Beselidhja e VjeterZakaria: Pyetje lidhur me agjërim
- 1 Në vitin e katërt të mbretit Dari, në ditën e katërt të muajit të nëntë që është Kasleu, i qe drejtuar fjala e Zotit Zakarisë.
- 2 Beteli kishte dërguar Sarasarin e Regemmelekun e disa burra që ishin me të për t`iu lutur fytyrës së Zotit e
- 3 për t`i pyetur priftërinjtë e Tempullit të Zotit të Ushtrive e profetët: A duhet unë të mbaj zi e të agjëroj në muajin e pestë, siç po bëj tash sa vjet?Kthim në të kaluarën e kombit
- 4 Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit të Ushtrive:
- 5 Thuaj mbarë popullit të vendit e priftërinjve: Kur ju agjëroshit dhe qanit në të pestin e në të shtatin muaj gjatë këtyre shtatëdhjetë vjetëve a me të vërtetë agjëronit për dashuri ndaj meje?
- 6 Edhe kur hanit e pinit, a thua s` hanit e nuk pinit për vetvete?
- 7 Pse a nuk është ky vështrimi i fjalëve që i ka shpallur Zoti me anë të profetëve të mëparshëm , kur ende Jerusalemi banohej e ishte në paqe me qytetet që e rrethojnë, kur ende ishte i banuar Nagebi bashkë me Sefelën?
- 8 Fjala e Zotit i qe drejtuar Zakarisë:
- 9 Kështu thotë Zoti i Ushtrive: Gjykoni gjyq të drejtë e kini dhimbje e dhembshuri njëri për tjetrin.
- 10 Mos e shfrytëzoni vejushën, bonjakun, ardhacakun e skamnorin dhe mos ia mendoni të keqen në zemrën tuaj asnjëri vëllait të vet.
- 11 Por, ata nuk deshën të jenë të kujdesshëm. Si kryengritës e sollën shpinën dhe i rënduan veshët e vet që të mos dëgjojnë.
- 12 Diamant e bënë zemrën e vet të fortë për të mos i dëgjuar Ligjin e urdhrat që ua dërgoi Zoti i Ushtrive me shpirtin e vet nëpër profetët e mëparshëm. Atëherë flakë u ndez zemërimi i Zotit të Ushtrive.
- 13 Atëherë ndodhi kështu: sikurse kur Ai i thërriste e ata nuk e dëgjuan, kështu edhe këta do ta thërrasin e unë nuk do t`i dëgjoj;është fjala e Zotit të Ushtrive.
- 14 Unë i treta ndër të gjitha ato kombe që nuk i njihnin. Toka mbeti shkretë pas tyre sa që askush nuk përshkohej nëpër të as nuk kthehej. Tokën veç ashtu të dëshirueshme e shndërruan në vend të shkretë.