Beselidhja e ReMarku: Shëmbëlltyra e mbjellësit
- 1 Jezusi filloi prapë të mësojë në breg të detit. Turmë e madhe u mblodh rreth tij. Prandaj hyri në barkë në det dhe u ul, kurse populli qëndronte në breg të detit.
- 2 I mësonte shumë gjëra në shëmbëlltyra. Në mësimin e vet u thoshte:
- 3 Dëgjoni! Doli mbjellësi për të mbjellë.
- 4 Ndërsa po hidhte farën, disa kokrra ranë përbri udhës, erdhën zogjtë dhe i hëngrën.
- 5 Disa të tjera ranë në zallinë, ku nuk kishte mjaft dhe. Ato mbinë me të shpejtë, sepse toka nuk ishte e thellë.
- 6 Por, kur doli dielli, u dogjën, e, pse nuk kishin rrënjë, u thanë.
- 7 Disa të tjera ranë në ferra. Ferrat u rritën, ua morën frymën e nuk dhanë fryt.
- 8 Disa të tjera ranë në tokë të mirë, mbinë, u rritën e dhanë fryt: njëra tridhjetëfish, tjetra gjashtëdhjetëfish e tjetra njëqindfish.
- 9 Dhe shtoi: Kush i ka veshët për të dëgjuar, le të dëgjojë!Qëllimi i shëmbëlltyrave(Mt 13, 10-17; Lk 8, 9-10)
- 10 Kur mbeti vetëm, ata që e përcillnin bashkë me të Dymbëdhjetët, e pyetën për kuptimin e shëmbëlltyrave.
- 11 Ai u tha:Ju e morët dhuratë misterin e Mbretërisë së Hyjit, kurse atyre që janë përjashta u mbërrin përgjithësisht në shëmbëlltyra,
- 12 që `edhe pse shikojnë me kujdes;megjithatë nuk shohin, edhe pse dëgjojnë me kujdes;megjithatë nukkuptojnë, pëdryshe do të ktheheshine do të gjenin falje.`Shtjellimi i shëmbëlltyrës së mbjellësit(Mt 13, 18-23; Lk 8, 11-15)
- 13 Dhe vazhdoi:Po a nuk e morët vesh këtë shëmbëlltyrë? Po, atëherë, si do t`i meri vesh të gjitha shëmbëlltyrat e tjera?
- 14 Mbjellësi mbjell Fjalën.
- 15 Ata `përbri udhës`, ku mbillet fjala, janë ata që, posa e dëgjojnë Fjalën, vjen aty për aty djalli dhe ua rrëmben Fjalën që mbillet në ta.
- 16 Po ashtu ata që e marrin farën në `zallinë`, janë ata që, kur e dëgjojnë Fjalën, e pranojnë aty për aty me gëzim,
- 17 porse nuk kanë në vetvete rrënjë;janë të luhatshëm. Por, po erdhi një e vështirë ose një salvim për shkak të Fjalës, e bjerrin besimin në Fjalën.
- 18 Të tjerët që e morën Fjalën në `ferra`,
- 19 janë ata që e dëgjuan Fjalën, por kujdeset e kësaj jete, lakmia e pasurisë dhe epshet ia zënë frymën Fjalës, dhe ajo mbetet pa fryt.
- 20 E ka nga ata që e marrin farën në `tokë të mirë`. Këta e dëgjojnë Fjalën, e pranojnë dhe japin fryt: njëri tridhjetëfish, tjetri gjashtëdhjetëfish e tjetri njëqindfish.Shëmbëlltyra e dritëzës dhe e masës(Lk 8, 16-18)
- 21 Pastaj u tha:A thua bihet llamba për t`u vënë nën enë ose nën tryezë? E jo për ta vënë në dritëmbajtës?
- 22 Sepse asgjë s`është e fshehtë, veçse për t`u zbuluar, asgjë në fshehtësi, veçse për të dalë në dritë.
- 23 Kush i ka veshët për të dëgjuar, le të dëgjojë!
- 24 Edhe u tha:Mbani mend çka dëgjoni! Me atë masë që të matni, me atë do t`ju matet! Madje edhe do t`ju shtohet!
- 25 Sepse, atij që ka, do t`i jepet më, e atij që s`ka, do t`i merret edhe çka ka.Shëmbëlltyra e farës që rritet vetvetiu
- 26 Dhe vazhdoi:Mbretëria e Hyjit është porsi kur njeriu e hedh farën në dhe.
- 27 Si të flejë si të rrijë zgjuar natë e ditë, fara mbin, rritet;pa ditur ai se si.
- 28 Toka vetvetiu qet bimën; më parë kërcyllin, pastaj kallirin e në fund kallirin plot kokrra.
- 29 E posa fryti piqet, i vë draprin, sepse është koha e korrjes.Shëmbëlltyra e farës së sinapit(Mt 13, 31-32; Lk 13, 18-19)
- 30 Dhe thoshte:Me çka ta krahasojmë Mbretërinë e Hyjit? Ose me çfarë krahasimi ta paraqesim?
- 31 Ajo i përngjet kokrrës së sinapit që është më e vogla ndër farëra kur hidhet në dhe;
- 32 por, kur mbillet, rritet e bëhet më e madhe se të gjitha perimet; lëshon degë të mëdha, aq sa zogjtë e malit banojnë nën hijen e saj.Përdorimi i shëmbëlltyrave(Mt 13, 34-35)
- 33 Me shumë shëmbëlltyra si këto ua shpallte Fjalën, ashtu si ishin të zotët ta kuptojnë;
- 34 por pa shëmbëlltyra atyre nuk u fliste asgjë, kurse nxënësve ua shtjellonte veçmas të gjitha.Fashitja e detit(Mt 8, 23-27; Lk 8, 22-25)
- 35 Po atë ditë, kur u err, u tha nxënësve:Të kalojmë matanë!
- 36 Ata e nisën popullin, kurse Jezusin e morën ashtu siç ishte në lundër. E përcillnin edhe lundra të tjera.
- 37 Ndërkaq, u çua një stuhi e madhe. Valët e detit u tërbuan aq sa hidheshin brenda e gati e mbushën me ujë.
- 38 Jezusi në pope flinte në nënkresë. E zgjuan dhe i thanë:Mësues! A nuk shqetësohesh që po mbytemi?
- 39 Ai u zgjua i urdhëroi erës dhe i tha detit:Qetësohu! Shuaj!Era pushoi e u bë fashë e madhe.
- 40 Atëherë u tha:Pse jeni frikacakë? Po a ende nuk besoni?
- 41 Ata i kapi frikë e madhe dhe i thoshin njëri-tjetrit:Vallë, kush është ky të cilit po i nënshtrohen era dhe deti?