Beselidhja e ReMateu: Jezusin e tundon djalli
- 1 Atëherë Shpirti i Hyjit e çoi Jezusin në shkretëtirë që ta tundojë djalli.
- 2 Dhe, pasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund u urit.
- 3 Atëherë iu afrua tunduesi dhe i tha:Nëse je Biri i Hyjit, urdhëro që këta gurë të shndërrohen në bukë!
- 4 Por Jezusi iu përgjigj: Shkrimi i shenjtë thotë:'Njeriu nuk jeton vetëm prej buke, por prej çdo fjale që del nga goja e Hyjit. '
- 5 Atëherë djalli e mori dhe e çoi në Qytetin e shenjtë, e vuri në majë të Tempullit
- 6 dhe i tha:Nëse je Biri i Hyjit, hidhu poshtë, sepse Shkrimi i shenjtë thotë:'Për ty Hyji do t'i urdhërojë engjëjt e vet, dhe ata do të të mbajnë para duarsh, që këmba jote të mos vritet në ndonjë gur!
- 7 Jezusi iu përgjigj:Porse Shkrimi i shenjtë thotë edhe:'Mos e sprovo Zotin, Hyjin tënd!
- 8 Djalli e çoi sërish në një mal shumë të lartë, ia dëftoi të gjitha mbretëritë e kësaj bote dhe madhërinë e tyre
- 9 e i tha:Të gjitha këto do të t'i jap nëse bie përmbys para meje e më adhuron.
- 10 Atëherë Jezusi tha:Ik, o djall, sepse Shkrimi i shenjtë thotë:'Adhuroje Zotin, Hyjin tënd, dhe shërbeji vetëm Atij!'
- 11 Atëherë djalli e la dhe, ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.Jezusi e fillon veprimtarinë e vet në Galile(Mk. 1, 14-15; Lk 4, 14-15)
- 12 Kur Jezusi e mori vesh se e kishin burgosur Gjonin, u tërhoq në Galile.
- 13 E la Nazaretin e shkoi e u vendos me banesë në Kafaaum, qytet bregdetar në krahinën e fisit të Zabulonit e të Neftalit,
- 14 që të shkonte në vend fjala që tha Isaia profet:
- 15 Tokë e Zabulonit e tokë e Neftalit, në drejtim të detit, përtej Jordanit, Galileja pagane,
- 16 populli që gjendej në errësirë, pa një dritë të madhe; atyre që banonin në krahinën e hijessë vdekjes u lindi drita.
- 17 Që atëherë Jezusi filloi të predikojë: Kthehuni, se Mbretëria e qiejve është afër!Jezusi bën nxënës të vet katër peshkatarë(Mk 1, 16-20; Lk 5, 1-11)
- 18 Ndërsa Jezusi po ecte afër Detit të Galilesë, pa dy vëllezër; Simonin që quhet Pjetër dhe Andreun, të vëllanë e tij, duke hedhur rrjetën në det: ishin peshkatarë.
- 19 E u tha: Ejani pas meje e unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish!
- 20 Ata menjëherë lanë rrjetat e shkuan pas tij.
- 21 Duke vazhduar rrugën më tej, pa dy vëllëzër të tjerë, Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllain e tij, në lundër bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke rregulluar rrjetat dhe i thirri.
- 22 Ata aty për aty lanë lundrën dhe babain e shkuan pas tij.Jezusi mëson dhe shëron(Lk 6, 17-19)
- 23 Jezusi shkonte prej një vendi në një vend tjetër nëpër mbarë Galilenë, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar Ungjillin e Mbretërisë e duke shëruar në popull çdo sëmundje e çdo pamundësi.
- 24 E u hap zëri për të anembanë Sirisë; i sillnin tek ai të gjithë ata që i mundonte ndonjë e keqe prej sëmundjesh e ndeshtrashash të larmishme; të djallosur, epileptikë, të shituar; dhe i shëronte.
- 25 E pas tij shkonte një mori e madhe njerëzish prej Galilesë, prej Dekapolit, prej Jerusalemit, prej Judesë dhe prej krahinës përtej Jordanit.