Beselidhja e ReMateu: Komploti kundër Jezusit
- 1 Jezusi, kur i kreu të gjitha këto fjalime, u tha nxënësve të vet:
- 2 Ju e dini se edhe dy ditë janë Pashkët dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t`u kryqëzuar.
- 3 Atëherë kryepriftërinjtë e pleqtë e popullit bënë mbledhje në pallatin e kryepriftit që quhej Kajfa,
- 4 dhe morën vendimin ta zënë Jezusin me tradhti e ta mbysin.
- 5 Por thoshin:Jo në të Kremte që të mos bëhet ndonjë trazirë në popull.Lyerja i Jezusit në Betani(Mk 14, 3-9; Gjn 12, 1-8)
- 6 Kur Jezusi po gjendej në Betani, në shtëpinë e Simonit të Gërbulur,
- 7 ndërsa po rrinte në tryezë, iu afrua një grua me një enë alabastri plot parfum të shtrenjtë dhe ia zbrazi mbi kokë.
- 8 Nxënësit, kur e panë, u zemëruan e thanë:Pse gjithë ky shpenzim!
- 9 Mundi të shitej shtrenjtë e t`u jepej skamnorëve!
- 10 Jezusi e hetoi këtë gjë e u tha:Po pse po ia prishni kësaj gruaje? Ajo bëri vepër të mirë ndaj meje.
- 11 Skamnorët i keni gjithmonë me vete, e mua nuk më keni gjithmonë.
- 12 Ajo, vërtet, duke e zbrazur këtë parfum mbi trupin tim, e bëri atë që të më bëjë gati për varrim.
- 13 Për të vërtetë, po ju them: kudo që do të predikohet;në botën mbarë;Ungjilli, do të thuhet në përkujtimin e saj edhe kjo që bëri.Juda bie në ujdi me kryepriftërinjtë për të tradhtuar Jezusin(Mk 14, 10-11; Lk 22, 3-6)
- 14 Atëherë njëri prej të Dymbëdhjetëve;ai që quhet Judë Iskarioti, shkoi te kryepriftërinjtë
- 15 dhe u tha: Çka po më jepni e unë po jua dorëzoj? Ata i caktuan tridhjetë sikla të argjendta.
- 16 Që atëherë Juda kërkonte rastin e volitshëm për ta tradhtuar.Përgatitja e Darkës së Pashkëve(Mk 14, 12-21; Lk 22, 7-14; 21-23; Gjn 13, 21-30)
- 17 Të parën ditë të Bukëve të pabrume, iu afruan Jezusit nxënësit dhe e pyetën:Ku dëshiron ta bëjmë gati darkën e Pashkëve?
- 18 Ai u tha:Shkoni në qytet te filani dhe thuajini: Mësuesi thotë: koha ime është afër! Te ti do të kremtoj Pashkët me nxënësit e mi.
- 19 Nxënësit bënë si u urdhëroi Jezusi dhe përgatitën darkën e Pashkëve.
- 20 Kur u bë natë, Jezusi u ul në tryezë bashkë me të Dymbëdhjetët.
- 21 Ndërsa po hanin, ai u tha: Për të vërtetë po ju them: njëri prej jush do të më tradhtojë!
- 22 Të trishtuar për së tepërmi, zunë ta pyesnin njëri pas tjetrit:A mos jam unë, Zotëri?
- 23 Ai iu përgjigj:Ai që po e ngjyen kafshatën me mua në pjatë;ai do të më tradhtojë.
- 24 Po, Biri i njeriut patjetër po shkon siç është në Shkrimin e shenjtë për të. Porse: vaj për atë njeri që po e tradhton Birin e njeriut! Më mirë do të kishte qenë për të të mos kishte lindur aspak!
- 25 Atëherë e pyeti edhe Juda, tradhtari i tij:A mos jam unë, Mësues?E the vetë!;iu përgjigj Jezusi.Themelimi i Eukaristisë(Mk 14, 22-26; Lk 22, 15-20; 1 Kor 11, 23-25)
- 26 Ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, i dha lavdi Hyjit, e theu, ua dha nxënësve të vet e tha:Meri, hani: ky është trupi im!
- 27 Pastaj mori kelkun, u falënderua, ua dha e tha:Pini prej tij të gjithë,
- 28 sepse ky është gjaku im;gjaku i Besëlidhjes;që do të derdhet për të gjithë në shpërblim të mëkateve.
- 29 Unë po ju them: që tani nuk do të pi më kësi fryti hardhie deri atë ditë, kur, bashkë me ju, do të pi;një verë të re;në Mbretërinë e Atit tim.
- 30 Dhe, pasi kënduan himnin, dolën për të shkuar në Malin e Ullinjve.Jezusi parakallëzon mohimin e Pjetrit(Mk 14, 27-31;Lk 22, 31-34; Gjn 13, 36-38)
- 31 Atëherë Jezusi u tha:Të gjithë ju sonte do ta humbni besimin në mua. Sepse Shkrimi i shenjtë thotë:`Do t`i bie bariute delet e tufës do të shpëdahen!`
- 32 Porse, kur të ngjallem, do të shkoj para jush në Galile.
- 33 Atëherë Pjetri iu përgjigj:Po qe se edhe të gjithë do ta bjerrin besimin në ty, unë assesi nuk do ta bjerr besimin në ty!
- 34 Jezusi i tha:Për të vërtetë po të them: pikërisht sonte, para se të këndojë gjeli, tri herë do të më mohosh!
- 35 Pjetri i tha:Po edhe në qoftë se duhet të vdes bashkë me ty, nuk do të të mohoj!Kështu thanë edhe të gjithë nxënësit e tjerë.Lutja në Gjetseman(Mk 14, 32-42; Lk 22, 39-46)
- 36 Atëherë Jezusi mbërriti me nxënës në një kopsht, që quhej Gjetseman dhe u tha:Rrini këtu, derisa unë të shkoj atje e të lutem.
- 37 Mori me vete Pjetrin dhe dy bijtë e Zebedeut. Atëherë filloi të trishtohej e të ngushtohej.
- 38 E u tha:Shpirtin ma kaploi një trishtim që çon në vdekje. Qëndroni këtu dhe rrini zgjuar me mua!
- 39 Pastaj u largua pakëz, ra me fytyrë për dhu00e9 e lutej: Ati im, nëse është e mundur, largoje prej meje këtë kelk mundimesh! Megjithatë, le të bëhet, jo si dua unë, por si do ti.
- 40 Dhe u kthye te nxënësit, i gjeti fjetur dhe i tha Pjetrit:Si kështu, s`mundët të rrini zgjuar me mua as për një orë të vetme?
- 41 Rrini zgjuar e lutuni të mos bini në tundim! Shpirti, vërtet, është i gatshëm, por trupi është i ligshtë.
- 42 Prapë shkoi të dytën herë e u lut:Ati im! Nëse s`mund të kalojë ky kelk mundimesh pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!
- 43 U kthye përsëri dhe i gjeti fjetur, sepse gjumi ua kishte rënduar sytë.
- 44 I la, prapë u largua dhe u lut edhe të tretën herë duke përsëritur të njëjtat fjalë.
- 45 Atëherë u kthye te nxënësit e u tha:Flini tashmë e pushoni! Ja, arriti ora, kur Biri i njeriut po u bie në dorë mëkatarëve.
- 46 Ngrihuni të shkojmë! Ja, po afrohet tradhtari im!Jezusin e tradhton Juda dhe e kapin(Mk 14, 43-50; Lk 22, 47-53; Gjn 18, 3-12)
- 47 Ndërsa ai ende po fliste, ja, erdhi Juda;njëri prej të Dymbëdhjetëve, e me të një turmë e madhe e armatosur me shpata e me shkopinj. E kishin dërguar kryepriftërinjtë e pleqtë e popullit.
- 48 Tashti tradhtari u kishte dhënë këtë shenjë: Ai që do të puth unë;u kishte thënë;ai është! Atë kapeni!
- 49 Menjëherë iu afrua Jezusit e i tha: Të falem, Mësues!;dhe e puthi.
- 50 Jezui i tha: Mik, kryej punën tënde! Atëherë u afrua turma. Çuan dorë në Jezusin dhe e kapën.
- 51 Dhe ja, njëri prej atyre që ishin me Jezusin, çoi dorën, nxori shpatën e vet, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.
- 52 Atëherë Jezusi i tha:Ktheje shpatën tënde në vend të vet! Sepse të gjithë ata që kapen për shpate, prej shpatës edhe do të vdesin.
- 53 A ndoshta ti kujton se unë nuk mund t`i lutem Atit tim dhe se Ai nuk kishte për të m`i dërguar menjëherë dymbëdhjetë legjione engjëjsh?
- 54 Mirëpo, si atëherë do të plotësoheshin fjalët e Shkrimit të shenjtë, sipas të cilave duhet të ndodhë kështu?
- 55 Atëherë Jezusi iu drejtua turmës:Dolët me shpata e me shkopinj të më zini si të isha unë cub. E pra, ditë për ditë rrija me ju duke mësuar në Tempull, e nuk më kapët.
- 56 Por, të gjitha këto ndodhën për të shkuar në vend Shkrimet e profetëve.Atëherë të gjithë nxënësit e lanë e ikën.Jezusi para Këshillit të lartë (Sinedrit)(Mk 14, 53-65; Lk 22, 54-55;63-71; Gjn 18, 13-14; 19-24)
- 57 Tashti, ata që e kapën Jezusin, e çuan te kryeprifti Kajfë, ku ishin tubuar skribët e pleqtë.
- 58 Pjetri e ndoqi prej së largu deri në oborr të kryepriftit. Hyri brenda dhe po rrinte me shërbëtorët për të parë si do të merrte fund puna.
- 59 Krerët e priftërinjve e tërë Këshilli i lartë kërkonin dëshmi të rreme kundër Jezusit për ta vrarë.
- 60 Por nuk gjetën, edhe pse u paraqitën shumë dëshmitarë të rrejshëm. Në fund u paraqitën dy
- 61 e thanë: Ky njeri ka thënë: `Unë mund ta rrënoj Tempullin e Hyjit e mund ta ndërtoj rishtas për tri ditë.`
- 62 Atëherë u çua kryeprifti e i tha: Ti s`po përgjigjesh fare për sa këta po dëshmojnë kundër teje?
- 63 Por Jezusi heshtte.E kryeprifti i tha:Po të përbej me Hyjin e gjallë, na thuaj, a je ti Mesia, Biri i Hyjit?
- 64 Jezusi iu përgjigj:Ti the! E unë po ju them: Pas kësaj do ta shihniBirin e njeriut duke ndenjur në të djathtën etë Gjithëpushtetshmitdhe duke ardhur mbi retë e qiellit.`
- 65 Atëherë kryeprifti i shqeu petkat e veta e tha:Shau Hyjin! Ç`na duhen më dëshmitarët? Ja, pra, vetë e dëgjuat blasfeminë.
- 66 Ç`ju thotë mendja?Meriton të vdesë!;iu përgjigjën ata.
- 67 Atëherë filluan ta pështyjnë në fytyrë, t`i bien grushta e disa të tjerë shuplaka
- 68 dhe i thoshin: Na trego, o Krisht, kush të ra?Pjetri mohon Krishtin(Mk 14, 66-72; Lk 22, 56-62; Gjn 18, 15-18; 25-27)
- 69 Ndërkaq Pjetri rrinte përjashta, në oborr. Dhe ja, iu afrua një shërbëtore e i tha: Edhe ti ishe me Jezu Galileasin.
- 70 Por ai, para të gjithëve, i ra mohit me këto fjalë: Nuk di ç`po thua!
- 71 Dhe, ndërsa po i afrohej derës për të dalë jashtë, e vuri re një shërbëtore tjetër e u tha të pranishmëve: Ky ishte me Jezu Nazarenin.
- 72 E ai prapë e mohoi me be: As që e njoh atë njeri!
- 73 Pakëz më vonë, u afruan ata që ishin aty e i thanë Pjetrit: Vërtet, edhe ti qenke një prej tyre! Ja, edhe mënyra e të folurit tënd të zbulon!
- 74 Atëherë Pjetri ia nisi të lëshojë be e rrufe se nuk e njihte atë njeri. S`vonoi, këndoi gjeli!
- 75 Atëherë Pjetrit i ra në mend fjala që ia pati thënë Jezusi: Para se të këndojë gjeli, tri herë do të më biesh mohit.Doli përjashta dhe qau me lot për faqe.