Beselidhja e VjeterMikea: Kundër shfrytëzuesve
- 1 I lakmojnë arat, me dhunë i marrin; u lakmojnë shtëpive, i rrëmbejnë!shtypin njeriun e shtëpinë e tij, pronarin e pronën e tij!
- 2 Prandaj Zoti thotë kështu:Ja, kësaj pjelle ia mendoj të keqen, të cilës qafën s'do të mund t'ia hiqni, s'do të ecni më kryelartë, se do të jetë kohë shumë e keqe.
- 3 Po atë ditëpërrallë do të bëheni, do të këndohet mbi ju vajtimie do të thuhet:Sharruam! U shkretuam!U mor prona e popullit tim, askush s'ia kthen:ndër të pafe ndahen krahinat tona!Prandaj askush s'do të mbesëqë të ngrehë për ty konopine shortit në mbledhjen e Zotit.Profeti që ndjell zi
- 4 Mos profetizoni! Le të përjargen!Për këto gjëra të mos profetojnë!-S'do të bjerë turpi mbi ne!
- 5 Pse a e mallkuar është shtëpia e Jakobit?Vallë, mori fund duresa e Zotit?E tillë është mënyra e veprimit të tij?A s'janë të mira fjalët e tij me atë që në drejtësi ecën?
- 6 Jeni ju që vetiu ngriheniarmiq kundër popullit tim.Atij që lahiks'kai meri këmishën; ata që në qetësi udhëtojnëbëhen porsi robër lufte!Gratë e popullit tim i dëboninga shtëpitë e kënaqjes së tyre; fëmijëve të tyre ua meristolinë e përhershme timen.
- 7 Ngrihuni e ikni, sepse këtu qetësi s'do të keni!Për shkak të ndyrësisë do të sharronime sharrimin që është më i keqi.Po të ishte njeri që e shtyt era, e të fliste rrena:'Do të të profetizojëpër verë e pije dehëse', ky do të ishte vegues për këtë popull!Premtime për ripërtëritjePo, tok do të mbledh krejtësisht, o Jakob, në një do t'i mbledh Tepricat e Izraelit!Do t'i bashkoj si grigjën në vathë, porsi gjedhët në mes të kullosës, do të jehojë zhurma prej shumicës sënjerëzve!
- 8 Para tyre do të ngjitet duke u hapur rrugën; do të shpërthejnë, do të hyjnë për deree do të dalin; mbreti i tyre do kalojë para tyre, Zoti do të jetë në krye të tyre.