Beselidhja e VjeterNumrat: Pushteti i Priftërinjëve dhe i Levitëve
- 1 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 2 Fol me izraelitët dhe thuaju: Kur të keni hyrë në tokën që do ta banoni, të cilën unë do t`jua jap
- 3 e t`i kushtoni Zotit ndonjë fli të djegur në zjarr: fli shkrumbimi, ose therore për të kryer ndonjë kusht ose fli vullnetare, ose fli me rastin e të kremteve tuaja, duke bërë kështu prej bagëtive tuaja të trasha ose të imëta erë të këndshme në nder të Zotit,
- 4 secili që të kushtojë therore, le të kushtojë edhe si fli kushtimore bimore të dhjetën pjesë të efit endës të ngjeshur me vaj në masën e një të katërt të hin-it,
- 5 po edhe aq verë ta qesë si njomje përmbi flinë e shkrumbimit ose për therore për çdo qengj.
- 6 Përmbi flinë e dashit le të jenë si fli kushtimore bimore dy të dhjetat e efit endës të ngjeshur me të tretën pjesë të hinit vaj;
- 7 dhe le të kushtojë verë të tretën pjesë të njëjtës masë si njomje në erë të këndshme Zotit.
- 8 Kur fli shkrumbimi ose therore kushton ndonjë gjedh, qoftë për të kryer ndonjë kusht ose edhe si fli pajtimore,
- 9 jep përmbi çdo gjedh edhe tri të dhjeta të efit më të mirit miell të ngjeshur me një gjysmë hin-i vaj,
- 10 e po aq verë për njomjen në erë të këndshme Zotit.
- 11 Kështu vepro për çdo gjedh, dash, qengj e dhi.
- 12 Sipas numrit të theroreve që do të kushtoni, po ashtu bëni për secilën sipas numrit të tyre.
- 13 Çdo vendas le të veprojë kështu kur të kushtojë ndonjë fli djegieje në erë të këndshme Zotit.
- 14 Po edhe çdo i huaj që banon ndër ju ose që ka ngulur të jetojë me ju brez pas brezi, le ta kushtojë flinë e djegies në erë të këndshme Zotit në të njëjtën mënyrë sikurse edhe ju.
- 15 Një rregullore e vetme le të jetë si për ju ashtu edhe për të ardhur brez pas brezi në praninë e Zotit.
- 16 Po i njëjti ligj le të jetë dhe e njëjta rregullore si për ju ashtu edhe për të huajin që banon ndër ju.Kushtimi i bukës së parë
- 17 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 18 Fol me bijtë e Izraelit e thuaju: Kur të keni hyrë në tokën që unë do t`jua jap,
- 19 e të filloni të hani bukën e atij vendi, ndani dhuratë për Zotin
- 20 prej të lashtave të magjes suaj ndajeni veçmas një kulaç si fli lartësimi ashtu siç bëhet kushti prej lëmës me ritin e lartësimit,
- 21 po ashtu edhe prej magjes kushtoni fli në nder të Zotit.Shpërblimi i fajeve të padijes
- 22 Nëse do të gaboni pa e ditur e nuk do ta mbani ndonjë prej urdhrave që Zoti ia ka dhënë Moisiut
- 23 dhe nëpër të ua dha juve prej ditës që filloi të japë urdhra e më tutje brez pas brezit
- 24 nëse do të ndodhë kështu: në qoftë se mbarë bashkësisë i shpëton kjo padije, atëherë mbarë bashkësia le ta kushtojë një mëzat si fli shkrumbimi në erë të këndshme pajtuese Zotit dhe flinë kushtimore bimore me njomjen e saj siç e kërkon rregulla e saj edhe cjapin për flinë për mëkat.
- 25 Prifti le ta bëjë ritin e zgjidhjes për mbarë bashkësinë e bijve të Izraelit, dhe do t`ju falet faji, sepse nuk e bëtë me ndërgjegje dhe ata e kushtuan dhuratën e vet të djegies në nder të Zotit për vete e për fajin e gabimin e vet.
- 26 Dhe do t`i falet mbarë bashkësisë së bijve të Izraelit dhe të ardhurve që banojnë ndër ta, sepse është faj i mbarë popullit i bërë me padije.
- 27 Po nëse është një njeri që gabon me padije, le të kushtojë një ftujë si fli për mëkatin e vet.
- 28 Prifti le ta kryejë mbi të ritin e zgjidhjes, sepse me padijeni ra në faj para Zotit. Kur mbi të ta ketë kryer ritin e zgjidhjes, do t`i falet faji.
- 29 Qoftë për vendasin, qoftë për të ardhurin, kini po të njëjtin ligj kur ndonjëri mëkaton me padijeni.
- 30 Por njeriu që mëkaton dijekeqas, qoftë vendas ose i ardhur, ai çohet kundër Zotit, i tilli le të shfaroset prej popullit të vet.
- 31 Ai e përbuzi urdhrin e Zotit dhe zhbëri urdhrin e Zotit, prandaj le të zhduket dhe le ta marrë mbi vete rrjedhimin e fajësisë së vet.Prishja e të shtunës
- 32 Kur izraelitët ishin në shkretëtirë gjetën një njeri duke mbledhur dru ditën e shtunë.
- 33 E kapën dhe e çuan te Moisiu, Aroni dhe mbarë bashkësia e Izraelit.
- 34 Këta, prej se nuk dinin çfarë duhet të bëjnë me të, e mbyllën në burg.
- 35 E Zoti i tha Moisiut: Ky njeri le të dënohet me vdekje: me gurë le ta vrasë mbarë bashkësia jashtë zemërimiës!
- 36 Pasi e qitën jashtë zemërimiës, e vranë me gurë. Vdiq ashtu siç kishte urdhëruar Zoti.Thekët e petkut
- 37 Zoti i tha Moisiut edhe:
- 38 Fol me bijtë e Izraelit dhe thuaju: t`i punojnë në kindet e petkave të veta thekë e të vënë në ta napa ngjyrë vjollce,
- 39 që kur t`i shikoni le t`ju bien në mend të gjitha urdhërimet e Zotit e t`i vini në veprim, kështu që të mos i ndiqni mendimet tuaja e të mos i lavirësoni sytë tuaj pas gjërave të ndryshme,
- 40 por duke i përkujtuar vazhdimisht urdhë rimet e mia, t`i zbatoni ato e do të jeni të shenjtë për Hyjin tuaj.
- 41 Unë jam Zoti, Hyji juaj, që ju nxora nga dheu i Egjiptit për të qenë Hyji juaj. Unë Zoti, Hyji juaj.