Beselidhja e VjeterAmosi: Kundër sigurisë së rreme të të mëdhenjve
- 1 Vaj për ata që janë të qetë në Sion, që janë të sigurt në mal të Samarisë, që janë paria e më të parit komb, kah të cilët shkon shtëpia e Izraelit!
- 2 Kaloni në Kalane e shikoni, prej andej shkoni në Ematin e madh, zbritni pastaj në Get të palestinëve.A më të mirë se këto mbretëri ju jeni?Vendi i tyre më i madh se i juaji?
- 3 Të shtyni mendoni Ditën e mjerimite afroni mbretërinë e dhunës!
- 4 Fjetur në shtretër asht elefanti, sa gjerë gjatë të shtrirë në shtroja të veta, hanë qengjat e njomë të grigjëse viça të zgjedhur të lorisë;
- 5 me psalter të përcjellë këndojnë, shpikin vegla muzikoresi Davidi,
- 6 e pinë verë me gota të mëdhae lyhen me vajëra të zgjedhure për rrënimin e Jozefitnuk kujdesohen!
- 7 Prandaj tani në mërgim do të shkojnë, mu në krye të t`gjithë mërgimtarëve, do të pushojë shoqëria e të shfrenuarve!Ndëshkimi do të jetë i tmerrshëm
- 8 Me kokë të vet u përbe Zoti Hyj! është fjalë e Zotit Hyj të Ushtrive:E urrej krenarinë e Jakobit, i urrej pallatet e tij, do të dorëzoj qytetin me çka ka.
- 9 Nëse do të shpëtojnë dhjetë vetë në një shtëpi, edhe ata do të vdesin.
- 10 Do ta marrë i afërmi i vetpër t`i qitur jashtë eshtrat nga shtëpiae do t`i djegë.Do t`i thotë atij në fund të shtëpisë:A ka më ndonjë te ti?Ai do të përgjigjet: Nuk ka më!Ky do të shtojë: Hesht!S`mbeti kush të kujtojë emrin e Zotit!
- 11 Ja, Zoti po urdhëron, shtëpinë e madhe rrënojë do ta bëjshtëpinë e vogël do ta kthej në thërrime.
- 12 A vrapojnë, vallë, qetës kuajt, a lëvrohet deti me qe, që ju të drejtën e kthyet në helme frytin e drejtësisë në mendër?
- 13 Ata gëzohen për Lodabarine thonë: Kaaimin a s`e morëms`e pushtuam me forcën tonë!
- 14 Ja, pra, populli i Izraelit, unë do të ngre kundër jush thotë Zoti, Hyji i Ushtrive;një popull, e do t`ju shtypin që nga hyrja e Ematitderi në përroin e Arabës!