Beselidhja e VjeterAmosi: Vegimi i pestë: rrënimi i Shenjtërores
- 1 E pashë Zotin:mbi lter rrinte e tha: Godite majën e shtyllës, pragjet le të dridhen;thërmojua të gjithëve kokat, n`shpatë do ta pres atë që do të të shpëtojë!Asnjë prej tyre s`do t`ia dalë të ikë, kurjë prej tyre s`do të shpëtojë!
- 2 Në depërtofshin edhe në fund të ferrit, prej andej do t`i nxjerrë dora ime!Po edhe në qiell në qoftë se ngjiten, prej andej do t`i plandos!
- 3 E në u fshehshin në majën e Karmelit, do t`i gjej e do t`i kap;e nëse prej syve të mi do të fshihennë fund të detit, do t`i urdhëroj Gjarpritatje t`i hajë!
- 4 Nëse në skllavëri shkojnë para armiqve të vet, do t`i urdhëroj shpatës t`i presë, sytë e mi nuk do t`ua ndajjo për të mirë, por për të keqe të tyre.Këngë lavdi
- 5 Edhe Zoti Hyji i Ushtrive...E prek tokën e ajo lëkundet, e gjithë gjindja mbulohet në zi;toka ngrihet mbarë porsi lumi, bie porsi lumi i Egjiptit.
- 6 Ndenjësen e vet në qiell e ndërton, si kupë qiellin e vë mbi tokë, u urdhëron ujërave të detite i shpëdan mbi sipërfaqe të tokës, Zot Ai emrin e ka!S`ka tagër të veçantë Izraeli
- 7 Pse a s`jeni për mua, bij të Izraelit, porsi bijtë e etiopasve?, thotë Zoti!Pse, a s`bëra të dalë Izraelinga dheu i Egjiptit, porsi filistenjtë nga Kaftoridhe syrianët nga dheu Cir?
- 8 Ja, sytë e Zotit Hyjjanë të drejtuar mbi mbretërinë e mëkatit!Do ta zhdukë prej faqes së dheut.Do të sharrojnë vetëm mëkatarëtMegjithatë, s`do ta zhdukështëpinë e Jakobit krejtësisht është fjala e Zotit.
- 9 Ja, pra, unë do të urdhërojtë tundet, mes kombesh, Izraeli, sikur gruri tundet në shoshë, një guralec për tokë nuk bie.
- 10 Prej shpatës do të bientë gjithë mëkatarët e pop`llit tim, të gjithë që thonë: E keqja s`do të na afrohet, s`do të bjerë mbi ne!IV. PERSPEKTIVË RIPËRTËRITJEJE E FRYTSHMËRI PARAJSORE
- 11 Po atë ditë, do ta ngre kasollën e Daviditqë u rrëzua, do t`i ndreq plasjet e saj, e çka u rrëzua në të, do ta ndërtoj, do ta ndreq si në ditë të dikurshme,
- 12 me qëllim që të pushtojnëtepricën e Edomitdhe të gjitha kombetmbi të cilat u thirr emri im thotë Zoti që i zbaton këto.
- 13 Ja, po vijnë ditët, thotë Zoti, kur lavërtari do ta zërë korrtarine shtrydhësi i rrushit farëhedhësin:musht do të pikojnë malete do të rrjedhin të gjitha kodrat!
- 14 Do t`i kthej të treturit në skllavëritë popullit tim Izraelit;do t`i rindërtojnë qytetet e rrënuarae në to do të banojnë, do të mbëltojnë vreshtae do ta pijnë verën e tyre, do të punojnë kopshtete do t`i hanë prodhimet e tyre.
- 15 Do t`i ngulit në truallin e tyre, e s`do të shpëgulen mënga toka e tyreqë ua dhurova!, është fjala e Zoti