Beselidhja e VjeterMalakia: Martesa të përziera e shkurorëzim
- 1 E tani ky urdhër është për ju, o priftërinj!
- 2 Nëse nuk do të dëgjoni, nëse nuk do të kujdeseni t'i jepni lavdi Emrit tim; thotë Zoti i Ushtrive; do ta çoj mallkimin mbi ju e do t'i mallkoj bekimet tuaja! Po, do t'i mallkoj, sepse nuk patët farë kujdesi!
- 3 Ja, krahun do t'jua këpus, undin do t'jua hedh fytyrës, undin e kremtimeve tuajaqë t'ju marrë rrjedha bashkë me të!
- 4 Me këtë do ta kuptonise unë jam ai që jua dhashë këtë urdhërqë të mos prishet marrëveshja ime me Levin thotë Zoti i Ushtrive.
- 5 Marrëveshja ime me tëmarrëveshje ishte jete e mirëqenie.Unë ia kisha dhuruar bashkë me frikëedhe ai më druajti, frikë e kishte Emrin tim!
- 6 Ligji i vërtetë ishte në gojën e tij, djallëzi s'kishte në buzët e tij.Me mua jetonte në paqe e në drejtësishumëkënd shmangu nga udha e mëkatit.
- 7 Sepse buzët e priftit duhet ta ruajnë dijen, prej gojës së tij e mësojnë Ligjin, sepse është i dërguari i Zotit të Ushtrive.
- 8 Porse ju rrugën e latë, me mësimin tuaj shkandulluat shumë, e zhbëtë besëlidhjen e Levit thotë Zoti i Ushtrive.
- 9 Këndej dhe unë ju bëra të përbuzshëm e të përulur, nga të gjithë popujt, pse s'i mbajtët rregulloret e miae u bëtë të njëanshëm në mësimin e Ligjit.Martesa të përziera e shkurorëzim
- 10 Pse a s'e kemi të gjithë vetëm një Atë? Pse a nuk na krijoi të gjithëve një Hyj i vetëm? Pse atëherë secili prej nesh sillemi me dredhi ndaj vëllait tonë duke e prishur besëlidhjen e etërve tanë?
- 11 Juda bëri dredhi dhe u bë poshtërsi në Izrael e në Jerusalem, sepse Juda e përdhosi gjënë e shenjtë të Zotit që aq e ka për zemër: mori për grua bijën e zotit të huaj!
- 12 Ia trettë Zoti farën njeriut që e bën një gjë të tillë, bir e nip, nga çadrat e Jakobit e prej atyre që i kushtojnë fli Zotit të Ushtrive.
- 13 Pastaj edhe këtë gjë e bëni: e mbuloni me lot lterin e Zotit; me gjëmë e me dënesje; kështu që unë nuk e shikoj më flinë tuaj dhe nuk pranoj asgjë prej duarve tuaja që të mund të më pajtojë!
- 14 E ju thoni: Përse?; Sepse Zoti është dëshmitar ndërmjet teje e gruas së rinisë sate, të cilës ti iu bëre i pabesë: e, pra, kjo është bashkëshortja jote dhe gruaja e besëlidhjes sate!
- 15 Pse a nuk e bëri një qenie të vetme që ka mish e frymë të jetës? E çfarë kërkon tjetër kjo njësi nëse jo pasardhës të dhuruar prej Hyjit? Ruajeni, pra shpirtin tuaj e gruas së rinisë sate ruaj se i bëhesh i pabesë!
- 16 Nëse ndokush e ndan pse e urren; thotë Zoti, Hyji i Izraelit; fajësia ia mbulon petkun; thotë Zoti i Ushtrive. Ruajeni jetën tuaj e mos jini të pabesë!