Beselidhja e VjeterMalakia: Dashuria e Zotit ndaj Izraelit
- 1 Profeci.Fjala e Zotit drejtuar Izraelit nëpërmjet Malakisë.Dashuria e Zotit ndaj Izraelit
- 2 Ju kam dashur; thotë Zoti, e ju thuajeni: 'Në çka na ke dashur?'; Pse a nuk ishte Ezau vëllai i Jakobit?; thotë Zoti; e unë e desha Jakobin
- 3 kurse Ezaun e kam urryer. Bjeshkët e tij i ktheva në shkretëtirë e trashëgimin e tij ua dhashë çakejve të shkretëtirës.
- 4 Nëse Edomi thotë: 'Kemi qenë shpartalluar, por do të sillemi e do të rindërtojmë çka na ka qenë rrënuar', atëherë Zoti i Ushtrive thotë kështu: Ata le të ndërtojnë e unë do të shkatërroj. Ata do të quhen: 'Vendi i prapësisë' dhe 'Popull me të cilin është hidhëruar Zoti për amshim'.
- 5 Me sytë tuaj do ta shihni dhe do të thoni: 'U madhërua Zoti edhe jashtë kufijve të Izraelit!'Paditje kundër priftërinjve
- 6 Djali e nderon t'atin e shërbëtori zotërinë. Në qoftë se unë jam babë, ku është nderi im? Nëse unë jam Zotëria, ku është frika ime?, ju pyet Zoti i Ushtrive ju, o priftërinj, që e përbuzni Emrin tim?; Por ju thoni: 'Me çka e kemi përbuzur Emrin tënd?'
- 7 Kushtoni mbi lterin tim bukë të përdhosur, e pyetni: 'Me çka të kemi përdhosur?'; Me atë që thoni: 'Tryeza e Zotit është për t'u përbuzur!'
- 8 Kur ju sillni për fli bagëti të verbëra, a s'është kjo punë e keqe? E kur i sillni të shqepta e të sëmura, a nuk është kjo punë e keqe? Çoja një bagëti të tillë prijësit tënd e të shohim pale a do t'i pëlqejë dhe a do të të pranojë mirë ty?'; thotë Zoti i Ushtrive.
- 9 E tani lutjuni Hyjit që të ketë mëshirë për ju! Sepse kështu bëni me duart tuaja! A thua do t'ju pranojë mirë?, pyet Zoti i Ushtrive!
- 10 Oh, sikur të gjendej dikush që i mbyll dyert që të mos digjet më kot lteri im! Jo, nuk jam i kënaqur me ju; thotë Zoti i Ushtrive; një dhuratë të tillë s'do ta pranoj prej dorës suaj!
- 11 Prej ku lind dielli e deri ku perëndon i madhërueshëm është Emri im ndër popuj, e në çdo vend i digjet kem dhe i kushtohet fli e pastër Emrit tim, sepse është i madhërishëm Emri im ndër popuj; thotë Zoti i Ushtrive.
- 12 Ndërsa ju e përdhosni kur thoni: 'Tryeza e Zotit është e përdhosur e i përbuzshëm ushqimi i saj.'
- 13 E shtoni: 'Mundim i kotë!', dhe e përbuzni; thotë Zoti i Ushtrive. E sillni prej bagëtive të cubnuara, të shqepta, të liga dhe i bini si dhuratë flijimi! Vallë a do ta pranoj prej duarve tuaja?, thotë Zoti.
- 14 Qoftë mallkuar mashtruesi që ka në grigjë mashkull të cilin e ka kushtuar ta flijojë, e ia flijon Zotit një tjetër me të meta! Sepse unë jam Mbret i madh; thotë Zoti i Ushtrive; dhe Emri im është i tmerrshëm ndër kombe!