Beselidhja e VjeterMikea: Padrejtësi e gjithmbarshme
- 1 Njeriu i mirë, u zhduk nga vendi, njeri të drejtë më ndër njerëz s'ka!Të gjithë vënë prita gjak për të derdhur, vëllai vëllanë me rrjetë e gjuan!
- 2 Për të bërë keq duart i kanë gati:princi kërkesat i shton, rngjykon gjykatësi sipas dhuratës, vetë shkruan e vetë vulos i madhi:vaj për ta që e shtrembërojnë të drejtën!
- 3 Më i miri ndër ta është ferrë, më i drejti si ferrëkuqja.Erdhi dita e rojeve të tua, ndëshkimi yt:tani është poshtërimi i tyre!Mos kini në mikun besim, në të afërmin shpresë mos kini; para asaj që të fle në gjiruaju se e hap gojën!
- 4 Sepse biri të atin e shan, bija çohet kundër s'ëmës, reja çohet kundër vjehrrit:armiqtë e njeriutshtëpiakët e tij!
- 5 Kurse unë sytë i drejtoj te Zoti, shpresoj në Hyjin Shëlbuesin tim; Hyji im do të ma dëgjojë lutjen!IV. SHPRESATSioni nën të sharat e armikesMos m'u kënaq, armikja ime, pse jam rrëzuar, prapë do të çohem, ndërsa ende rri në errësirë, Zoti është drita ime!
- 6 Do ta duroj zem'rimin e Zotitsepse kam mëkatuar kundër tijderi të gjykojë çështjen timee të më japë të drejtën.E di se do të më nxjerrë në dritë, do ta shoh drejtësinë e tij!
- 7 Kur të më shohë armikja ime, turpi atë do ta mbulojë, atë që për mua thotë:'Ku është Zoti Hyji yt?'Sytë e mi do të kënaqen në të.Sepse ajo do të shqelmohetsi shqelmohet balta rrugës!Profeci për ripërtëritje
- 8 Po vijnë ditët të rindërtohen muret e tua; kufijtë e tu atë ditë do të zgjerohen!
- 9 Po atë ditë te ti do të vijnëprej Asyrisë deri në Egjipt, prej Egjiptit deri në Lumë, prej detit e deri në det, prej malit e deri në mal!
- 10 Toka në shkretëtirë do të kthehetpër shkak të banorëve të vet, si rrjedhojë e veprave të tyre.Lutja kundër popujve
- 11 Kullote popullin tënd nën kërrabën tënde, grigjën e trashëgimit tënd, banorët e vetmuar pyjeve, në mes të kopshteve.Kullotshin Basan e Galaadsi dikur!
- 12 Porsi në ditët e daljes sate nga Egjipti, na dëfto vepra të mrekullueshme!
- 13 Do të shohin popujte do të mbesin të turpëruarsa të pushtetshme që të jenë, gojës së vet do t'ia vënë dorën, veshët do t'u shurdhojnë.
- 14 Do të lëpijnë pluhurin porsi gjarpri, porsi zvarranikët e tokës.Duke u dridhur do të dalin nga shtëpitë e veta drejt Zotit Hyjit tonë -do të të druajnë e prej teje do të tremben.Lutje e thekshme për falje
- 15 Cili Hyj është porsi tiqë shlyen fajin, që fal mëkatinTepricës së trashëgimit tënd, që hidhërim s'mban për gjithmonëpse kënaqet kur mund të përdëllejë?!
- 16 Do të kthehet, do të na përdëllejë, fajësitë tona do t'i shkelë, do t'i flakë në fund të detittë gjitha mëkatet tona.
- 17 Do t'ia dhurosh besën Jakobite Abrahamit hirin tëndsi iu përbetove etërve tanëqë prej ditëve moti të kaluara!