Beselidhja e ReMarku: Martesa e pandashme
- 1 Jezusi u çua prej andej e shkoi në krahinën e Judesë (dhe) në anën përtej Jordanit. Prapë u mblodh rreth tij një turmë e madhe populli dhe ai përsëri nisi t`i mësojë siç e kishte zakon.
- 2 Atëherë (iu afruan farisenjtë) e, për ta sprovuar, e pyetën:A ka leje burri ta lëshojë gruan?
- 3 Ai u përgjigj:Çka ju urdhëroi Moisiu?
- 4 Ata i përgjigjën:Moisiu lejoi `të shkruhet letra e divorcit e të lëshohet. `
- 5 Jezusi u tha:Atë rregullore Moisiu e shkroi për ju për arsye të kryeneçësisë suaj.
- 6 Por në fillim të botës, Hyji `i krijoi mashkull e femër.
- 7 Prandaj njeriu do ta lërë babain e vet e nënën e vet e do të bashkohet me gruan e vet,
- 8 e kështu të dy do të jenë një trup i vetëm.` Këndej pra, nuk janë më dy,;por një trup i vetëm.
- 9 Prandaj, çka bashkoi Hyji, njeriu të mos guxojë ta ndajë!
- 10 Në shtëpi nxënësit e pyetën përsëri për të njëjtën gjë.
- 11 Ai u tha:Kush e lëshon gruan e vet e merr një tjetër, bën kurorëthyerje kundër së parës.
- 12 Po qe se edhe gruaja e lëshon burrin e vet e martohet me një tjetër, bën kurorëthyerje.Jezusi bekon fëmijët e vegjël(Mt 19, 13-15; Lk 18, 15-17)
- 13 Ia sillnin fëmijët që të vinte dorën mbi ta, por nxënësit ua ndalonin.
- 14 Jezusit, kur i pa, i erdhi keq dhe u tha:Lërini fëmijët të vijnë tek unë e mos i ndaloni; sepse atyre u përket Mbretëria e Hyjit!
- 15 Pëjëmend po ju them: kush nuk e pranon Mbretërinë e Hyjit porsi fëmija i vogël, nuk do të hyjë në të.
- 16 Atëherë i përqafoi fëmijët dhe i bekoi duke vënë duart mbi ta.Djaloshi pasanik(Mt 19, 16-30; Lk 18, 18-30)
- 17 Kur doli në rrugë, një njeri u lëshua me vrap, ra në gjunjë para tij dhe e pyeti:Mësues i mirë, çka duhet të bëj për të fituar Jetën e pasosur?
- 18 Jezusi iu përgjigj:Pse më thua: i mirë? Askush s`është i mirë përveç Një Hyji të vetëm!
- 19 Urdhërimet i di: `Mos vra! Mos the kurorën! Mos vidh! Mos dëshmo rrejshëm! Mos bëj kurrfarë padrejtësie! Ndero babain tënd e nënën!`
- 20 Ai iu përgjigj:Mësues, të gjtha këto i kam zbatuar që prej rinisë sime.
- 21 Atëherë Jezusi e shikoi ëmbël, i pëlqeu dhe i tha:Të mungon edhe një gjë: shko, shit çka ke, ndajua skamnorëve e do të kesh thesar në qiell; atëherë kthehu e eja pas meje!
- 22 Djaloshi u prish kur e dëgjoi këtë fjalë e, i trishtuar, u largua, sepse kishte prona të shumta.
- 23 Jezusi, pasi e hodhi shikimin përreth, u tha nxënësve të vet:Sa vështirë do të hyjnë pasanikët në Mbretërinë e Hyjit!
- 24 Nxënësit mbetën shtang të habitur prej këtyre fjalëve të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha:Bijtë e mi! Sa vështirë është të hyhet në Mbretërinë e Hyjit!
- 25 Më lehtë është të përshkohet gamilja nëpër vrimë të gjilpërës se të hyjë i pasuri në Mbretërinë e Hyjit!
- 26 Nxënësit çuditeshin edhe më tepër dhe i thoshin njëri-tjetrit:Atëherë kush do të mund të shëlbohet?
- 27 Jezusi ua nguli sytë dhe tha:Sa për njerëz, njëmend, është punë që s`bëhet, por jo për Hyjin, Hyji mund të bëjë gjithçka.
- 28 Atëherë Pjetri mori fjalën e i tha:Ja, ne lamë çdo gjë e erdhëm pas teje.
- 29 Jezusi iu përgjigj:Për të vërtetë po ju them: s`mund të ketë asnjë njeri që la për shkak timin e për shkak të Ungjillit shtëpinë, ose vëllezërit, ose motrat, ose nënën, ose babain, ose fëmijët, ose arat
- 30 e të mos marrë tani në këtë botë, edhe pse me salvime;njëqind herë aq shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara;e në botën e ardhshme Jetën e pasosur.
- 31 Shumë nga ata që janë të parët do të jenë të sprasmët, ndërsa shumë të sprasmë do të jenë të parët.Jezusi për të tretën herë e paralajmëron vdekjen dhe ngjalljen e vet(Mt 20, 17-19; Lk 18, 31-34)
- 32 Ishin në udhëtim e po ngjiteshin në Jerusalem. Jezusi u printe. Nxënësit çuditeshin, por e ndiqnin edhe pse me frikë. Jezusi rishtas i mblodhi rreth vetes të Dymbëdhjetët e filloi t`u tregojë se çka do t`i ndodhë:
- 33 Qe se po ngjitemi në Jerusalem e Biri i njeriut do t`u dorëzohet kryepriftërinjve e skribëve. Ata do ta dënojnë me vdekje e do ta lëshojnë në duar të paganëve.
- 34 Do ta vënë në lojë, do ta pështyjnë, do ta frushkullojnë e do ta vrasin. Por ai, pas tri ditësh, do të ngjallet.Kërkesa e Jakobit dhe e Gjonit(Mt 20, 20-28)
- 35 Atëherë Jakobi e Gjoni, bijtë e Zebedeut, iu afruan dhe i thanë:Mësues, dëshirojmë të bësh për ne çka po të kërkojmë.
- 36 Çka dëshironi;u tha Jezusi;të bëj për ju?
- 37 Ata i thanë:Bëj që në lavdinë tënde të rrimë njëri në të djathtën e tjetri në të majtën tënde.
- 38 Jezusi u përgjigj:Nuk dini çka lypni. A jeni të zotët ta pini gotën që unë e pi? Ose të pagëzoheni me atë pagëzim me të cilin unë pagëzohem?
- 39 Jemi të zotët!;iu përgjigjën ata.Jezusi vijoi:Vërtet do ta pini gotën që unë e pi dhe do të pagëzoheni me pagëzim me të cilin unë pagëzohem.
- 40 Por të vë ndokënd të më rrijë në të djathtën ose në të majtën time;kjo nuk është në pushtetin tim ta jap;kjo gjë u përket atyre për të cilët është bërë gati.
- 41 Kur e morën vesh dhjetë të tjerët, u hidhëruan me Jakobin e në Gjonin.
- 42 Prandaj Jezusi i thirri përreth dhe u tha:Ju e dini se ata që mbahen për sundues të popujve, i sundojnë me ashpërsi dhe qeveritarët e tyre ushtrojnë mbi ta pushtetin e tyre.
- 43 Kështu veç, nuk duhet të jetë ndër ju. Përkundrazi, kushdo prej jush që do të jetë më i madh, le të bëhet shërbëtori juaj,
- 44 dhe ai që prej jush do të jetë i pari, le të bëhet skllavi i të gjithëve,
- 45 sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të qenë shërbyer, por që ai të shërbejë e të japë jetën e vet si shpërblim për të gjithë.Shërimi i Bartimeut të verbër(Mt 20, 29-34; Lk 18, 35-43)
- 46 E arritën në Jerihon. Kur Jezusi po dilte prej Jerihonit bashkë me nxënës e me një turmë të madhe populli, biri i Timeut, Bartimeu i verbër, rrinte në anë të rrugës e lypte.
- 47 Posa mori vesh se ishte Jezusi Nazarenas, filloi të bërtiste:Jezus, Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!
- 48 Shumëkush e qortonte të heshtte, porse ai bërtiste edhe më fort:Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!
- 49 Jezusi zuri vend e tha:Thirreni!Ata i bënë zë të verbërit dhe i thanë: Mos u tremb! Çohu se po të thërret!
- 50 I verbëri hodhi mantelin e vet, menjëherë u ngrit dhe shkoi te Jezusi.
- 51 Jezusi e pyeti:Çka dëshiron të bëj për ty?Rabbuni! Që të shoh!;u përgjigj i verbëri.
- 52 Jezusi i tha:Shko lirisht! Feja jote të shpëtoi!
- 53 Dhe aty për aty pa e u vu të udhëtojë pas Jezusit.