Beselidhja e VjeterAmosi: Vegimi i pestë: rrënimi i Shenjtërores
- 1 E pashë Zotin:mbi lter rrinte e tha: Godite majën e shtyllës, pragjet le të dridhen; thërmojua të gjithëve kokat, n'shpatë do ta pres atë që do të të shpëtojë!Asnjë prej tyre s'do t'ia dalë të ikë, kurjë prej tyre s'do të shpëtojë!
- 2 Në depërtofshin edhe në fund të ferrit, prej andej do t'i nxjerrë dora ime!Po edhe në qiell në qoftë se ngjiten, prej andej do t'i plandos!
- 3 E në u fshehshin në majën e Karmelit, do t'i gjej e do t'i kap; e nëse prej syve të mi do të fshihennë fund të detit, do t'i urdhëroj Gjarpritatje t'i hajë!
- 4 Nëse në skllavëri shkojnë para armiqve të vet, do t'i urdhëroj shpatës t'i presë, sytë e mi nuk do t'ua ndajjo për të mirë, por për të keqe të tyre.Këngë lavdi
- 5 Edhe Zoti Hyji i Ushtrive...E prek tokën e ajo lëkundet, e gjithë gjindja mbulohet në zi; toka ngrihet mbarë porsi lumi, bie porsi lumi i Egjiptit.
- 6 Ndenjësen e vet në qiell e ndërton, si kupë qiellin e vë mbi tokë, u urdhëron ujërave të detite i shpëdan mbi sipërfaqe të tokës, Zot Ai emrin e ka!S'ka tagër të veçantë Izraeli
- 7 Pse a s'jeni për mua, bij të Izraelit, porsi bijtë e etiopasve?, thotë Zoti!Pse, a s'bëra të dalë Izraelinga dheu i Egjiptit, porsi filistenjtë nga Kaftoridhe syrianët nga dheu Cir?
- 8 Ja, sytë e Zotit Hyjjanë të drejtuar mbi mbretërinë e mëkatit!Do ta zhdukë prej faqes së dheut.Do të sharrojnë vetëm mëkatarëtMegjithatë, s'do ta zhdukështëpinë e Jakobit krejtësisht është fjala e Zotit.
- 9 Ja, pra, unë do të urdhërojtë tundet, mes kombesh, Izraeli, sikur gruri tundet në shoshë, një guralec për tokë nuk bie.
- 10 Prej shpatës do të bientë gjithë mëkatarët e pop'llit tim, të gjithë që thonë: E keqja s'do të na afrohet, s'do të bjerë mbi ne!IV. PERSPEKTIVË RIPËRTËRITJEJE E FRYTSHMËRI PARAJSORE
- 11 Po atë ditë, do ta ngre kasollën e Daviditqë u rrëzua, do t'i ndreq plasjet e saj, e çka u rrëzua në të, do ta ndërtoj, do ta ndreq si në ditë të dikurshme,
- 12 me qëllim që të pushtojnëtepricën e Edomitdhe të gjitha kombetmbi të cilat u thirr emri im thotë Zoti që i zbaton këto.
- 13 Ja, po vijnë ditët, thotë Zoti, kur lavërtari do ta zërë korrtarine shtrydhësi i rrushit farëhedhësin:musht do të pikojnë malete do të rrjedhin të gjitha kodrat!
- 14 Do t'i kthej të treturit në skllavëritë popullit tim Izraelit; do t'i rindërtojnë qytetet e rrënuarae në to do të banojnë, do të mbëltojnë vreshtae do ta pijnë verën e tyre, do të punojnë kopshtete do t'i hanë prodhimet e tyre.
- 15 Do t'i ngulit në truallin e tyre, e s'do të shpëgulen mënga toka e tyreqë ua dhurova!, është fjala e Zoti