Beselidhja e ReMateu: Fillimi i vështirësive
- 1 Kur Jezusi doli nga Tempulli e po largohej, iu afruan nxënësit e tij për t`i treguar ndërtesat e Tempullit.
- 2 Ai u tha:A po i shihni të gjitha këto? Për të vërtetë po ju them: këtu s`do të mbesë as gur mbi gur. Secili do të rrëzohet!Fillimi i vështirësive(Mk 13, 3-13; Lk 21, 7-19)
- 3 Kur u ul të rrijë në malin e Ullinjve, iu afruan veçmas nxënësit e tij e i thanë:Na trego kur do të ndodhin këto dhe cila është shenja e Ardhjes sate dhe i mbarimit të botës?
- 4 Jezusi iu përgjigj:Ruajuni mos t`ju gënjejë kush,
- 5 sepse shumë do të vijnë në emrin tim e do të thonë: `Unë jam Mesia!` e do të gënjejnë shumëkënd.
- 6 Do të dëgjoni për luftëra dhe për ushtima luftërash. Mos u kushtrimoni! Të gjitha këto do të ndodhin, por ende nuk do të jetë mbarimi!
- 7 Sepse do të ngrihet një popull kundër një populli të tjetër e një mbretëri kundër një mbretërie tjetër e do të ketë uri e tërmete në vende të ndryshme.
- 8 Të gjitha këto janë veçse fillimi i mundimeve.
- 9 Atëherë do t`ju mundojnë dhe do t`ju vrasin. Të gjithë popujt do t`ju urrejnë për shkak të emrit tim.
- 10 Atëherë shumë do ta lënë fenë. Do ta tradhtojnë njëri-tjetrin dhe do ta urrejnë shoqi-shoqin.
- 11 Do të ngrihen shumë profetë të rrejshëm dhe shumëkënd do të gënjejnë.
- 12 E, ngase do të marrë hov padrejtësia, shumëkujt do t`i ftohet dashuria.
- 13 Por, ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shëlbohet.
- 14 Ky Ungjill i Mbretërisë do të shpallet në mbarë botën, që kështu të gjithë popujt ta kenë provën e së vërtetës së zbuluar. Atëherë do të vijë mbarimiNgushtica e madhe(Mk 13, 14-23; Lk 21, 20-24)
- 15 Kur, pra, të shihni se `Në vendin e shenjtë hipi në fron Shkretuesi i Urrejtur` për të cilin foli Danieli profet;kush lexon, le ta kuptojë:
- 16 atëherë ata që do të ndodhen në Jude, le të ikin në male.
- 17 Kush të ndodhet mbi pullaz, të mos zbresë për të marrë ndonjë gjë në shtëpinë e vet.
- 18 As ai që të ndodhet në arë, të mos kthehet për të marrë petkun e vet.
- 19 Por vaj për gratë shtatzëna e për ato që do t`u japin gji fëmijëve, në ato ditë!
- 20 Lutuni që ikja juaj të mos jetë në dimër ose të shtunën!
- 21 Sepse atëherë do të jetë mjerim aq i madh, sa që mjerim të tillë nuk ka pasur që kur u krijua bota deri tani, as nuk do të ketë më!
- 22 Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, askush nuk do të shpëtojë; por, për hir të të zgjedhurve, do të shkurtohen ato ditë.
- 23 Nëse atëherë do t`ju thotë kush: `Ja, këtu është Mesia`, apo `Atje`;mos besoni!
- 24 Sepse do të paraqiten mesu00ed të rrejshëm e profetë të rrejshëm dhe do të tregojnë shenja të mëdha e të çuditshme, aq sa t`i gënjejnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.
- 25 Ja, ju paralajmërova!
- 26 Prandaj, nëse ju thonë: `Ja, tek është në shkretëtirë`, mos luani vendit! `Ja, tek është në dhomën e strehimit`, mos besoni!
- 27 Sepse Ardhja e Birit të njeriut do të jetë si vetëtima që del në lindje e duket deri në perëndim!
- 28 Ku të jetë cofëtina, aty do të mblidhen shqiponjat!Ardhja e Birit të njeriut(Mk 13, 24-27; Lk 21, 25-28)
- 29 Menjëherë pas mjerimit të atyre ditëve`Dielli do të terratiset, hëna nuk do ta lëshojë dritën e vet, yjet do të bien nga qiellie trupat qiellorë do të lëkunden.`
- 30 Atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; atëbotë të gjitha fiset e dheut do qajnë dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe me madhëri të madhe.
- 31 Ai do t`i dërgojë engjëjt e vet me bori të madhe për t`i bashkuar të zgjedhurit e tij nga katër anët e botës, prej njërit skaj të qiellit në tjetrin.Mësimi nga shëmbëlltyra e fikut(Mk 13, 28-31; Lk 21, 29-33)
- 32 Kuptojeni krahasimin që jep shëmbëlltyra e fikut: posa t`i njomësohen degët e të qesë gjethet, e dini se vera është afër.
- 33 Kështu edhe ju, kur t`i shihni të gjitha këto, dijeni se Biri i njeriut është afër;te dera!
- 34 Për të vërtetë po ju them: s`do të kalojë kjo brezni pa shkuar në vend të gjitha këto.
- 35 Qielli e toka do të zhduken, por fjalët e mia nuk do të bien poshtë.Dita dhe ora e panjohur(Mk 13, 32-37; Lk 17, 26-30; 34-36)
- 36 E kur do të jetë ajo ditë dhe ajo orë, askush s`di gjë, as engjëjt e qiellit, as Biri, me përjashtim vetëm të Atit!
- 37 Dhe, si qe në ditët e Noehit;ashtu do të jetë edhe Ardhja e Birit të njeriut,
- 38 dhe, sikurse në ditën para përmbytjes, njerëzit hanin e pinin, merin gra e gratë burra deri atë ditë kur Noehi hyri në arkë,
- 39 e nuk ua preu mendja se do t`u ndodhte gjë derisa erdhi përmbytja e i fshiu: ashtu do të jetë edhe në Ardhjen e Birit të njeriut.
- 40 Atëherë, prej dy vetëve, që kanë për t`u gjetur në arë, njëri do të merret e tjetri do të lihet,
- 41 prej dy grave që do të bluajnë në mokër, njëra do të merret e tjetra do të lihet.
- 42 Prandaj: rrini zgjuar, sepse nuk dini se në ç`ditë do të vijë Zotëria juaj!
- 43 E mos harroni: po ta dinte i zoti i shtëpisë se në ç`orë të natës i vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar e nuk do të lejonte t`i thyhej shtëpia.
- 44 Prandaj: rrini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju s`e pritni.Shërbëtori besnik(Lk 12 41-48)
- 45 Vallë, cili është ai shërbëtor besnik e i mençur, që zotëria e vuri përmbi shërbëtorët e vet për t`u dhënë ushqimin në kohën e duhur?
- 46 I lumi ai shërbëtor, që, kur të vijë zotëria, e gjen duke vepruar kështu!
- 47 Për të vërtetë po ju them: do t`ia besojë mbarë pasurinë e vet!
- 48 Por në qoftë se shërbëtori i keq thotë në zemrën e vet: `zotëria im vonon të vijë`
- 49 e fillon t`i rrahë shokët e vet e të hajë e të pijë me pijaneca;
- 50 zotëria i këtij shërbëtori do të vijë pikërisht atë ditë, kur ky s`e pret, pikërisht në atë orë, kur ky s`e di;
- 51 do ta ndëshkojë rëndë dhe do t`ia caktojë vendin me shtiracakët, ku do të jetë vaj dhe kërcëllim dhëmbësh.