Beselidhja e VjeterJona: Kthimi i Ninivës e falja hyjnore
- 1 Fjala e Zotit i qe drejtuar Jonës të dytën herë. I tha:
- 2 Çohu, shko në qytetin e madh të Ninivës e kumtoju sa do të të them unë!
- 3 Jona u ngrit e shkoi në Ninivë sipas urdhrit të Zotit.E Niniva ishte qytet tepër i madh: për ta përshkuar kërkoheshin tri ditë udhë!
- 4 Jona kaloi nëpër qytet një ditë udhë. Predikoi kështu: Edhe dyzet ditë e Niniva do të rroposet!
- 5 Ninivasit besuan në Hyjin. Shpallën agjërim e u veshën me grathore prej më të madhit e deri në më të voglin.
- 6 I arriti lajmi edhe mbretit të Ninivës. U çua nga froni i vet, i hoqi petkat e veta, u vesh me thes e u ul në pluhur.
- 7 Atëherë shpallën në Ninivë me urdhër të mbretit e të të mëdhenjve të tij: Njerëz e kafshë, të mëdha e të imëta, të mos kërkojnë gjë me gojë, as të mos kullotin, as ujë të mos pinë.
- 8 Njerëz e kafshë le të mbulohen me thasë e Hyji le të thirret në ndihmë me të gjitha fuqitë. Secili njeri le të kthehet nga sjellja e vet e mbrapshtë e nga dhuna që bën.
- 9 Kush e di: ndoshta Hyji ndërron mendimin, ka mëshirë e fal, e flak zemërimit e vet e nuk sharrojmë.
- 10 Hyji i pa veprat e tyre: kishin hequr dorë nga sjellja e tyre e keqe. Kështu Hyjit i erdhi keq për të keqen, me të cilën i kishte kërcënuar se do t`ua çojë dhe nuk ua çoi.