Beselidhja e ReMarku: Shërimi i të djallosurit nga Geraza
- 1 Arritën matanë detit në krahinën e gerazenëve.
- 2 Posa Jezusi doli prej lundrës (menjëherë) nga varrezat i doli përpara një njeri që kishte djallin në trup.
- 3 Ky banonte në varreza. Askush nuk mundte më as ta lidhë në hekura.
- 4 Shpesh e kishin lidhur në pranga e zinxhirë, por ai i copëtonte prangat e i këpuste zinxhirët. Askush s`ishte më i zoti ta zotërojë.
- 5 Gjithë natën e ditën nëpër varre e nëpër male bërtiste e rrahte veten me gurë.
- 6 Kur prej së largu e pa Jezusin, u lëshua me vrap, ra para tij përmbys për dhe,
- 7 e atëherë, me sa zë pati, bërtiti:Çka do prej meje, Jezus, Biri i Hyjit tejet të Lartë? Po të përbej në Hyjin mos më mundo!
- 8 Sepse Jezusi i kishte thënë: Shpirti i ndytë, dil prej këtij njeriu!
- 9 Atëherë Jezusi e pyeti:Si quhesh?Quhem Legjion;u përgjigj ai;sepse jemi shumë.
- 10 Ai i lutej shumë Jezusit që të mos i dëbonte prej asaj krahine.
- 11 Tashti, aty në rrëzë të malit po kulloste një tufë e madhe thish.
- 12 Shpirtrat e ndytë e përbenin:Na dërgo ndër thi të hyjmë në ta.
- 13 Ai i lejoi. Shpirtrat e ndytë, pasi dolën, hynë në thi dhe tufa, afërsisht dy mijë copë;u lëshuan me turr nga gremina, kërceu në det dhe u mbyt.
- 14 Barinjtë ndërkaq ikën dhe e përhapën lajmin nëpër qytet e fshatra. Njerëzit shkuan të shohin ç`kishte ndodhur.
- 15 Erdhën te Jezusi dhe, kur e panë të djallosurin, që kishte pasur në trup një legjion të tërë, ndenjur, të veshur dhe shëndosh në mend, i kapi frika.
- 16 Ata që kishin parë me sytë e vet u treguan si ndodhi puna me të djallosurin dhe me thitë.
- 17 Atëherë ata filluan t`i luten Jezusit të largohet prej krahinës së tyre.
- 18 Kur Jezusi hyri në barkë, ai që kishte qenë i djallosur zuri t`i lutej ta merrte me vete.
- 19 Jezusi nuk e lejoi, por i tha:Shko në shtëpinë tënde te familja jote e tregoju ç`nder të bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty.
- 20 Ai shkoi dhe filloi të tregojë nëpër Dekapolis gjithçka Jezusi bëri për të. Gjithkush mrekullohej.Vajza e Jairit dhe gruaja që i preku Jezusit petkun(Mt 9, 18-26; Lk 8, 40-56)
- 21 Kur Jezusi përsëri kaloi me barkë në anën tjetër, ngarendi tek ai turmë e madhe populli. Ai zuri vend në breg të detit.
- 22 Erdhi një nga kryetarët e sinagogës, që quhej Jair, e, kur e pa, ra në gjunjë para tij
- 23 dhe i lutej shumë: E kam vajzën në fill të vdekjes! Eja, vëri duart mbi të që të shërohet e të jetojë!
- 24 Jezusi shkoi me të.I shkonte pas një turmë e madhe dhe furej rreth tij nga çdo anë.
- 25 Një grua ishte e sëmurë që prej dymbëdhjetë vjetësh nga derdhja e gjakut.
- 26 Hoqi shumë keq ndër mjekë të ndryshëm e shpenzoi gjithçka pati pa farë dobie;por, ishte edhe më keq.
- 27 Ajo kishte dëgjuar për Jezusin, hyri në turmë e, pas shpinës, ia preku petkun Jezusit.
- 28 I thoshte mendja: Nëse ia prek vetëm petkat, do të shërohem.
- 29 Aty për aty iu ndal gjaku e në trupin e vet ndjeu se u shërua nga sëmundja.
- 30 Jezusi pëjëherë e ndjeu në vete fuqinë që shpërtheu prej tij, u soll në mes të turmës e tha:Kush m`i preku petkat?
- 31 Nxënësit e tij iu përgjigjën:Po a s`e sheh popullin si të furet në katër anët e thua: `Kush më preku`
- 32 Ai shikoi përreth për të parë atë që e kishte prekur.
- 33 Gruaja, plot frikë e tmerr, sepse e dinte se ç`i ndodhi, u afrua, ra me fytyrë për dhe para tij dhe tregoi tërë të vërtetën.
- 34 Ai i tha: Bijë, feja jote të shpëtoi! Shko në paqe! Dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!
- 35 Ndërsa Jezusi ende po fliste, erdhën prej shtëpisë së kryetarit të sinagogës dhe i thanë: Vajza jote vdiq. Pse ta trazosh më Mësuesin?
- 36 Kur Jezusi dëgjoi ç`thanë, i tha kryetarit të sinagogës: Mos ki frikë! Ti vetëm beso!
- 37 Jezusi nuk lejoi ta përcjellë askush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit e Gjonit, vëllait të Jakobit.
- 38 Arritën te shtëpia e kryetarit të sinagogës. Jezusi vuri re një pështjellim të madh e njerëz që qanin e vajtonin me zë të lartë.
- 39 Hyri dhe u tha: Pse bërtitni e vajtoni? Fëmija nuk ka vdekur, por fle. Ata e përqeshën.
- 40 Jezusi atëherë i nxori përjashta të gjithë. Me vete mori të atin e t`ëmën e fëmijës e përcjellësit e vet dhe hyri atje, ku ishte fëmija.
- 41 E kapi fëmijën për dore e i tha: Talitha kum! që do të thotë: Vajzë, unë po të them: çohu!
- 42 Vajza aty për aty u ngrit e nisi të ecë. Ishte dymbëdhjetë vjeçe. Të gjithë mbetën pa masë të habitur.
- 43 Jezusi u urdhëroi rreptësisht të mos ia tregojnë askujt ngjarjen dhe u tha t`i japin vajzës të hajë.