Beselidhja e ReMateu: Lumturitë
- 1 Jezusi, kur pa turmën, u ngjit në mal. Kur u ul, iu afruan nxënësit e tij.
- 2 Atëherë mori fjalën dhe i mësoi duke thënë:Lumturitë(Lk 6, 20-23)
- 3 Lum skamnorët në shpirtsepse e tyre është Mbretëria e qiejve!
- 4 Lum ata që qajnësepse do të ngushëllohen!
- 5 Lum ata që janë të butësepse do ta trashëgojnë tokën!
- 6 Lum ata që kanë uri e etje për drejtësisepse do të ngihen!
- 7 Lum të mëshirshmitsepse do të gjejnë mëshirë!
- 8 Lum ata që janë të pastër në zemërsepse do ta shohin Hyjin.
- 9 Lum pajtuesitsepse do të quhen bijtë e Hyjit.
- 10 Lum ata që salvohen pse kryejnë çka Hyji kërkonsepse e tyre është Mbretëria e qiejve.
- 11 Të lumët ju kur t`ju shajnë e t`ju salvojnë dhe kur, për shkakun tim, t`i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë!
- 12 Gëzohuni e galdoni, sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell! Jo po, kështu i salvuan edhe profetët para jush!Kripa e tokës e drita e botës(Mk 9, 50; Lk 14, 34-35)
- 13 Ju jeni kripa e tokës. Po qe se kripa prishet, me çka mund të kripet? S`vlen më për asgjë, përveçse të hidhet jashtë e ta shkelin njerëzit.
- 14 Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në majë të malit.
- 15 As nuk ndizet dritëza për ta vënë nën magje, por për ta vënë mbi pishtar për t`u bërë dritë të gjithëve në shtëpi.
- 16 Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve, që t`i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.Qëndrimi i Jezusit ndaj Besëlidhjes së Vjetër
- 17 Mos t`ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët! Jo, s`erdha të shlyej, por të përkryej.
- 18 Për të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t`i hiqet Ligjit, por do të zbatohen të gjitha.
- 19 Prandaj, kushdo që do ta shlyejë njërin ndër këta urdhra, qoftë edhe më të voglin, dhe do t`i mësojë njerëzit të bëjnë ashtu, do të jetë më i vogli në Mbretërinë e qiellit; ndërsa ai që do t`i mbajë dhe do t`i mësojë, do të jetë i madh në Mbretërinë e qiellit.
- 20 Sepse, unë po ju them: nëse drejtësia juaj nuk do të jetë më e madhe se drejtësia e skribëve dhe e farisenjve, nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit.Zemërimi
- 21 Keni dëgjuar se u qe thënë të vjetërve: `Mos vra!` Kush vret do të jetë përgjegjës para gjyqit.
- 22 E unë po ju them: Kushdo zemërohet kundër vëllait të vet, do të jetë përgjegjës para gjyqit; e kush t`i thotë vëllait të vet: `Budalla`, do të jetë përgjegjës para Sinedrit; kush t`i thotë: `I marrë`, do të përgjigjet në zjarrin e ferrit.
- 23 Pra, nëse e sjell dhuratën tënde për ta kushtuar në lter e aty të bie në mend se yt vëlla ka diçka kundër teje,
- 24 lëre dhuratën tënde aty para lterit, shko e pajtohu më parë me vëllain tënd e pastaj eja e kushtoje dhuratën tënde!
- 25 Rregullohu shpejt me kundështarin tënd sa të jesh ende në udhëtim me të, që kundërshtari të mos të të dorëzojë te gjykatësi e ky te rojtari i gjyqit, që të mos të ndryejnë në burg.
- 26 Për të vërtetë po të them: s`do të dalësh prej andej para se ta paguash edhe paranë më të fundit.Mësimi mbi kurorëthyerjen
- 27 Keni dëgjuar se qe thënë: `Mos e the kurorën!`
- 28 E unë po ju them: kushdo që me dëshirim e shikon një grua, në zemrën e vet e ka bërë fëlligështinë me të.
- 29 Nëse syri yt i djathtë të çon në mëkat, nxirre e flake larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh njërën nga gjymtyrët e tua, se i tërë trupi yt të hidhet në ferr.
- 30 E nëse dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje e hidhe larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh një gjymtyrë se i tërë trupi yt të hidhet në ferr.Mësimi mbi divorcin(Mt 19, 9; Mk 10, 11-12; Lk 16, 18)
- 31 Qe thënë edhe: `Kush e ndan gruan e vet, le t`ia japë letrën e ndarjes.`
- 32 E unë po ju them: kushdo e ndan gruan e vet;përveçse në rastin e fëlligështisë;e bën atë të thyejë kurorën; e nëse ndokush martohet me gruan e ndarë, then kurorën.Mësimi mbi betimin
- 33 Keni dëgjuar gjithashtu se u qe thënë të vjetërve: `Mos e the betimin, por zbato çka i ke premtuar Zotit me betim!`
- 34 E unë po ju them: assesi mos u betoni; as me Qiell, sepse ai është froni i Hyjit,
- 35 as me Tokë, sepse ajo është shtroja e këmbëve të tij as me Jerusalem, sepse ai është qyteti i Mbretit të madh.
- 36 Mos bëj be as në kokën tënde, sepse nuk je i zoti as një fije floku ta bësh të bardhë ose të zezë.
- 37 Fjala juaj le të jetë: Po, po; jo, jo! Çkado që është më tepër se kaq, vjen prej Qoftëlargut.Mësimi mbi hakmarrjen(Lk 6, 29-30)
- 38 Keni dëgjuar se qe thënë: `Syrin për sy e dhëmbin për dhëmb`.
- 39 Unë po ju them: Mos u kacafytni me të keqin, por atij që të bie shuplakë faqes së djathtë, ktheja edhe të tjetrën.
- 40 Atij që do të të qesë në gjyq për të të marrë këmishën, jepja edhe pallton.
- 41 E nëse ndokush të shtrëngon të ecësh me të një milje, ti bëji dy;
- 42 atij që të lyp, jepi, e atij që të kërkon hua, mos ia kthe shpinën.Dashuria ndaj armiqve(Lk 6, 27-28, 32-36)
- 43 Keni dëgjuar se qe thënë: `Duaje të afërmin tënd` e urreje armikun tënd.
- 44 E unë po ju them: Duajini armiqtë tuaj, lutuni për ata që ju salvojnë,
- 45 për t`u bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell, sepse Ai bën të lindë dielli i tij mbi të këqijtë e mbi të mirët e të bjerë shi për të drejtët e për të padrejtët.
- 46 Sepse, po qe se i doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi meritoni? Pse a nuk bëjnë kaq edhe tagrambledhësit?
- 47 E nëse i përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë të njëjtën gjë edhe paganët?
- 48 Jini, pra të përkryer siç është i përkryer edhe Ati juaj që është në qiell!