Beselidhja e VjeterZakaria: Besnikëri ndaj Zotit
- 1 Kërkojeni prej Zotit shiunnë kohën e shirave të vona.Zoti është ai që i bën vetëtimat, ai u jep shi me rrëshekë, secilit bar në arë të vet.
- 2 Terafimët kallëzojnë punë të kota, kurse dijetarët shohin rrena, gënjeshtra tregojnë ëndrrat, japin ngushëllim të rremë, prandaj enden si bagëtia, heqin keq pse s'kanë bari.Çlirimi dhe kthimi i Izraelit
- 3 Kundër barinjsh jam zemëruar, rëndë cjeptë do t'i ndëshkoj!Patjetër Zoti i Ushtrivedo t'i vijë në pasi grigjës së vet, shtëpisë së Judës.Do t'i bëjë të jenëporsi kali i nderit të tij në luftë!
- 4 Prej tij do të dalë Guri i këndit, prej tij Shtyllaku, prej tij i luftës harku, prej tij të gjithë prijësit!Së bashku
- 5 do të jenë trima trimashqë në luftë shklasin si në baltë të rrugës.Do të luftojnë pse Zoti është me ta, të marruar do të mbesin ata që në kuaj hipin!
- 6 Të fortë do ta bëj shtëpinë e Judës, do ta shpëtoj shtëpinë e Jozefit, Do t'i kthej sepse më dhembsene do të jenë sikur kurrë të mos i kisha përbuzur:unë Zoti, Hyji i tyre, do t'i dëgjoj!
- 7 Efraimët do të jenë trima, si nga vera do t'u gëzohet zemra, do të shohin të bijtë e do të gëzohen, zemra e tyre do të gazmojë në Zotin.
- 8 Do të fërshëllej e do të bashkohen, sepse vetë i kam shpërblyer, do të jenë shumë si më parë ç'ishin!
- 9 Do t'i mbjell nëpër popuj, por dhe larg mua do të më kujtojnë:fëmijë do të rritin e do të kthehen.
- 10 Do t'i kthej prej dheut të Egjiptit, do t'i mbledh prej Asyrisë, do t'i kthej në dhe të Galaadite në Libandhe për ta s'do të ketë mjaft vend!
- 11 Do të kalojnë Detin e Ngushtë, sepse do t'i godasë valët e detit, do të teren thellësitë e lumit.Do të përulet krenaria e Asyrisë, Egjiptit do t'i merret skeptri.
- 12 Do t'i bëj të fortë në Zotin do të lëvdohen në emër të tij është fjala e Zotit.