Beselidhja e ReMarku: Paralajmërimi i rrënimit të Tempullit
- 1 Ndërsa po dilte nga Tempulli, i tha njëri prej nxënësve të tij:Mësues! Shih çfarë gurësh e ç'ndërtesa!
- 2 Kurse Jezusi i tha:A po i sheh këto godina madhështore? Nuk do të mbesë as gur mbi gur pa u rrëzuar!Fillimi i vështirësive(Mt 24, 3-14; Lk 21, 7-19)
- 3 Kur pastaj u ul të rrijë në Malin e Ullinjve përballë Tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni e Andreu e pyetën veçmas:
- 4 Na trego kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja se të gjitha këto do të vërtetohen?
- 5 Atëherë Jezusi nisi t'u flasë:Vëriani mendjen të mos ju gënjejë kush!
- 6 Sepse do të vijnë shumë njerëz në emrin tim e do t'ju thonë: 'Unë jam!' dhe do të gënjejnë shumëkënd.
- 7 Por edhe kur të dëgjoni për luftëra e për lajme luftërash, mos u shqetësoni! Këto duhet të ndodhin, por as atëherë ende nuk është mbarimi.
- 8 Sepse, do të ngrihet popull kundër popullit mbretëri kundër mbretërisë, do të ndodhin tërmete në vende të ndryshme e do të ketë uri. Ky është fillimi i vështirësive të tmerrshme.
- 9 Por ju kujdesuni për veten: do t'ju dorëzojnë gjyqeve, do t'ju frushkullojnë ndër sinagoga, do t'ju qesin para qeveritarëve e para mbretërve për shkak timin, që të dëshmoni para tyre.
- 10 Por më parë duhet t'u shpallet Ungjilli të gjithë popujve.
- 11 Dhe kur t'ju çojnë për t'ju gjykuar, mos u shqetësoni që më parë se çka do të përgjigjeni; por flisni ç't'ju jepet në atë çast, sepse nuk do të flisni ju, por Shpirti Shenjt.
- 12 Vëllai do të dorëzojë vëllanë e vet në vdekje e babai fëmijën e vet. Fëmijët do të çohen kundër prindërve dhe do t'i vrasin.
- 13 Dhe do t'ju urrejnë të gjithë për shkak të emrit tim. Ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shëlbohet.Vështirësia e madhe(Mt 24, 15-28; Lk 21, 20-24)
- 14 Kur të shihni 'Tmerrimin e shkatërrimit', se qëndron atje ku s'guxon të jetë; kush lexon le ta marrë vesh; atëherë ata që gjenden në Jude, le të ikin në male;
- 15 ai që ndodhet në pullaz, të mos zbresë e të mos hyjë në shtëpi të vet për të marrë ndonjë gjë;
- 16 po edhe ai që të ndodhet në arë, të mos kthehet mbrapa për të marrë mantelin e vet!
- 17 Mjerë gratë shtatzëna e ato me fëmijë në gji në ato ditë!
- 18 Lutuni që të mos bjerë në dimër,
- 19 sepse në ato ditë do të jetë 'mjerim aq i madh sa që nuk u pa kurrë një i tillë që nga zanafilla e krijesave që i krijoi Hyji 'deri tani' dhe nuk do të jetë më kurrë.
- 20 Dhe, po të mos i kishte shkurtuar Zoti ato ditë, nuk do të shpëtonte njeri i gjallë. Por, për shkak të të zgjedhurve,; që ai i zgjodhi për vete,; i shkurtoi ato ditë.
- 21 Nëse atëherë do t'ju thotë ndokush: 'Qe, Mesia është këtu!', ose 'Është atje!'; mos besoni!
- 22 Sepse do të ngrihen mesi të rrejshëm e profetë të rrejshëm, do të bëjnë shenja të çuditshme për të ngashënjyer në gabim, nëse është e mundur, të zgjedhurit.
- 23 Ju vëriani mendjen vetes: ja, jua paralajmërova të gjitha!Ardhja e Birit të njeriut(Mt 24, 29-31; Lk 21, 25-28)
- 24 Porse, në ato ditë, pas asaj vështirësie, 'dielli do të terratiset, hëna nuk do ta lëshojë dritën e vet,
- 25 yjet do të bien prej qiellite trupat qiellorë do të lëkunden.'
- 26 Atëherë do ta shohin 'Birin e njeriut duke ardhur mbi re' me fuqi të madhe e me lavdi.
- 27 Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet e do t'i bashkojë të zgjedhurit (e vet) nga katër anët e botës; prej skajit të tokës deri në skaj të qiellit.Mësimi i shëmbëlltyrës së fikut(Mt 24, 32-35; Lk 21, 29-33)
- 28 Mësoni prej shëmbëlltyrës së fikut:Posa i lëngëzohen gemat e qet gjethe, e dini se vera është afër.
- 29 Kështu edhe ju, kur të shihni se po ndodhin këto, ta dini se është afër; te dera!
- 30 Pëjëmend po ju them: nuk do të kalojë kjo brezni pa u bërë të gjitha këto.
- 31 Qielli e toka do të kalojnë, e fjalët e mia nuk do të kalojnë.Dita dhe ora e panjohur(Mt 24, 36-44)
- 32 Sa për atë ditë e për atë orë, s'di askush, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.
- 33 Rrini me kujdes! Rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur do të vijë ai çast.
- 34 Me të do të ndodhë, si me atë njeri që, duke u nisur për rrugë, e la shtëpinë e vet dhe ua la nën kujdes shërbëtorëve: secilit ia caktoi punën e vet e derëtarit i urdhëroi të rrinte zgjuar.
- 35 Prandaj: rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë: në mbrëmje a në mesnatë, kur këndojnë gjelat apo në mëngjes
- 36 që, nëse vjen papritmas, të mos ju gjejë fjetur.
- 37 Çka po ju them juve, ua them të gjithëve: rrini zgjuar!