon!, është fjala e Zotit.Iluzionet e Izraelit, mospendimi e ndëshkimi
- 4 Shkoni në Betel e mëkatoni, në Galgalë e mëkatoni më shumë!Në mëngjes herët kushtoni flitë, krye tri ditësh të dhjetat tuaja!
- 5 Flinë e lavdit kushtojeni me brumë, shpallni kushte vullnetare botërisht, pse kështu ju ka ëndje, bij të Izraelit! është fjala e Zotit Hyj!
- 6 E, pra, dhëmbë për dhëmbë vetë ju lashënë të gjitha qytetet tuaja, e pa bukë në të gjithë fshatrat tuaj, megjithatë tek unë s`u kthyet!, thotë Zoti !
- 7 Tre muaj para korrjesshi s`ju çova;lashë të bjerë shi në një qytet, por jo në tjetrin:njëra pjesë lagej me shi, kurse tjetra, pse shi s`i çova, bëhej shkrumb!
- 8 Dy;tri qytete atëherëvraponin në një qytetpër të pirë ujë, por s`mund të ngiheshin;megjithatë tek unë s`u kthyet!, është fjala e Zotit.
- 9 Ju godita me erë përcëlluese e mekllogjër;begatinë e kopshteve e të vreshtave, të fiqve e të ullishtave tuajae hëngri vemja, por ju tek unë s`u kthyet!, është fjala e Zotit.
- 10 Kundër jush çova murtajën, si dikur kundër Egjiptit;të rinjtë tuaj me shpatë i preva, kuajt tuaj bëheshin pre.Hundët jua zurame qelbësirën e fushimit tuaj, por ju tek unë s`u kthyet!, është fjala e Zotit.
- 11 Ju shpartallovasikur Hyji i shpartalloiSodomën e Gomorrëne u bëtëporsi cungu i nxjerrë nga zjarri, por ju tek unë s`u kthyet!, është fjala e Zotit.
- 12 Prandaj, kështu do të sillem me ty, Izrael!Pasi kështu duhet të të bëj ty, bëhu gati, o Izrael, t`i dalësh përballë Hyjit tënd!Këngë lavdi
- 13 Sepse ja:Ai që trajtën u jep maleve, Ai që erërat i krijon, që njeriut ia zbulon synimet, që krijon agim e terr, që ecën mbi lartësitë e tokëse ka Emrin Zoti Hyji i Ushtrive!