Beselidhja e ReMateu: Farisenjtë e saducenjtë kërkojnë një mrekulli
- 1 Disa farisenj e disa saducenj iu afruan Jezusit me qëllim që ta zinin ngushtë e kërkuan prej tij t`u dëftojë një shenjë prej qiellit.
- 2 Ai u përgjigj:Kur bëhet mbrëmje, thoni: `Do të jetë mot i mirë se u skuq qielli.`
- 3 Kurse në agim: `Sot kemi stuhi, sepse qielli është i kuq e i vranët.` Kështu, ju dini t`i shpjegoni dukuritë e qiellit, por shenjat e kohës nuk jeni të zotët t`i kuptoni!
- 4 Breznia e prapë dhe lavire kërkon shenjë! Por s`do t`i jepet asnjë shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës.Dhe i la e shkoi.Tharmi i farisenjve e i saducenjve(Mk 8 14-21)
- 5 Kur u nisën nxënësit të kalojnë në anën tjetër, harruan të marrin bukë.
- 6 Jezusi u tha: Hapni sytë dhe ruajuni prej tharmit të farisenjve e të saducenjve!
- 7 Ata mendonin me vete e thoshin: Pse s`morëm bukë!
- 8 Jezusi e hetoi dhe u tha:Fepakët! Pse mendoni me vete: `Pse s`kemi bukë?`
- 9 Po ju a ende nuk kuptoni? Po a nuk u bien në mend pesë bukët për pesë mijë njerëz dhe, edhe sa shporta mblodhët?!
- 10 Edhe shtatë bukët për katër mijë vetë, dhe sa shporta mblodhët?
- 11 Si nuk kuptoni se nuk qe fjala për bukë kur thashë: `Ruajuni prej tharmit të farisenjve e të saducenjve!`
- 12 Atëherë e morën vesh se nuk u tha të ruhen prej tharmit të bukës, por prej mësimit të farisenjve e të saducenjve.Dëshmimi i Pjetrit mbi Jezusin(Mk 8, 27-30; Lk 9, 18-21)
- 13 Kur Jezusi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti nxënësit e vet:Ç`thonë njerëzit, kush është Biri i njeriut?
- 14 Ata u përgjigjën:Disa thonë se është Gjon Pagëzuesi; disa të tjerë Elia; do të tjerë Jeremia ose një ndër profetët.
- 15 Po ju;u tha atyre;ç`thoni: kush jam unë?
- 16 Iu përgjigj Simon Pjetri:Ti je Mesia;Biri i Hyjit të gjallë!
- 17 Atëherë Jezusi i tha:I lumi ti, o Simon, biri i Jonës, sepse këtë nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im që është në qiell!
- 18 Edhe unë po të them: Ti je Pjetër-Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s`do të ngadhënjejnë kundër saj!
- 19 Ty do të t`i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.
- 20 Atëherë i urdhëroi nxënësit që të mos i tregojnë askujt se është ai Mesia.Jezusi paralajmëron vdekjen dhe të ngjallurit e vet(Mk 8, 31-9, 1; Lk 9, 22-27)
- 21 Që atëherë Jezusi filloi t`u dëftojë nxënësve të vet se i duhej të shkonte në Jerusalem, të vuante shumë prej anës së pleqve, të kryepriftërinjve e të skribëve, se do ta vrisnin e të tretën ditë do të ngjallej.
- 22 Atëherë Pjetri e ndau veças e filloi ta qortojë:Mos e thashtë Zoti, Zotëri! Ty s`do të të ndodhë një gjë e tillë!
- 23 Jezusi u kthye e i tha Pjetrit:Shporru meje, he djallë! Je shkandull për mua, sepse nuk i ke në mend punët e Hyjit, por punët e njerëzve!
- 24 Atëherë Jezusi u tha nxënësve të vet:Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, le ta marrë kryqin e vet e le të vijë pas meje!
- 25 Sepse, kush do ta ruajë jetën e vet, do ta bjerrë, kurse ai që e bjerr për shkak timin, do ta gjejë.
- 26 Ç`dobi ka njeriu nëse e fiton mbarë botën, por humb jetën? E çka mund të japë njeriu si shkëmbim për jetën e vet?
- 27 Do të vijë, për të vërtetë, Biri i njeriut në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e vet dhe atëherë do t`i paguajë të gjithë sipas veprave të tyre.
- 28 Pëjëmend po ju them: Disa nga këta këtu të pranishëm nuk kanë për të vdekur derisa ta shohin Birin e njeriut duke ardhur me mbretërinë e vet.