Beselidhja e ReMarku: Predikimi i Gjon Pagëzuesit
- 1 Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Hyjit.
- 2 Në përkim me fjalët që shkruan Isaia profet:Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para tejeqë do ta bëjë gati udhën tënde;
- 3 është zëri i njërit që bërtet në shkretëtirë:`bëni gati udhën e Zotërisë, rrafshoni shtigjet e tij!`
- ,4 në shkretëtirë u duk Gjon Pagëzuesi e predikonte një pagëzim pendese për faljen e mëkateve.
- 5 Mbarë krahina e Judesë e të gjithë jerusalemasit shkonin tek ai. Pasi ata i rrëfenin mëkatet e veta, Gjoni i pagëzonte në lumin Jordan.
- 6 Gjoni ishte i veshur me një petk prej leshi deveje e rreth ijesh kishte brez lëkure. Ushqehej me karkaleca e me mjaltë të egër.
- 7 Në predikimet e veta thoshte:Pas meje po vjen një më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t`ia zgjidhur rripin e sandaleve të tij.
- 8 Unë ju pagëzova me ujë, ndërsa ai do t`ju pagëzojë me Shpirtin Shenjt.Pagëzimi i Jezusit(Mt 3, 13-17; Lk 3, 21-22)
- 9 Në ato ditë erdhi Jezusi prej Nazaretit të Galilesë e Gjoni e pagëzoi në Jordan.
- 10 Dhe menjëherë, ndërsa po dilte nga uji, pa qiellin e hapur dhe Shpirtin në trajtë pëllumbi që po zbriste mbi të,
- 11 kurse prej qiellit jehoi zëri: Ti je im Bir;Djali i dishirit! Ty të miratova!Djalli e vë në provë Jezusin(Mt 4, 1-11; Lk 4, 1-13)
- 12 Menjëherë pastaj Shpirti Shenjt e shtrëngoi të shkojë në shkretëtirë.
- 13 Në shkretëtirë qëndroi dyzet ditë, ku qe vënë në provë prej djallit. Rrinte me egërsira dhe engjëjt i shërbenin.Jezusi fillon veprimtarinë në Galile(Mt 4, 12-17; Lk 4, 14-15)
- 14 Pasi e burgosën Gjonin, Jezusi shkoi në Galile. Atje predikonte Ungjillin e Hyjit.
- 15 Thoshte: Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është afër! Kthehuni e besojini Ungjillit!Thirrja e katër peshkatarëve(Mt 4, 18-22; Lk 5, 1-11)
- 16 Ndërsa po kalonte bregut të Detit të Galilesë, Jezusi pa Simonin e Andreun, të vëllanë e Simonit, duke gjuajtur peshk;ishin peshkatarë.
- 17 Jezusi u tha: Ejani pas meje e do t`ju bëj peshkatarë njerëzish!
- 18 Ata aty për aty i lanë rrjetat e shkuan pas tij.
- 19 Si eci edhe pak, pa Jakobin e Zebedeut e vëllain e tij, Gjonin: ishin në lundër e po aonin rrjetat.
- 20 Menjëherë i thirri edhe ata. Ata lanë të atin e vet Zebedeun në lundër bashkë me mëditësit dhe shkuan pas tij.Njeriu që kishte djallin në trup(Lk 4, 31-37)
- 21 Arritën në Kafaaum. Menjëherë, të shtunën, Jezusi hyri në sinagogë dhe filloi të mësojë.
- 22 Njerëzit mbetën të habitur nga mësimi i tij, sepse i mësonte si ai që ka autoritet e jo si skribët.
- 23 Pikërisht atëherë ishte në sinagogën e tyre një njeri i pushtuar prej shpirtit të ndytë dhe bërtiti:
- 24 Çka ke me ne, o Jezu Nazareni? A erdhe të na shfarosësh? Unë e di kush je: Shenjti i Hyjit!
- 25 Jezusi iu kërcënua:Hesht dhe dil prej tij!
- 26 Shpirti i ndytë, si e përplasi pa mëshirë dhe si lëshoi një britmë të madhe, doli prej tij.
- 27 Të gjithë u tmerruan dhe i thoshin njëri-tjetrit:Ç`u bë kështu!?Ja, një mësim i ri i pajisur me pushtet!Ky u urdhëroka deri edhe shpirtrave të ndytë dhe ata po e dëgjokan!
- 28 E menjëherë u hap zëri për të gjithkund në katër anët e krahinës së Galilesë.Shërime të shumta në popull(Mt 8, 14-17; Lk 4, 38-41)
- 29 Dhe menjëherë, posa dolën nga sinagoga, shkoi me Jakobin e me Gjonin në shtëpinë e Simonit e të Andreut.
- 30 Vjehrra e Simonit ishte në shtrat ndër ethe.Menjëherë i treguan për të.
- 31 Jezusi u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. E lëshuan ethet dhe u shërbeu.
- 32 Në mbrëmje, në të perënduar të diellit, ia sollën para të gjithë të sëmurët dhe të djallosurit.
- 33 Mbarë qyteti u mblodh para derës.
- 34 Ai i shëroi të sëmurit;ishin shumë dhe me sëmundje të ndryshme. Dëboi edhe shumë djaj. Por nuk i lejoi djajtë të flasin sepse e njihnin.Jezusi qarkullon Galilenë(Lk 4, 42-44)
- 35 Herët në mëngjes, kur ende ishte natë, Jezusi u çua e shkoi në një vend të pabanuar e atje lutej.
- 36 Simoni me shokët e vet u vunë ta kërkojnë.
- 37 Kur e gjetën i thanë:Të gjithë po të kërkojnë.
- 38 Ai u tha:Ejani të shkojmë gjetiu, në fshatrat e afërme që të predikoj edhe atje. Prandaj edhe erdha.
- 39 Dhe i ra kryq e tërthor Galilesë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar djajtë.Shërimi i një të gërbuluri(Mt 8, 1-4; Lk 5, 12-16)
- 40 Atëherë iu paraqit një i gërbulur, ra në gjunj dhe iu lut:Nëse do, mund të më pastrosh!
- 41 Jezusi pati dhembshuri, shtriu dorën, e preku dhe i tha:Dua! Qofsh pastruar!
- 42 Dhe aty për aty prej tij u zhduk gërbula dhe u shërua.
- 43 Jezusi menjëherë e nisi të shkojë, por i urdhëroi rreptësisht:
- 44 Shih;i tha;mos i trego askujt, por shko, duku te prifti dhe, për shërimin tënd, kushto çka ka urdhëruar Moisiu;atyre për dëshmi.
- 45 Por ai, posa doli, filloi të flasë e ta përflasë ngjarjen, kështu që Jezusi s`mund të hynte më haptas në qytet, por qëndronte përjashta në vende të pabanuara. E njerëzit shkonin tek ai nga çdo anë.