Beselidhja e ReMateu: Pandashmëria e kurorës së martesës
- 1 Si i kreu Jezusi këto fjalime, doli prej Galilesë e erdhi në krahinën eJudesë, matanë Jordanit.
- 2 Iu vu pas një shumicë e madhe njerëzish e ai i shëroi atje.
- 3 Atëherë iu paraqitën disa farisenj dhe, me qëllim që ta sprovonin, e pyetën: A është e lejueshme ta lëshojë burri gruan për ndonjë arsye.
- 4 Jezusi iu përgjigj:A nuk keni lexuar: Krijuesi, kur i krijoi në fillim i krijoi mashkull e femër
- 5 e tha: `Për këtë arsye njeriu do ta lërë babain e nënën e vet e do të jetojë me gruan e vet e të dy do të jenë vetëm një trup?`
- 6 Kështu ata nuk janë më dy, por një trup i vetëm. Prandaj: çka Hyji bashkoi, njeriu të mos e ndajë!
- 7 Por ata vijuan:E përse atëherë Moisiu urdhëroi: `të jepet letëdarja e të lëshohet?`
- 8 Ai u përgjigj:Moisiu ju lejoi t`i ndani gratë tuaja për shkak të karakterit tuaj të pagdhendur. Por në fillim nuk ka qenë ashtu.
- 9 Kurse unë po ju them: Kush e lëshon gruan e vet;përveç në rast të fëlligështisë;e martohet me një tjetër grua, bën kurorëthyerje; po edhe ai që martohet me gruan e ndarë, bën kurorëthyerje.
- 10 Nxënësit i thanë:Nëse qenka e tillë gjendja e burrit ndaj gruas, atëherë është më mirë të mos martohet njeriu!
- 11 Ai u përgjigj:S`e kuptojnë të gjithë këtë fjalë, por vetëm ata që e morën dhuratë këtë kuptim.
- 12 Sepse, ka njerëz që janë që nga barku i nënës të paaftë për martesë, ka edhe nga ata që njerëzit i bënë të paaftë për martesë dhe ka nga ata që i bien mohit martesës për dashuri të Mbretërisë së qiellit.Kush mund ta kuptojë, le ta kuptojë!Jezusi bekon fëmijët(Mk 10, 13-16; Lk 18, 15-17)
- 13 Atëherë i sollën disa fëmijë të vegjël që t`i bekonte e të lutej mbi ta; porse nxënësit u bërtisnin.
- 14 Atëherë Jezusi u tha:Lërini fëmijët e mos ua ndaloni të vijnë tek unë! Sepse atyre që janë si këta u përket Mbretëria e qiellit.
- 15 E, pasi i bekoi, u largua prej andej.Djaloshi i pasur(Mk 10, 17-31; Lk 18, 18-30)
- 16 Dhe ja, iu afrua një njeri dhe e pyeti:Mësues, çfarë të mire më duhet të bëj për të fituar jetën e pasosur?
- 17 Ai iu përgjigj:Përse më pyet për të mirën? Sepse vetëm Njëri është i mirë! Por, nëse dëshiron të hysh në jetë, zbatoji urdhërimet!
- 18 E cilat?;pyeti ai.Jezusi i tha: Mos vraMos the kurorën!Mos vidh!Mos bëj dëshmi të rreme!
- 19 Ndero babain e nënën tënde!Dhe duaje të afërmin tënd porsi vetveten.
- 20 Djaloshi i tha:Të gjitha këto i kam zbatuar. Çka më mungon tjetër?
- 21 Jezusi iu përgjigj:Nëse do të jesh i përsosur, shko, shit çka ke, faljua skamnorëve e ke për të pasur thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq mua!
- 22 Por, kur djaloshi e dëgjoi këtë fjalë, shkoi i trishtuar, sepse kishte pasuri të mëdha.
- 23 Atëherë Jezusi u tha nxënësve të vet:Për të vërtetë po ju them: vështirë do të hyjë i pasuri në Mbretërinë e qiellit. Prapë po ju them:
- 24 Është më lehtë të përshkohet deveja nëpër vrimë të gjilpërës se i pasuri të hyjë në Mbretërinë e Hyjit.
- 25 Nxënësit, kur i dëgjuan këto fjalë, u habitën së tepërmi dhe thoshin:Vallë, atëherë, kush do të shpëtojë?
- 26 Jezusi i shikoi dhe u tha:Për njerëz është punë që s`bëhet, porse Hyji mund të bëjë gjithçka!
- 27 Atëherë Pjetri mori fjalën dhe e pyeti:Ja, ne lamë çdo gjë dhe erdhëm pas teje, çka, pra, do të fitojmë?
- 28 Jezusi u tha:Për të vërtetë po ju them: ju që erdhët pas meje, në ripërtëritje të botës;kur Biri i njeriut të rrijë mbi fronin e lavdisë së vet;edhe ju do të rrini mbi dymbëdhjetë frone dhe do të gjykoni dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
- 29 Edhe kushdo që të lërë, për dashuri të emrit tim, shtëpi ose vëllezër, ose motra, ose babë ose nënë, ose grua ose fëmijë, ose ara, do të marrë njëqind për një dhe do të fitojë jetën e pasosur.
- 30 Shumë prej atyre që janë të parët, do të jenë të fundit, kurse shumë prej atyre të fundit do të jenë të parët.