Beselidhja e VjeterSofonia: Kundër drejtuesve të kombit
- 1 Vaj për ty, qytet kryengritës, i papastër e i dhunshëm!
- 2 S`e dëgjoi thirrjen, s`pranoi qortimin!Në Zotin nuk pati besim, Hyjit të vet nuk iu afrua!
- 3 Mes tij princat e tijluanë ulëritës;rngjykatësit bishë shkretëtireqë asht s`ruajnë për mëngjes!
- 4 Profetët e tij fjalëmëdhenj, njerëz rrenacakë!Priftërinjtë e tij dhunojnë Shenjtëroren, dhunë i bëjnë Ligjit!
- 5 Në mes të tij i drejtë është Zoti, s`bën paudhësi;çdo mëngjes e dëfton të drejtën, porsi dritën që kurrë s`mungon.Por i paudhi s`di ç`është turpi!Mësimi i kombeve
- 6 I shkallmova popujt, i rrënova pirgjet e tyre, i shkretova udhët e tyre:askush nëpër to s`kalon!Ua shova të gjitha qytetet, kështu që s`mbeti asnjë banues!
- 7 Mendova: Tani do të më duash, do të ma pranosh mësimin!S`do të zhduken prej syve të tyrendëshkimet që unë ua solla!Por jo! Shpejtuan t`i prishintë gjitha veprimet e veta!
- 8 Prandaj, më prit ku je! është fjala e Zotit -ditën kur të ngrihem paditës, sepse vendosa të bashkoj popujttok t`i mbledh mbretëritë, që ta zbraz mbi ta zemërimin, tërë hidhërimin e zemërimit tim:në flakadanin e zellit timdo të përpihet toka mbarë!IV. PREMTIMETKthimi i popujve paganë
- 9 Atëherë popujve do t`ua bëj buzët e pastërta, që të gjithë të thërrasin emrin e Zotite krahakrahas t`i shërbejnë!
- 10 Prej përtej lumenjve të Etiopisë, që prej andej të devotëshmit e mi, bijtë e të treturve të mi, dhuratë do të më sjellin!Teprica e përvuajtur e Izraelit
- 11 Po atë ditë turp më s`do të keshpër asgjë që ke vepruarduke u ngritur kundër meje, sepse atëherë prej teje do të largojfjalëmëdhenjtë, krenarët e tu, e s`do të vazhdosh më të krenoheshpërmbi Malin tim të shenjtë!
- 12 Do të bëj në mjedisin tënd të qëndrojëpopulli i përvuajtur e i varfër!Në emër të Zotit do të kërkojë strehimTeprica e Izraelit.
- 13 Paudhësi nuk do të bëjnë më, rrena më nuk do të thonë, në gojë të tyre s`do të gjendet mërngjuhë gënjyese!Por do të kullosin e do të mrizojnëpa pasur kush t`i shqetësojë!Psalme gëzimi për Sionin
- 14 Këndo hareshëm, bija e Sionit, thuaja gëzueshëm këngës, o Izrael!Gëzo e galdo me gjithë zemër, ti, bija e Jerusalemit!
- 15 E tërhoq Zoti dënimin tënd, i shpëdau larg armiqtë e tu.Mbret i Izraelit është Zoti mes teje, s`ke pse më ta druash të keqen!
- 16 Jerusalemit atë ditë do t`i thuhet:Frikë aspak mos ki, Sion, assesi të mos mpaken duart!
- 17 Në mesin tënd është Zoti Hyji yt, trim mbi trima Shpëtimtar!Do të galdojë për ty hareshëm, i përmalluar nga dashuria, do të kërcejë për ty me gëzim
- 18 porsi në ditë feste.Kthimi i të shpëgulurveDo ta tres prej teje fatkeqësinëqë kurrë më të mos jesh poshtëruar.
- 19 Ja, unë vetë do t`ua tres farëntë gjithë atyre që të kanë pëdjekur.Në atë kohë do ta shpëtoj çalamanin, do ta sjell të humburën.Do t`u jap nder e emër të madhnë çdo vend ku qenë poshtëruar.
- 20 Po në atë kohë unë do t`ju kthej, po në atë kohë do t`ju bashkoj, do t`ju jap zë të madh e ndernë sy të mbarë popujve të tokës, kur ta kryej ripërtëritjen tuaj thotë Zoti;po në sytë tuaj!