Beselidhja e VjeterZakaria: Toka e re
- 1 Profeci.Toka e reFjala e Zotit është në dheun Hadrak, në Damask e ka pushimin, sepse Zotit i përket syri i Aramitpikërisht porsi fiset e Izraelit.
- 2 Edhe Emati është në kufijtë e tij, Tiri edhe Sidoni, urtia e të cilit është e madhe.
- 3 Tiri ndërtoi fortesën e vet, bashkoi argjend porsi pluhurdhe ar porsi baltën e rrugëve.
- 4 Ja, Zoti po e merr për pronëe në det do ta hedhë fuqinë e tij, kurse atë do ta rrëmbejë zjarri.
- 5 Do të shohë Askaloni e do të trembet, në dhimbje të mëdha do të përdridhet Gaza, edhe Akaroni sepse në rrenë e la shpresa.Do të mbarojë mbreti i Gazës, Askaloni do të mbesë pa banorë.
- 6 Bastardhat do të banojnë në Azot, do ta zhdukë krenarinë e filistenjve.
- 7 Prej gojës do t`ia heq gjakun, iritë e tija do t`ia nxjerr prej dhëmbësh.Edhe ai do të jetë Tepricë për Hyjin tonë, do të jetë porsi një prijës në Judë, Akaroni porsi Jebuseu.
- 8 Si mur mbrojtës do ta rrethoj Shtëpinë timekundër atyre që vijnë e shkojnë, tagrambledhës s`do të kalojë n`për të, sepse tanie shikoj me sy të mi.Mesia
- 9 Gëzo me gjithë shpirt, Bija e Sionit, galdo, Bija e Jerusalemit!ja, mbreti yt, po vjen te ti:është i drejtë e Shpëtimtar, por i përvuajtur e në shpinë të gomarit, në shpinë të gaçit, zogut të gomarit!
- 10 Nga Efraimi do ta zhdukë karrocën, kalin nga Jerusalemi.Do të copëtohet harku i luftës.Kombeve do t`u shpallë paqen.Sundimi i tij prej detit në detprej Lumit në skajet e tokës!Rivendosja e Izraelit
- 11 Edhe ty, në saje të gjakut të Besëlidhjes sate, do t`i nxjerr nga liqeni që s`ka ujë të burgosurit e tu!
- 12 Kthehuni në qytezë, o të burgosur plot me shpresë, sepse sot unë vetë po e shpall:dyfish do të të shpaguaj!
- 13 Sepse e ngreha Judën porsi harkun, e armatosa me Efraimin:po i çoi në këmbë bijtë e tu, Sion, kundër bijve të tu, Greqi, shpatë heroi ty do të bëj!
- 14 Përmbi ta Zoti do të duket, vetëtimë shigjeta e tij do të jetë!Zoti Hyj do t`i bjerë trompetës, hap e pash n`për thellimin e jugut!
- 15 Do t`i mbrojë Zoti i Ushtrive, do t`i përpijnë, do t`i shqelmojnë gurët e bahes, do të pinë gjak, si me verë do të dehen, do të mbushen si kupat, si brirët e lterit.
- 16 Zoti, Hyji i tyre, atë ditëdo t`i shpëtojëporsi delet që janë populli i tij, si gurë të paçmueshëm përmbi kezëdo të shkëlqejnë mbi tokë të tij!
- 17 Oh sa i mirë, sa i bukur do të jetë!Gruri do të bëjë të rriten djemtë, kurse virgjërat vera e ëmbël!