Beselidhja e VjeterZakaria: Çlirimi dhe ripërtëritja e Jerusalemit
- 1 Profeci.Fjala e Zotit për Izraelin e për Judën. Profeci e Zotit, i cili e shtriu qiellin, e themeloi tokën dhe që e ka trajtuar shpirtin e njeriut brenda në të:
- 2 Ja, unë do ta bëj Jerusalemin kupë dehëse për të gjithë popujt përreth. Kjo do të ndodhë në rrethimin e Jerusalemit.
- 3 Do të ndodhë: atë ditë do ta bëj Jerusalemin gur për ta mbartur të gjithë popujt. Të gjithë ata që do ta mbartin në krah do të lëndohen rëndë dhe do të bashkohen rreth tij të gjitha kombet e tokës.
- 4 Atë ditë;është fjala e Zotit;do t`i godas me tmerr të gjithë kuajt e kalorësit e tyre me çmendje. Mbi shtëpinë e Judës do t`i hap mirë sytë e mi, kurse çdo kalë të popujve do ta godas me verbësi.
- 5 Atëherë krerët e Judës do të thonë në zemrën e vet: Fuqia e banorëve të Jerusalemit është në Zotin e Ushtrive, Hyjin e tyre.
- 6 Atë ditë do t`i bëj prijësit e Judës prushore të ndezur në turrë drush, vravashkë të ndezur përmbi sanë. Do t`i përpijnë djathtas e majtas të gjithë popujt përreth e Jerusalemi do të banohet përsëri në vendin e vet.
- 7 Zoti do t`i shpëtojë njëherë tendat e Judës, që të mos t`i rritet mendja shtëpisë së Davidit dhe banorëve të Jerusalemit kundrejt Judës.
- 8 Atë ditë Zoti do t`i mbrojë banorët e Jerusalemit: më i dobëti prej tyre atë ditë do të jetë si Davidi, kurse shtëpia e Davidit, porsi Hyji, porsi engjëlli i Zotit para tyre!
- 9 Do të ndodhë: atë ditë do të kërkoj t`i zhduk të gjitha kombet që do të vijnë kundër Jerusalemit.
- 10 Mbi shtëpinë e Davidit e mbi banorët e Jerusalemit do ta ndikoj shpirtin e hirit e të lutjes, e ata do t`i drejtojnë sytë kah unë. Do ta vajtojnë atë që e shporuan siç vajtohet djali i dëshirit, do të gjëmojnë mbi të siç bëhet gjëma mbi djalin e parëlindur.
- 11 Atë ditë do të jetë gjëmë e madhe në Jerusalem sikurse vaji i Adadremonit, në fushën e Magedos.
- 12 Mbarë vendi do të bëjë gjëmë, secila familje veçmas:Familja e shtëpisë së Davidit veçmase gratë e tyre veçmas;familja e shtëpisë së Natanit veçmase gratë e tyre veçmas;
- 13 familja e shtëpisë së Levit veçmase gratë e tyre veçmas;familja e Semejit veçmase gratë e tyre veçmas;
- 14 të gjitha familjet e tjera, çdo familje veçmase gratë e tyre veçmas.