Beselidhja e VjeterMikea: Mbretëria e ardhshme e Zotit në Sion
- 2 do të shkojnë me nxitim shumë popuje do të thonë: Ejanitë ngjitemi në Malin e Zotit, në Shtëpinë e Hyjit të Jakobit, për të na i mësuar udhët e vetaqë t`i ndjekim shtigjet e tij!Sepse Ligji vjen nga Sioni, fjala e Zotit nga Jerusalemi.Ai do të gjykojë ndërmjet shumë popujve, do t`i shqyrtojë popujt e fuqishëmderi në vendet më të largëta.Shpatat e veta do t`i kthejnë në palla, në drapërinj heshtat e veta.Një popull kundër tjetrit shpatën s`do ta nxjerrë, s`do ta mësojnë më mjeshtrinë e luftimit!
- 4 Secili do të pushojë nën hardhinë e vet, nën hijen e fikut të vet:askush nuk do t`u shtjerë më frikë, sepse kështu ka thënë goja e Zotit të Ushtrive.
- 5 Sepse të gjithë popujt ecin, secili në emër të zotit të vet, kurse ne ecim në emër të Zotit, Hyjit tonë tani e përgjithmonë e jetës!Mbledhja në Sion e grigjës së shpëdarëPo atë ditë;është fjala e Zotit -do t`u bashkoj çalamanët, edhe atë që e dëbova, do ta sjell, po edhe atë që e ndëshkova.
- 7 Me grigjë tani të çalë do të përftoj Tepricën, popull të fortë me atë që hoq aq keq! Përmbi ta do të sundojë Zoti në Malin Siontani e përgjithmonë e jetës!E ti, o Kulla e Grigjës, ti, Kodra e Bijës së Sionit, te ti do të vijë, do të arrijëpavarësia e dikurshme, mbretëria e bi`së së Jerusalemit.Rrethimi, mërgimi e çlirimi i SionitPërse tani lëshon klithma të mëdha?Pse, a mbret në ty nuk ka, a mbaroi këshilltari yt, që të pushtoi dhembjasi dhembjet e lindëses?
- 10 Vuaj e mundohu porsi ajo që lind, Bija e Sionit, se të duhet ta lëshosh qytetine të qëndrosh në fushë të larë, duhet të shkosh në Babilon!Atje do të fitosh çlirimin, atje Zoti do të të shpërblejëprej dorës së armiqve të tu.Popujt e fshirë në lëmëE tani, shumë kombe janë bashkuar kundër teje.Ato thonë: Të përdhunohet, mbi Sionin të kënaqet syri ynë!
- 12 Por ata s`janë në gjendje të njohinsendërgjimet e Tenzot, s`e kuptuan këshillin e tijse i bashkoi si duaj në lëmë!
- 13 Çohu e shij, Bija e Sionit, brirët e tu do t`i bëj të hekurt, thundrat e tua prej tumbakut:do të shtypësh popuj të panumërt!Prenë e tyre do t`ia kushtosh Zotit, kamjen e tyre Zotit të mbarë tokës!Poshtërim e lavdi e dinastisë së DaviditTani gërvishtu, o bija e vragës!Sepse të ngujuar jemi në rrethim;me thupër mollëzën godisintë gjykatësit të Izraelit.