Beselidhja e ReMateu: Vizita e Dijetarëve
- 1 Pasi Jezusi lindi në Betlehemin e Judesë, në kohën e mbretit Herod, ja, prej Lindjes ia behën në Jerusalem disa Dijetarë,
- 2 e pyetën: Ku është foshnja e lindur, që do të bëhet mbreti i judenjve. Sepse e pamë yllin e tij duke lindur dhe erdhëm t`i shprehim nderimet tona.
- 3 Mbreti Herod, posa i dëgjoi këto fjalë, u shqetësua vetë e me të edhe mbarë Jerusalemi.
- 4 I bashkoi të gjithë kryepriftërinjtë e skribët e popullit dhe i pyeti se ku duhej të lindte Mesia.
- 6 E ti, o Betlehem tokë e Judës, ti nuk je kurrsesi më i parëndësishmindër qytetet princërore të Judës, sepse prej teje do të dalë prijësi, që do ta udhëheqë popullin tim, Izraelin.
- 7 Atëherë Herodi i thirri fshehtazi Dijetarët dhe me kujdes mori hetime prej tyre rreth kohës kur u ishte dukur ylli. Pastaj i dërgoi në Betlehem duke u thënë:
- 8 Shkoni dhe bëni me kujdes kërkime rreth fëmijës. Kur ta gjeni, më lajmëroni që të vij edhe vetë e t`i shpreh nderimet e mia.
- 9 Ata, si e dëgjuan mbretin, u nisën. Dhe ja, ylli që kishin parë në lindjen e tij, u shkonte përpara derisa zuri vend aty ku ishte fëmija.
- 10 Ata, kur e panë yllin, u bënë shend e verë.
- 11 E, si hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marinë, të ëmën e tij, ranë përmbys dhe i shprehën nderimet e tyre. Pastaj hapën thesaret e veta e i dhuruan: ar, kem e mirë.
- 12 Të mësuar në ëndërr prej Hyjit të mos ktheheshin te Herodi, u kthyen një rruge tjetër në vendin e vet.Ikja në Egjipt
- 13 Pasi u nisën Dijetarët, ja se, engjëlli i Zotit iu dëftua në ëndërr Jozefit e i tha: Çohu, merre fëmijën dhe të ëmën e tij e ik në Egjipt. Rri atje derisa të them unë, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë.
- 14 Ky u çua, natën e mori fëmijën dhe të ëmën e tij e shkoi në Egjipt.
- 15 Banoi atje derisa vdiq Herodi që të plotësohej fjala e Zotit e thënë me gojë të profetit: Nga Egjipti e thirra Birin tim.Vrasja e fëmijëve të pafajshëm
- 16 Atëherë Herodi, kur pa se e mashtruan Dijetarët, u zemërua së tepërmi dhe urdhëroi të vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Betlehem dhe në mbarë rrethinën e tij dy vjeç e poshtë;sipas kohës që me kujdes e mori vesh nga Dijetarët.
- 17 Atëherë u plotësua fjala e Jeremisë profet:
- 18 U dëgjua një klithmë në Ramë vaj e gjëmë e madhe:vajton Rakela fëmijët e vete nuk do të pajtohet;sepse nuk i ka më! Kthimi nga Egjipti
- 19 Kur vdiq Herodi, engjëlli i Zotit iu duk në ëndërr Jozefit në Egjipt
- 20 dhe i tha: Çohu, merre fëmijën dhe të ëmën e tij e shko në dhe të Izraelit, sepse vdiqën ata që kërkonin t`ia merin jetën djalit.
- 21 Atëherë ai u çua, mori fëmijën e të ëmën e tij dhe shkoi në dhe të Izraelit.
- 22 Por, si mori vesh se në Jude mbretëronte Arkelau në vend të Herodit, të atit, pati frikë të shkojë atje; dhe i mësuar në ëndërr prej Hyjit, shkoi në krahinën e Galilesë.
- 23 Si arriti atje, zuri vend në një qytet që quhet Nazaret, për t`u plotësuar fjala që thanë profetët: Do të quhet Nazarenas.