Beselidhja e VjeterZakaria: Vegimi i gjashtë: libri që fluturon
- 1 U solla, i çova sytë dhe pashë: ja, një libër po fluturonte!
- 2 Ai më pyeti: Çka sheh? Unë i përgjigja: Po shoh një libër që fluturon. Gjatësia e tij njëzet kute e gjerësia dhjetë kute.
- 3 Ai më tha: Ky është Mallkimi që po del mbi mbarë tokën. Çdo vjedhës do të dëbohet prej këndej porsi ky libër e edhe çdo njeri që përbetohet rrejshëm do të dëbohet prej këndej porsi ai libër!
- 4 Unë e nis atë e ai do të shkojë në shtëpinë e vjedhësit e të atij që bën be rrejshëm në emër tim;thotë Zoti i Ushtrive-; do të zërë vend në shtëpi të tij dhe do ta përlajë atë me lëndë e me gurë!Vegimi i shtatë: gruaja në efë
- 5 Engjëlli që fliste me mua, doli e më tha: Çoj, po të lutem, sytë e shiko. Çka është kjo që po del?
- 6 Unë i thashë: Çfarë është? Ai m`u përgjigj: Ja, po del efa! Dhe shtoi: Kjo është fajësia e tyre mbi mbarë sipërfaqen e tokës.
- 7 Dhe, ja, u çel kapaku plumbi dhe, ja, u duk një grua që rrinte në efë!
- 8 Ai më tha: Kjo është vetë prapësia! E hodhi në efë dhe në grykë të saj ia qiti kapakun e plumbit.
- 9 Unë i çova sytë e mi e pashë dhe, ja, u dukën dy gra! Në krahët e tyre frynte era e krahët i kishin porsi skifteri. Ato e ngritën efën ndërmjet qiellit e tokës.
- 10 Unë i thashë engjëllit që fliste me mua: Ku po e çojnë efën?
- 11 Ai m`u përgjigj: Po shkojnë t`i ndërtojnë një tempull në Senaar. Kur ta kenë ndërtuar do t`ia punojnë bazamentin në të cilën do ta vendojnë.