Beselidhja e VjeterNumrat: Roli shpërblyes i priftërisë
- 1 Zoti i tha Aronit: Ti e bijtë e tu dhe familja e tyt et me ty do ta mbartni peshën e mëkateve ndaj Shenjtërores; ti dhe djemtë e tu me ty do të jepni përgjegjësi për mëkatet e priftërisë suaj.
- 2 Po edhe vëllezërit e tu prej fisit të Levit, fisin e tyt et, merre me vete; të jenë të gatshëm e të ndihmojnë; ti dhe djemtë e tu kryeni shërbesën në Tendën e Dëshmisë.
- 3 Levitët le të jenë në shërbimin tënd dhe të mbarë Tendës, porse të mos u afrohen enëve të Shenjtërores as lterit që të mos vdesin ata e të mos sharroni edhe ju me ta.
- 4 Le të jenë me ty e le të kujdesen në rojën e Tendës së takimit dhe për çdo shërbesë që i përket asaj; asnjë laik të mos përzihet me ju.
- 5 Kujdesoje shërbesën e Shenjtërores e të lterit që më të mos shpërthejë hidhërimi kundër izraelitëve.
- 6 Unë i mora vëllezërit e tu levitët prej bijve të Izraelit dhe i dhashë dhuratë Zotit që të shërbejnë në Tendën e takimit.
- 7 Ti e bijtë e tu me ty kryeni priftërinë rreth gjithçkaje që i përket lterit dhe rreth të gjithave brenda tisit. Unë po jua dhuroj priftërinë, ushtrojeni ju këtë shërbesë: nëse guxon të afrohet ndonjë i jashtëm, le të vritet.Pjesa e priftërinjve
- 8 Zoti i tha Aronit:Ja, ty po t`i lë në kujdes të gjitha që më kushtohen mua. Krejt ç`më shugurohen mua prej bijve të Izraelit po t`i jap ty dhe bijve të tu për shërbesën priftërore që kryeni;ligj i përhershëm.
- 9 Prandaj, merr prej gjërave më të shenjta, me përjashtim të atyre që digjen: të gjitha flitë kushtimore bimore, flia për mëkat, flia për shpërblim, që do të më kushtojnë: të gjitha këto janë gjëra tejet të shenjta që të takojnë ty dhe bijve të tu.
- 10 Haji në Shenjtërore. Le t`i hanë vetëm meshkujt. Çmoj se janë gjëra të shuguruara!
- 11 Po t`i jap ty, bijve e bijave të tua me të drejtë të përhershme edhe si ndihmesë të gjitha dhuratat e kushtuara prej bijve të Izraelit me ritin e lartësimit e të tundjes: kush është i pastër në shtëpinë tënde le t`i hajë.
- 12 Më të mirin vaj, verë e drithë, çdo frytë të parë të kushtuar Zotit, ta dhashë ty.
- 13 Të gjitha frytet e para që do të prodhojë toka e tyre e ata t`ia kushtojnë Zotit, le të jenë në përdorimin tënd: kush është i pastër në shtëpinë tënde, le t`i hajë.
- 14 Gjithçka të jetë në Izrael e goditur me mallkim, ty të përket.
- 15 Ty të takojnë të gjithë të parëlindurit që sillen te Zoti, qoftë të parëlindurit e njerëzve qoftë të kafshëve, por vetëm me këtë qyshke që çdo të parëlindur njeriu dhe kafshë të papastra të bësh t`i shpërblejnë.
- 16 Shpërblimi le të jetë pasi ta ketë mbushur muajin pesë sikla të argjendtë të peshës së Shenjtërores. Sikli ka njëzet gera.
- 17 I parëlinduri i gjedhit, i deles e dhisë mos lejo të shpërblehet, sepse janë të shuguruara Zotit. Gjakun e tyre derdhe në lter e dhjamin digje në erë të këndshme Zotit.
- 18 Mishi i tyre le të përkasë ty. Po ashtu si gjoksi i flisë me ritin e tundjes dhe shpatulla e djathtë.
- 19 Të gjitha ndihmesat që bijtë e Izraelit ia kushtojnë me lartësim si gjë të shenjtëruar Zotit, të takojnë ty e bijve e bijave të tua me të drejtë të përhershme: marrëveshje kripe i përhershëm para Zotit për ty e për bijtë e tu.Pjesa e levitëve
- 20 Zoti i tha Aronit: Ti s`do të kesh pronë kurrfare në tokën e tyre dhe nuk do të kesh pjesë në mesin e tyre: unë jam pjesa dhe trashëgimi yt në mesin e bijve të Izraelit.
- 21 Kurse bijve të Levit u dhashë të gjitha të dhjetat e Izraelit si pronë për shërbesën që ma kryejnë në Tendën e takimit,
- 22 që të mos afrohen më bijtë e Izraelit në Tendën e takimit e të mos bëjnë mëkatin që bie vdekjen.
- 23 Vetëm levitët le të më shërbesojnë në Tendën e takimit dhe ata le ta marrin mbi vete përgjegjësinë e mëkateve nëse populli afrohet. Le të jetë ligj i përhershëm në breznitë tuaja! Në mesin e bijve të Izraelit të mos kenë farë prone.
- 24 Për pronë unë u dhashë të gjitha të dhjetat që bijtë e Izraelit ia dhurojnë Zotit. Këndej edhe u thashë atyre: Nuk do të keni pronë ndër bijtë e Izraelit.Të dhjetat
- 25 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 26 Urdhëroju levitëve dhe shpallu: Kur prej bijve të Izraelit t`i meri të dhjetat, që unë jua dhashë juve, prej tyre ju atëherë kushtoni si ndihmesë me ritin e lartësimit në nder të Zotit, d. m. th. të dhjetën pjesë të të dhjetave,
- 27 që t`ju çmohet si ndihmesë prej lëmës e prej shtrydhësit.
- 28 Po kështu prej të gjithave që meri prej bijve të Izraelit si fryte të para, kushtojani me ritin e lartësimit Zotit: e jepjani Aronit prift.
- 29 Çdo gjë që t`i kushtoni Zotit prej të dhjetave, ndajeni pjesën që duhet të shugurohet në ndër të Zotit: le të jetë pjesa më e mira e më e zgjedhura.
- 30 Thuaju edhe këtë: Pasi ta keni ndarë pjesën më të mirë të tyre, kjo do të vlejë për ju levitët si të ishin prodhimet e lëmës e të shtrydhësit;
- 31 dhe do të mund t`i hani në çdo vend ju dhe anëtarët e familjes suaj, sepse është paga juaj për shërbesën që bëni në Tendën e takimit.
- 32 Kështu nuk do të bini në mëkat pasi nuk i keni ruajtur për vete më të zgjedhurat dhe më të majmet dhe nuk do t`i ndotni kushtet e bijve të Izraelit e nuk do të vdisni.