Beselidhja e VjeterMalakia: Dita e Zotit
- 1 Ja, unë dua ta dërgoj të dërguarin tim. Ai do ta bëjë gati udhën para meje. Dhe papritmas do të vijë në Shenjtëroren e vet Zotëruesi, që ju e kërkoni, dhe Engjëlli i Besëlidhjes, që ju e dëshironi. Ja, ai po vjen!,;thotë Zoti i Ushtrive.
- 2 Kush do t`i qëndrojë Ditës së ardhjes së tij? Kush do të mund t`i bëjë ballë kur Ai të dëftohet?! Ai është zjarr që shkrin, fi që lan!
- 3 Do të ulet për të shkrirë e për të pastruar argjendin. Do t`i pastrojë bijtë e Levit dhe do t`i kullojë porsi arin e argjendin që të mund t`ia kushtojnë Zotit në drejtësi flitë.
- 4 Atëherë do t`i pëlqejë Zotit flia e Judës dhe e Jerusalemit si në ditët e dikurshme, si në vitet e para.
- 5 Do t`ju afrohem në gjyq e do të jem dëshmitar i gatshëm kundër magjistarëve, kurorëshkelësve, beshtrembërve dhe kundër atyre që ndrydhin mëditësin, vejushat e jetimët, kundër atyre që ua hanë të drejtat shtegtarëve e që nuk më druajnë mua;thotë Zoti i Ushtrive.Të dhjetat e Tempullit
- 6 Unë jam Zoti, unë nuk ndërrohem, kurse ju, bijtë e Jakobit, s`dini t`i jepni fund!
- 7 Që prej kohëve të etërve tuaj iu larguat urdhërimeve të mia, dhe nuk i mbajtët!Kthehuni tek unëe unë do të kthehem kah ju thotë Zoti i Ushtrive.Ju thoni: E si të kthehemi?
- 8 Pse, njeriu mund ta gënjejë Hyjin? E ju, pra, më bëtë dredhi!Ju thoni: Si të bëmë dredhi? Në të dhjeta e në fryte të para!
- 9 Të mallkuar jeni me mallkimsepse më bëni bracimbarë kombi pa dallim.
- 10 Silleni mbarë të dhjetën në drithnikqë të ketë ushqime në Shtëpinë time;atëherë, në daçi, më vini në provë në këtë thotë Zoti i Ushtrive -pale a do t`jua çel ujëvarat e qiellite a do t`jua zbraz bekimin me mbushulli!
- 11 Do ta kërcënoj në të mirën tuaj karkalecine s`do ta dëmtojë frytin e tokës, e hardhia s`do t`ju jetë e pafrytshme në vresht thotë Zoti i Ushtrive.
- 12 Mbarë popujt do t`ju shpallin të lumtur, sepse do të jeni vend i kënaqjeve thotë Zoti i Ushtrive.Ngadhënjimi i të drejtëve Ditën e Zotit
- 13 Të rënda janë fjalët tuaja kundër meje, thotë Zoti.
- 14 Ju thoni: `Po çfarë kemi thënë ne kundër teje`;Ju thoni: `Është punë e kotë t`i shërbehet Hyjit dhe çfarë fitojmë ne pse i mbajtëm urdhërimet e tij e kemi ecur të trishtuar para Zotit të Ushtrive?
- 15 Qe tani të lumtur do t`i quajmë krenarët; për së mbari po u shkon gjithçka atyre që bëjnë keq; ata e vënë Zotin në provë e gjë s`i gjen.`
- 16 Atëherë folën me njëri-tjetrin të devotshmit e Zotit. Zotynë ua vuri veshin e i dëgjoi: u shkrua një libër përkujtimor para tij në të mirën e atyre që e druajnë Zotin e që e nderojnë Emrin e tij.
- 17 Ata do të bëhen ditën që unë po e bëj gati;thotë Zoti i Ushtrive;prona ime. Unë do t`i përdëllej siç e fal njeriu djalin e vet që i shërben.
- 18 Atëherë do ta shihni ndryshimin ndërmjet të drejtit e të patenzonit, ndërmjet atij që i shërben Zotit e atij që nuk i shërben.
- 19 Dhe, ja, po vjen dita e ndezur flakë porsi furra! Të gjithë krenarët dhe ata që bëjnë prapësi do të jenë kashtë. Do t`i djegë Dita që po vjen;thotë Zoti i Ushtrive;e s`do t`u lërë as rrënjë as gem!
- 20 Kurse për ju që e keni frikën e Emrit tim do t`ju lindë dielli i drejtësisë me rreze shëndetsjellëse e do të dilni e do të kërceni porsi viçat në kullosë!
- 21 Do të shkelni përmbi mëkatarë, sepse do të jenë pluhur për këmbët tuaja atë ditë që po e bëj gati;thotë Zoti i Ushtrive.Shtojcat
- 22 Kujtojeni Ligjin e Moisiut, shërbëtorit tim, të cilit i dhashë për mbarë Izraelinnë Horeb urdhërimet edhe ligjet.
- 23 Dhe ja, unë do t`ju dërgojprofetin Elipara se të vijë Dita e Zotite madhe edhe e tmerrshme.
- 24 Ai do ta kthejë zemrën e etërve kah të bijtëe zemrat e bijve kah etërit e tyre, që kur të vij, të mos e godasvendin me mallkim!