Beselidhja e ReMateu: Fjalime kundër skribëve e farisenjve
- 1 Atëherë Jezusi i tha turmës dhe nxënësve të vet:
- 2 Në katedrën e Moisiut ndenjën skribët e farisenjtë.
- 3 Pra, ju duhet t`i dëgjoni e të zbatoni gjithçka t`ju thonë, por mos bëni si bëjnë ata. Ata nuk veprojnë siç thonë.
- 4 Ata lidhin barrë të rënda që mezi mund të barten dhe ua ngarkojnë njerëzve në krahë, kurse vetë as me gisht nuk i luajnë.
- 5 Pastaj të gjitha veprat e veta i bëjnë me qëllim që t`i shohin njerëzit. Këndej i zgjerojnë filakteritë e veta dhe i zgjasin thekët.
- 6 Në gosti dëshirojnë kryet e vendit, në sinagoga vendet e para,
- 7 përshëndetjet në sheshe dhe të quhen prej njerëzve `rabbi`.
- 8 Ju mos lejoni t`ju quajnë rabbi, sepse vetëm njëri është Mësuesi juaj, kurse ju të gjithë jeni vëllezër.
- 9 Dhe përmbi tokë mos thiri askënd Atë, sepse keni vetëm një Atë;atë që është në qiell!
- 10 Gjithashtu mos lejoni t`ju quajnë udhëheqës;sepse keni vetëm një Udhëheqës;Krishtin!
- 11 Më i madhi ndër ju le të jetë shërbëtori juaj.
- 12 Sepse, kush krenohet, do të përvujtërohet e kush përvujtërohet do të lartësohet.
- 13 Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, sepse ua mbyllni njerëzve derën e Mbretërisë së qiellit! Ju vetë nuk hyni as nuk i lini të hyjnë ata që duan të hyjnë!
- 15 Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, që kërkoni det e tokë për të fituar një proselit e, kur kthehet, e bëni bir të ferrit dy herë më të keq se veten!
- 16 Vaj për ju, udhëheqës të verbër, që thoni: `Nëse ndokush betohet me Tempull, ai betim s`detyron, por, nëse betohet me arin e Tempullit, atëherë e detyron betimi.`
- 17 Të marrë e të verbër! Po cili është më i madh: ari apo Tempulli, që e shenjtëron arin?
- 18 Ju thoni edhe: `Kush betohet me lter s`detyron ai betim, porse, kush betohet me dhuratën që është mbi lter, atëherë e detyron betimi!`
- 19 Të verbër! Po çka është më e madhe: dhurata apo lteri që e shenjtëron dhuratën?
- 20 Tashti kush betohet me lter, betohet me të dhe me krejt çka ka në të!
- 21 Kush betohet me Tempull, betohet me të dhe me Atë që banon në të.
- 22 Kush betohet me Qiell, betohet me fronin e Hyjit dhe me Atë që rri në të.
- 23 Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, që lani të dhjetën e mendrës, të murajës e të kimit, por lini pas dore atë që është më e rëndësishme në Ligj: drejtësinë, mëshirën e besnikërinë! Këtë është dashur ta bëni e nga ajo e para, s`është dashur të hiqni dorë.
- 24 Udhëheqës të verbër! Ju shtrydhni mushkonjën e kapërdini gamilen!
- 25 Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, sepse pastroni anën e jashtme të gotës e të enës, ndërsa përbrenda janë plot rrëmbime e papërkormëri!
- 26 Farise i verbër! Pastroje më parë brendinë e gotës, që edhe përjashta të jetë e pastër!
- 27 Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, që u përngjani varrezave të zbardhuara me gëlqere, që duken përjashta të bukura e përbrenda janë plot eshtra të vdekurish me gjithfarë ndyrësie.
- 28 Kështu edhe ju përjashta njerëzve u dukeni të drejtë, kurse përbrenda jeni krejt hipokrizi e padrejtësi.
- 29 Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, që u ndërtoni profetëve varrezat e u stolisni të drejtëve monumentet
- 30 dhe thoni: `Të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve.`
- 31 Kështu ju vetë dëshmoni kundër vetvetes se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.
- 32 Mirë, pra, kryeni ç`filluan baballarët tuaj!
- 33 Shlliga e gjarpërinj gjarpërinjsh! Si do t`i shpëtoni dënimit për ferr?!
- 34 Ja, pra, për këtë punë unë po dërgoj ndër ju profetë, dijetarë e njerëz të shkolluar. Disa prej tyre do t`i vritni, disa të tjerë do t`i kryqëzoni e disa të tjerë do t`i frushkulloni në sinagoga tuaja e do t`i salvoni prej qyteti në qytet
- 35 që të bjerë mbi ju tërë gjaku i drejtë që u derdh mbi tokë që prej gjakut të Abelit të drejtë deri te gjaku i Zakarisë, birit të Barakisë që ju e vratë ndërmjet shenjtërores e lterit.
- 36 Për të vërtetë po ju them: të gjitha këto do të bien mbi këtë brezni.Vajtimi mbi Jerusalem(Lk 13, 34-35)
- 37 Jerusalem, Jerusalem, vrastar i profetëve e që me gurë i mbyt ata që Hyji i dërgoi te ti! Sa herë desha t`i bashkoj fëmijët e tu sikurse klloçka i bashkon zogjtë e vet nën krahë... por ju nuk deshët!
- 38 Ja, shtëpia juaj po ju lihet juve e shkretë!
- 39 Jo, po, unë po ju them: nuk do të më shihni më që tani e derisa të thoni:`Bekuar qoftë ai që vjen në Emër të Zotit!`