Beselidhja e ReMateu: Breznitë e Jezu Krishtit si njeri
- 1 Breznitë e Jezu Krishtit, të birit të Davidit, të birit të Abrahamit.
- 2 Abrahamit i lindi Izaku.Izakut i lindi Jakobi.Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.
- 3 Judës i lindi prej Tamarës Faresi dhe Zara.Faresit i lindi Esromi.Esromit i lindi Arami.
- 4 Aramit i lindi Aminadabi.Aminadabit i lindi Naasoni.Naasonit i lindi Salmoni.
- 5 Salmonit i lindi prej Rahabës Boozi.Boozit i lindi prej Rutës Jobedi.Jobedit i lindi Jeseu.
- 6 Jeseut i lindi Davidi mbret.Davidit i lindi prej ish-gruas së Urisë Salomoni.
- 7 Salomonit i lindi Roboami.Roboamit i lindi Abiai.Abiait i lindi Asafi.
- 8 Asafit i lindi Jozafati.Jozafatit i lindi Jorami.Joramit i lindi Ozia.
- 9 Ozisë i lindi Joatami.Joatamit i lindi Akazi.Akazit i lindi Ezekia.
- 10 Ezekisë i lindi Manaseu.Manaseut i lindi Amosi.Amosit i lindi Jozia.
- 11 Jozisë i lindi Jehonia dhe vëllezërit e tij në kohën e shpëguljes në Babiloni.
- 12 Pas shpëguljes në Babiloni, Jehonisë i lindi Salatieli.Salatielit i lindi Zorobabeli.
- 13 Zorobabelit i lindi Abiudi.Abiudit i lindi Eliakimi.Eliakimit i lindi Azori.
- 14 Azorit i lindi Sadoku.Sadokut i lindi Akimi.Akimit i lindi Eliudi.
- 15 Eliudit i lindi Eleazari.Eleazarit i lindi Matani.Matanit i lindi Jakobi.
- 16 Jakobit i lindi Jozefi, fati i Marisë, prej së cilës lindi Jezusi që quhet Krisht.
- 17 Gjithsej, pra, katërmbëdhjetë brezni prej Abrahamit deri te Davidi; prej Davidit deri në shpëguljen në Babiloni katërmbëdhjetë brezni; e prej shpëguljes në Babiloni deri te Krishti katërmbëdhjetë brezni.Lindja e Jezu Krishtit(Lk 2, 1;7)
- 18 Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu:Maria, nëna e tij, pasi u fejua me Jozefin, para se të banonin së bashku, u gjend shtatzënë për virtyt të Shpirtit Shenjt.
- 19 Tashti Jozefi, i fejuari i saj, pasi ishte njeri i drejtë e nuk donte ta çnderonte botërisht, mendoi ta linte fshehtazi.
- 20 Posa në mendjen e vet vendosi të bëjë kështu, ja, iu duk në ëndërr engjëlli i Zotit dhe i tha: Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën tënde, sepse foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt.
- 21 Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tij.
- 22 E gjithë kjo ndodhi që të shkonte në vend fjala e Zotit e thënë nëpërmjet profetit:
- 23 Ja, Virgjëra do të mbesë shtatzënë e do të lindë një djalë, të cilit do t`ia ngjesin emrin Emanuel;që do të thotë: Hyji me ne!
- 24 Jozefi, si u zgjua nga gjumi, bëri siç i urdhëroi engjëlli i Zotit: e mori në shtëpi të fejuarën e vet.
- 25 E, pa pasur marrëdhënie martesore me të, ajo lindi djalin, të cilit ia ngjiti emrin Jezus.