Beselidhja e ReMateu: Të dërguarit e Gjon Pagëzuesit
- 1 Kur Jezusi i kreu porositë që deshi t`ua japë dymbëdhjetë nxënësve të vet, u nis së andejmi për të mësuar e për të predikuar në qytetet e atjeshme.Të dërguarit e Gjon Pagëzuesit(Lk 7, 18-35)
- 2 Tashti, kur Gjoni dëgjoi në burg për veprat e Krishtit, dërgoi nxënësit e vet
- 3 për ta pyetur:A je ti `Ai që do të vijë,` apo duhet të presim një tjetër?
- 4 Jezusi iu përgjigj:Shkoni e tregojini Gjonit çka po dëgjoni e çka po shihni:
- 5 Të verbërit po shohin, të shqeptit po ecin, të gërbulurit po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ngjallen, të varfërve po u predikohet Ungjilli.
- 6 I lumi ai që nuk e bjerr besimin në mua!
- 7 Kur shkuan ata Jezusi filloi t`i flasë turmës për Gjonin:Çka dolët të shihni në shkretëtirë? Kallamin që e luhat era?
- 8 Apo çka dolët të shihni? Njeriun që vishet me petka të bukura? Ja, ata që vishen me petka të bukura, ata banojnë në pallate mbretërore!
- 9 Po, pse atëherë dolët? Të shihni një profet? Po, po ju them: edhe më tepër se një profet,
- 10 sepse Gjoni është ai, për të cilin Shkrimi i shenjtë thotë:`Ja, unë po e dërgoj lajmëtarin tim para tejeqë ta bëjë gati udhën tënde para teje!`
- 11 Pëjëmend po ju them: nga ata që u lindën prej grash nuk u ngrit asnjë më i madh se Gjon Pagëzuesi, megjithatë, më i vogli në Mbretërinë e qiellit, është më i madh se ai.
- 12 Që prej ditëve të Gjon Pagëzuesit e deri tani Mbretëria e qiellit po depërton me vështirësi e vetëm të fortët e shtijnë në dorë.
- 13 Vërtet të gjithë Profetët dhe vetë Ligji paralajmëruan deri te Gjoni.
- 14 Ai është;nëse doni ta meri vesh të vërtetën;Elia, që duhej të vijë.
- 15 Kush i ka veshët për të dëgjuar, të dëgjojë!
- 16 Me kë ta krahasoj këtë brezni? U përngjet djaloshave që rrinë në sheshe e u thërrasin shokëve
- 17 e u thonë:`Ne u ramë për ju fyejve e ju nuk kërcyet;bëmë gjëmë e ju nuk vajtuat!`
- 18 Erdhi Gjoni: ai s`ha as s`pi e thonë: `Është i djallosur!
- 19 Erdhi Biri i njeriut: ai ha e pi, e thonë: `Ja, grykësi e pijaneci! Miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve!` Por dija përligjet nga veprat e veta!Kërcënimi qyteteve të Galilesë(Lk 10, 13-15)
- 20 Atëherë zuri t`i qortojë qytetet, në të cilat Jezusi kishte bërë shumë e shumë mrekulli, e ato nuk u kthyen.
- 21 I mjeri ti, Korazin, e mjera ti, o Betsaidë! Sepse, sikur të ishin bërë në Tir e në Sidon të gjitha ato mrekulli që u bënë ndër ju, kaherë do të kishin bërë pendesë të veshur me thes pendese e të përhimë.
- 22 Prandaj po ju them: Tiri e Sidoni do ta kenë më lehtë se ju Ditën e Gjyqit!
- 23 E ti, o Kafaaum, a thua do të ngritesh deri në qiell?Ti do të plandosesh deri në ferr! Sepse, sikur të ishin bërë në Sodomë mrekullitë që u bënë në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite!
- 24 Prandaj po ju them: treva e Sodomës do ta ketë më lehtë se ti ditën e Gjyqit!Jezusi premton paqen shpirtërore(Lk 10, 21-22)
- 25 Në atë kohë Jezusi mori fjalën e tha:Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit e i dheut, që i fshehe këto gjëra nga të dijshmit e nga të urtët, e ua zbulove të vegjëlve.
- 26 Mirë, o Atë, pse të pëlqeu ty kështu!
- 27 Ati më dorëzoi mua gjithçkadhe askush s`mund ta njohë Birin përveç Atit, dhe askush s`mund ta njoh Atin, përveç Birite përveç atij kujt Biri do që t`ia zbulojë.
- 28 Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t`ju çlodh.
- 29 Meri mbi vete zgjedhën time e pranoni t`ju mësoj unë që jam zemërbutë e i përvuajtur. Kështu do të gjeni pushim për shpirtrat tuaj,
- 30 sepse, vërtet, zgjedha ime është e ëmbël e barra ime e lehtë.