Beselidhja e ReMateu: Kallinjtë e shkokëlitura të shtunën
- 1 Në atë kohë;një të shtunë;Jezusikaloi nëpër të mbjella. Nxënësit e tij të uritur, filluan të këpusin kallinj e të hanë.
- 2 Kur i panë farisenjtë, i thanë:Ja, nxënësit e tu po bëjnë çka s`është e lejueshme të bëhet të shtunën!
- 3 Jezusi u përgjigj:Vallë a nuk keni lexuar ç`bëri Davidi kur u urit ai dhe shoqëruesit e tij?
- 4 Si hyri në Shtëpinë e Hyjit dhe i hëngrën bukët e kushtuara, që nuk ishte e lejueshme t`i hante as ai as shoqëruesit e tij, por vetëm priftërinjtë?
- 5 Apo nuk keni lexuar në Ligj se priftërinjtë e prishin të shtunën në Tempull në ditë të shtuna e nuk bëjnë mëkat?
- 6 E unë po ju them: është këtu diç më e madhe se Tempulli!
- 7 Ta kishit kuptuar se ç`do të thotë fjala: `Dua mëshirën e jo flinë`, nuk i kishit dënuar këta njerëz që s`po bëjnë faj.
- 8 Biri i njeriut është me të vërtetë i zoti i të shtunës!Njeriu me dorë të thatë(Mk 3, 1-6; Lk 6, 6-11)
- 9 Jezusi u çua prej andej e shkoi në sinagogën e tyre.
- 10 Dhe, ja, aty ishte një njeri që e kishte dorën e thatë. E pyetën me qëllim që të mund ta paditnin:A është e lejueshme që ndokush të shërojë ditën e shtunë?
- 11 Jezusi u përgjigj:A ka ndër ju njeri të tillë që, po i ra e vetmja dele që ka në gropë të shtunën, nuk shkon e nuk e nxjerr?
- 12 E njeriu sa është më i vlefshëm se delja? Prandaj, kush thotë se nuk është e lejueshme të bësh mirë të shtunën?
- 13 Atëherë i tha njeriut: Shtrije dorën tënde!Ai e shtriu dorën;e dora iu bë shëndoshë si tjetra.
- 14 Farisenjtë, si dolën jashtë, mbajtën këshillim kundër tij si ta vrisnin.Jezusi Shërbëtori i Hyjit i zgjedhur
- 15 Kur Jezusi e mori vesh, u largua prej andej. Pas tij shkuan shumë vetë dhe ai i shëroi të gjithë.
- 16 I urdhëroi që të mos e shpallnin,
- 17 për të shkuar në vend fjala e Isaisë profet:
- 18 Ja shërbëtori im, të cilin e zgjodha, i Dashuri im, që e ka për zemër shpirti im.Në të do ta vë Shpirtin tim.Ai do t`u lajmërojë paganëve fenë e vërtetë.
- 19 Nuk do të kërcënojë as nuk do të bërtasë, askush s`do ta dëgjojë zërin e tij në sheshe.
- 20 As kallamin e shkelur s`do ta thyejë, as fitilin që veçsa tymon nuk do ta ndalëderisa ta ketë çuar të drejtën në fitore.
- 21 Në Emrin e tij do të shpresojnë popujt.Jezusi e Beelzebuli(Mk 3, 20-30; Lk 11, 14-23; 12, 10)
- 22 Atëherë i sollën një të djallosur që ishte i verbër e memec. Jezusi e shëroi, kështu që memeci mundi të flasë e të shohë.
- 23 Mbarë populli mbeti i habitur e thoshte: A mos është ky Biri i Davidit?
- 24 Por farisenjtë, kur dëgjuan, thanë: Ky nuk i dëbon djajtë vetë, por i ndihmon Beelzebuli, kryetari i djajve.
- 25 Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, u tha:Çdo mbretëri, e ndarë në vetvete, do të mbarojë dhe, s`ka qytet as shtëpi, të ndarë në vetvete, që mund të qëndrojë.
- 26 Nëse, pra, djalli e dëbon djallin ai është i ndarë në vetvete. E si atëherë do të mund të qëndrojë mbretëria e tij?
- 27 Nëse unë po i nxjerrkam djajtë me ndihmën e Beelzebulit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj, ata do të jenë gjykatësit tuaj!
- 28 Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Shpirtit të Hyjit, do të thotë se arriti ndër ju Mbretëria e Hyjit.
- 29 Ose prapë: si mund të hyjë ndokush në shtëpinë e të fortit e t`ia rrëmbejë orenditë, në qoftë se më parë nuk e lidh të fortin? Vetëm atëherë mund t`ia plaçkisë shtëpinë.
- 30 Kush nuk është me mua, është kundër meje e kush nuk mbledh me mua, ai shkapërderdh.
- 31 Prandaj po ju them: çdo faj e blasfemi do t`u falet njerëzve, kurse blasfemia kundër Shpirtit Shenjt, nuk do të falet.
- 32 E nëse ndokush thotë ndonjë fjalë kundër Birit të njeriut, mund t`i falet faji, por nëse ndokush thotë ndonjë gjësend kundër Shpirtit Shenjt, nuk do t`i falet as në këtë botë as në botën e ardhshme. Pema njihet prej fryteve të saj(Lk 6, 43-45)
- 33 Për të pasur fryt të mirë, duhet ta keni pemën e mirë; në paçit pemë të keqe, ju do të keni fryte të këqija, sepse pema njihet prej frytit.
- 34 Gjarpërinj gjarpërinjsh! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç`ka zemra qet goja!
- 35 Njeriu i mirë, prej visarit të mirë, nxjerr gjëra të mira, njeriu i keq, prej visarit të keq nxjerr të këqija.
- 36 Unë po ju them: njerëzit do të përgjigjen në Ditën e Gjyqit për secilën fjalë të kotë që do ta kenë thënë:
- 37 Sepse, në saje të fjalëve të tua do të shfajësohesh ose në saje të fjalëve të tua do të dënohesh.Të dijshmit kërkojnë një shenjë(Mk 8, 11-12; Lk 11, 29-32)
- 38 Një herë disa skribë e disa farisenj morën fjalën e i thanë:Mësues, prej teje duam të shohim një shenjë.
- 39 Ai u përgjigj:Breznia e prapë dhe lavire shenjë kërkon! Shenjë tjetër s`do t`i jepet përveç shenjës së Jonës profet!
- 40 Sikurse Jona qe në barkun e përbindëshit të detit tri ditë e tri net, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë në zemrën e tokës tri ditë e tri net.
- 41 Njerëzit e Ninivës do të ngrihen Ditën e Gjyqit bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojnë, sepse ata u kthyen në predikimin e Jonës. E ja, këtu diç më shumë se Jona!
- 42 Mbretëresha e Jugut do të ngritet Ditën e Gjyqit bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji i botës për të dëgjuar urtinë e Salomonit, dhe ja, diç këtu më shumë se Salomoni!Kthimi i djallit(Lk 11, 24-26)
- 43 Kur qoftëlargu del nga njeriu, endet nëpër vende të shkretuara duke kërkuar pushim. Por nuk e gjen.
- 44 Atëherë thotë: `Po kthehem në shtëpinë time, prej së cilës dola. `Kur arrin, e gjen shtëpinë të zbrazët, të fshirë e të rregulluar.
- 45 Atëherë shkon, merr me vete shtatë shpirtra më të këqij se vetë, hyjnë e vendosen aty. Kështu gjendja e fundit e këtij njeriu bëhet më e keqe se e para.Kështu do t`i ndodhë edhe kësaj breznie të prapë.Familja e vërtetë e Jezusit(Mk 3, 31-35; Lk 8, 19-21)
- 46 Ndërsa ai ende po i predikonte popullit, përjashta prisnin nëna e tij e vëllezërit dhe po e kërkonin të flisnin me të.
- 47 . Dikush i tha: [Shih! Nëna jote dhe vëllezërit e tu presin jashtë dhe dëshirojnë të flasin me ty.]
- 48 Ai iu përgjigj atij që e lajmëroi:Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?
- 49 E shtriu dorën e vet drejt nxënësve të vet e tha:Ja, nëna ime e vëllezërit e mi!
- 50 Sepse vëllai im, motra ime e nëna ime është ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell.